Politika e privatësisë

Politika e Privatësisë
Politika e privatësisë për procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së punonjësve

 
Politika e Privatësisë

së të dhënave personale të përdoruesve

Ne kujdesemi për privatësinë Tuaj, mbrojtjen e të dhënave dhe besueshmërinë. Kjo politikë e privatësisë së të dhënave personale të përdoruesve (në tekstin e mëtejshëm si “Politika e Privatësisë”) përmban informacion për atë se çfarë të dhënash mbledhim, për çfarë qëllimesh dhe nëpërmjet cilave mjete dhe cilat janë të drejtat Tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave personale. 

Kontrollues i përpunimit të të dhënave Tuaja personale është FINMAK SHPK Shkup. 
 
1. Definicionet 
 
Përpunimi – është çdo operacion ose përmbledhje e operacioneve që kryhen mbi të dhënat personale, siç janë: mbledhja, evidentimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, tërheqja, konsultimi, inspektimi, përdorimi, zbulimi nëpërmjet transmetimit, etj. 
Përdoruesi – një person që përdor, ka përdorur ose ka shprehur interesim për të përdorur ndonjë nga Shërbimet tona.. 
Grupi Eleving (Eleving Group) Eleving Finance S.A., është një shoqëri tregtare e regjistruar në Regjistrin e Shoqërive Tregtare në Luksemburg me numrin B 174457 dhe të gjithë personat juridikë dhe që janë të lidhur me  Eleving Finance S.A. 
Shërbimet – çdolloj shërbimesh të ofruara nga ana e FINMAK SHPK Shkup
Të dhënat personale janë çdo informacion direkt ose indirekt i lidhur me Përdoruesin ose informacionet që mund të mundësojnë identifikim direkt ose indirekt të Përdoruesit. 
Dispozitat e mbrojtjes së të dhënave personale – Ligji i Mbrojtjes së Të Dhënave Personale (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 42/20) dhe Rregulloret (EU) 2016/679 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian të 27 prillit të vitit 2016 për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizje të lirë të atyre të dhënave, dhe suprimimi i Direktivës 95/46/EC (GDPR) dhe dispozita të tjera në fuqi për mbrojtjen e të dhënave. 
 
2. Kur zbatohet kjo Politikë e Privatësisë?

Kjo Politikë e Privatësisë zbatohet kur: 

  • Ju përdorni ose keni shprehur dëshirë për të përdorur ndonjë nga Shërbimet tona;
  • Ju përfaqësoni një Përdorues (për shembull, si garantues, pagues, përfaqësues i autorizuar, etj.), ose jeni identifikuar si person i kontaktit nga ana e Përdoruesit; 
  • Ju keni përdorur Shërbimet tona në të kaluarën dhe nga ne kërkohet t’i mbajmë këto informata; 
  • Keni kontaktuar me ne ose keni vizituar ndonjë nga përfaqësitë dhe zyrat tona të shërbimeve për përdorues; 
  • Keni vizituar faqen tonë të internetit; 
  • Në ndonjë mënyrë tjetër na i keni lënë në dispozicion të dhënat Tuaja personale për çfarëdo qëllimi të përpunimit të të dhënave i përcaktuar në këtë Politikë të Privatësisë. 
 
3. Cilat janë qëllimet dhe baza juridike e përpunimit të të dhënave? 
 
Ne mund të përpunojmë të dhënat Tuaja personale për qëllime të ndryshme dhe në baza të ndryshme juridike. Ju lutemi të kini parasysh se ne mund të përpunojmë kategori të caktuar të të dhënave personale për disa qëllime në të njëjtën kohë. Mund të marrim të dhënat Tuaja personale nga Ju dhe nga burime të jashtme, siç janë regjistrat publikë dhe privatë dhe palët e tjera të treta. 
 
