Mësoni më shumë se si të transformoheni

Mësoni më shumë për transformimin

 

Jeni duke përdorur shlyerjen më fleksibël të kredisë me opsionin Tigo Premium, por për disa arsye po përballeni me vështirësi në shlyerjen e pagesës së fundit mujore, pra principalit? Mos u shqeteso! Ne kemi krijuar opsionin për transformimin e pagesës së fundit mujore vetëm për ju dhe ju ofrojmë një shlyerje më të lehtë të borxhit juaj të kreditit.

 

Opsioni i transformimit të kredisë mundëson shlyerjen e pagesave të vogla të barabarta çdo 3, 6, 9 ose 12 muaj, të cilat, veçanërisht në momentet kur përballeni me vështirësi për të shlyer një sasi më të madhe fondesh, do t'ju japin më shumë rehati.

 

Çfare duhet të bëj për të përdorur shërbimin e transformimit ?

Nëse jeni përdorues aktiv i opsionit Tigo Premium, i shlyeni në kohë detyrimet tuaja mujore, pastaj pas shlyerjes së 5-të ose të 11-të, opsioni për të transformuar shlyerjen juaj të Tigo Premium është i disponueshëm. 

 

Kush mund të përdorë opsionin e transformimit të kredisë?

Shërbimi është i disponueshëm për të gjithë klientët e rinj dhe ekzistues me opsionin e zgjedhur Tigo Premium.

 

A mund të kërkoj një shtyrje të periudhës mujore të shlyerjes gjatë një transformimi aktiv?

Jo. Shërbimi(opsioni) për të shtyrë afatin e shlyerjes në shërbim Transformimi i shlyerjes së Tigo Premium nuk është i disponueshëm. Prandaj, është më mirë të planifikoni buxhetin tuaj mujor në kohë dhe të shlyeni në kohë detyrimet juaja të kredisë. 

 

Kur mund të aktivizoj shërbimin e transformimit të afatit të shlyerjes?

Shërbimi i transformimit bëhet i disponueshëm për përdorim në muajin e fundit të shlyerjes së kredisë (muaji i 6-të ose i 12-të në varësi të periudhës së zgjedhur)

 

Si mund të kërkoj një transformim të afatit të shlyerjes?

Shume e thjeshte! Shërbimi është i disponueshëm në profilin tuaj të klientit duke klikuar në butonin TRANSFORMO, nga ku mund të kërkoni transformimin e shlyerjes juaj. Ose në ndonjë nga degët tona në të gjithë vendin. Sigurisht, mos hezitoni të kontaktoni kolegët tonë nga Qendra e Kontaktit 13 700 për çdo pyetje.

 

A ka ndonjë tarifë(shpenzime) për shërbimin e transformimit të afatit të shlyerjes ?

Po. Shuma e kostove varet nga periudha për të cilën transformoni Tigo Premium-in juaj. Transformimi 3, 6, 9 dhe 12 mujor është i disponueshëm dhe kostoja është në dispozicion në Tarifën e Shërbimit Tigo.mk

Kthehu