Credit history

Me qëllim miratimin e të gjitha ekspozimeve të ardhshme kreditore në Shoqërinë Financiare TIGO FINANCE SH.P.K. Shkup, deklaroj se jam i/e njoftuar dhe pajtohem që Shoqëria Financiare TIGO FINANCE SH.P.K. Shkup (në tekstin e mëtejmë: “Kreditori”):

Të marrë raporte për gjendjen e detyrimeve të mia në lidhje me kreditë, garancitë, akreditivat, huatë, kartelat e pagesës, leasingun financiar, sigurimet, detyrimet tatimore, detyrimet për shërbime telekomunikacioni, detyrimet për shërbime nga fusha e energjetikës, detyrimet komunale, taksat, kontributet, detyrimet në bazë të përdorimit të shërbimeve të tjera, të dhëna për çdo bllokim dhe zhbllokim të llogarisë (transaksionale) të pagesës në kohë reale, si dhe të dhëna të tjera nga librat dhe regjistrat publikë dhe të dhëna të tjera publikisht të disponueshme, ekskluzivisht për qëllimin e lartpërmendur dhe për të gjithë kohëzgjatjen e tij. Pëlqimi ka të bëjë me marrjen e të gjitha llojeve të raporteve të përgatitura në përputhje me Ligjin për Byronë Kreditore: Raporte për analizë kreditore – Raport kreditor dhe Raport për vlerësim kreditor, si dhe të gjitha raportet e ardhshme që mund të përgatiten nga Byroja Kreditore e Maqedonisë.

Jam i/e njoftuar se:

  1. MKB mund të përgatisë dhe dorëzojë raport për përdoruesin e të dhënave vetëm me pëlqimin tim paraprak me shkrim.
  2. Kam të drejtë të kem qasje në të dhënat që mbahen në MKB, si dhe të kundërshtoj saktësinë dhe plotësinë e çdo të dhëne të përfshirë në raport.
  3. MKB nuk mban përgjegjësi për të dhënat e përmbajtura në raport ose për çfarëdo veprimi të pafavorshëm të ndërmarrë nga përdoruesi i të dhënave ndaj meje, bazuar plotësisht ose pjesërisht në raport, përveç në rast të dorëzimit të informatave të rreme me qëllim dëmtimin tim ose të ofruesit të të dhënave ose të përdoruesit të të dhënave.
  4. MKB i fshin të dhënat e mia pas kalimit të 5 viteve nga shlyerja e detyrimit ose mbyllja e llogarisë.
  5. Kam të drejtë që me deklaratë me shkrim ta tërheq këtë pëlqim tek përdoruesi i të dhënave ku është dhënë pëlqimi për përgatitjen dhe dorëzimin e raporteve nga MKB. Deklarata me shkrim për tërheqjen e pëlqimit hyn në fuqi nga momenti kur pranohet nga përdoruesi i të dhënave.

Të kryejë verifikimin e vërtetësisë dhe të llogarisë së pagesës që e paraqes në KIBS (Sistemet e Kliringut Ndërbankar).

 
 
Kthehu