3.1. Përpunimi i aplikimit Tuaj dhe lidhja e kontratës për shërbime 
 
Kryesisht, ne i përpunojmë të dhënat Tuaja personale për t’Jua siguruar Shërbimet tona dhe për kryerjen e aktiviteteve dhe vlerësimeve të ndryshme para kontratës, për përmbushjen e kontratës për Shërbimet dhe për përfundimin e saj. Për këtë qëllim, ne do të përpunojmë të dhënat që na mundësojnë t’Ju identifikojmë, për të konfirmuar informacionet që i jepni dhe për t’Ju ofruar Shërbimet më përkatëse. Ne, gjithashtu, mund të përpunojmë të dhëna të personave të lidhur me Ju, siç janë personi Juaj i kontaktit, paguesi ose përfaqësuesi i autorizuar. Nëse na i dorëzoni të dhënat e tilla të kontaktit, nga Ju kërkohet që të informoni këtë person se na i keni dhënë të dhënat e tij personale. 
Nëse keni parashtruar një aplikim, i cili nuk është finalizuar, ne do t’i përpunojmë informacionet e dhëna dhe, në qoftë se është kërkuar në mënyrë të arsyeshme, do të Ju kontaktojmë për të dorëzuar informacion shtesë me qëllim që të lidhim kontratë kredie me Ju. 
 

Kategoria e të dhënave personale

Baza juridike

  • Të dhënat e identifikimit (p.sh. emri, mbiemri, numri personal i identifikimit, data e lindjes, të dhëna nga dokumenti i identifikimit personal),
  • Informacion kontakti (numri i telefonit, adresa e postës elektronike, adresa e banimit)

Përpunimi është i nevojshëm për të përmbushur kontratën e kredisë ku subjekti i të dhënave personale është pala kontraktuese, ose për të ndërmarrë aktivitete me kërkesë të subjektit për të dhëna personale para aderimit të tij në kontratën e kredisë.

 

 
3.2. Evalvimi i aftësisë Suaj kreditore, historisë kreditore dhe burimeve të të ardhurave. 
 
Për t’Jua siguruar shërbimet tona, ekzistojnë disa kontrolle dhe vlerësime që në përputhje me ligjin duhet t’i zbatojmë, siç janë vlerësimet e aftësisë Suaj kreditore, historisë kreditore dhe burimeve të të ardhurave. Për t’u harmonizuar me këto detyrime ligjore, ne mund të përpunojmë të dhëna të ndryshme, që na mundëson për t’Ju vlerësuar si përdorues, për të përcaktuar aftësinë Tuaj kreditore, burimet Tuaja të të ardhurave, shumën e detyrimeve/borxheve të tjera në para, borxhet nga e kaluara, si dhe të veprojmë në pajtim me rregullat e parandalimit të larjes së parave. Kur është më e përshtatshme, kontrollimi dhe vlerësimi kryhen edhe në rastet kur pala e tretë kryen pagesën në emër dhe për llogari të përdoruesit. 
 

Kategoria e të dhënave personalе

Baza juridike

  • Të dhënat e identifikimit (p.sh. emri, mbiemri, numri personal i identifikimit, data e lindjes, të dhënat nga dokumenti i identifikimi personal),
  • Informacion kontakti (numri i telefonit, adresa e postës elektronike, adresa e banimit),
  1. Të dhënat e punësimit;
  • Të dhënat financiare (p.sh. informacioni për detyrimet Tuaja, të ardhurat dhe mjetet tjera, personat e varur, etj.)
  • Informacione për burimin e mjeteve financiare (p.sh. informacione për punëdhënësin, partnerët afaristë, biznesin, raportet bankare ose të dhëna të tjera që na mundësojnë për të kontrolluar mjetet Tuaja financiare dhe për të parandaluar larjen e parave dhe financimin e terrorizmit, për të përcaktuar nëse jeni një person i ekspozuar politikisht, etj.),
  • Të dhënat për përmbushjen e detyrimeve Tuaja (për shembull, informacione për detyrimet Tuaja financiare të mëparshme dhe aktuale, disiplina e pagesës, mos pagesa, etj.

Përpunimi është i domosdoshëm për respektimin e detyrimit ligjor të zbatueshëm për ne.

Pëlqimi Juaj i dhënë për ne që të kërkojmë informacion konkret në bazën e të dhënave të organeve shtetërore.

Interesi ynë legjitim për harmonizimin me rregullat e parandalimit të larjes së parave.

 
3.3. Përpunimi i pagesave 
 
Për t’u harmonizuar me kërkesat ligjore të zbatueshme për ne, për shembull, për kontabilitetin, parandalimin e larjes së parave, përpunimin e pagesave, përpunimin e pagesave të parakohshme dhe mbajtjen e një dokumentacioni tjetër të lidhur me pagesën, ne i përpunojmë të dhënat Tuaja të lidhura me pagesat e bëra nga ana Juaj dhe përmbushjen e detyrimeve të Juaja financiare ndaj nesh. 
 

Kategoria e të dhënave personale 

Baza juridike

  • Të dhënat e identifikimit (p.sh., emri, mbiemri, numri personal i identifikimit, data e lindjes),
  • Informacion kontakti (numri i telefonit, adresa e postës elektronike, adresa e banimit),
  • Informacionet për pagesat e bëra ndaj nesh dhe detaje për llogarinë Tuaj të transaksionit.

Përpunimi është i domosdoshëm për respektimin e detyrimit ligjor të zbatueshëm për ne.

 
3.4. Marketingu dhe aktivitetet e promovimit 
 
Mund të përpunojmë të dhëna të caktuara personale për t’Ju informuar për risitë tona, lojërat shpërblyese, aktivitetet e promovimit dhe për t’Ju dërguar oferta dhe reklamime të personalizuara. Në rast të ofertave dhe reklamimit të personalizuar, mund të përdorim profilimin (për më shumë detaje për profilimin dhe vendimmarrjen e automatizuar, shihni Pjesën 7). Ne mbledhim disa nga këto të dhëna duke përdorur biskota (cookies). 
 

Kategoria e të dhënave personale

Baza juridike

  • Të dhënat e identifikimit (p.sh., emri, mbiemri, mosha),
  • Informacion kontakti (numri i telefonit, adresa e postës elektronike, adresa e banimit),
  • Informacion për pjesëmarrje në një lojë shpërblyese, aktivitete promovimi ose fushata të tjera
  • Të dhëna të mbledhura nga biskotat dhe teknologji të ngjashme, që na mundësojnë të dhëna për interesat dhe dëshirat e përdoruesit.

Pëlqimi Juaj i dhënë për marketing direkt dhe informacion promovimi,

Interesi ynë legjitim për kryerjen e aktiviteteve të marketingut direkt në qoftë se i përdorni Shërbimet tona.

 
3.5. Komunikimi me Ju dhe shërbimi ndaj përdoruesit
 
Për të komunikuar me Ju, për të siguruar Shërbimet tona për përdoruesit, për konsultime, për të zgjidhur të gjitha çështjet në lidhje me Shërbimet tona, ne mund të përpunojmë të dhënat Tuaja personale të cilat tanimë i kemi (siç janë emri Juaj, informacioni i kontaktit dhe informacioni për Shërbimet që i përdorni) dhe të dhënat që na i jepni gjatë kohës së komunikimit. 
 

Kategoria e të dhënave personale

Baza juridike

  • Të dhënat e identifikimit (p.sh. emri, mbiemri, numri personal i identifikimit),
  • Informacioni i kontaktit (numri i telefonit, adresa e postës elektronike, adresa e banimit),
  • Regjistrimi i bisedave,
  • Informacione të tjera që mund të na i jepni gjatë kohës së komunikimit (p.sh., të dhënat e kontratës suaj me ne, etj.).

Interesat tona legjitime për t’Ju siguruar Shërbim cilësor dhe për të zgjidhur të gjitha problemet që lidhen me të.

Në rast të regjistrimit të bisedave – pëlqimi Juaj, që e jepni para thirrjes.

 
3.6. Mbrojtja e interesave tona juridike, duke përfshirë pagesën e borxheve dhe transferimin e tyre 
 
Në raste të caktuara, ne mund t’i përpunojmë të dhënat Tuaja personale për të mbrojtur interesat tona ligjore, siç janë parandalimi i mashtrimit ose tentimi për mashtrim, kthimi i mjeteve financiare, mbledhja e borxheve, konfirmimi i borxheve, vërtetimi i pëlqimit Tuaj, zgjidhja e çdo kontesti dhe konflikti dhe ngritja dhe kryerja e procedurave juridike. 
Për këtë qëllim, mund t’Ju lusim për të përmendur detajet e kontakti nga një person shtesë. Ne do t’i përdorim informacionet e tilla në rastet kur nuk jemi në gjendje që të kontaktojmë me Ju dhe duhet t’Ju dorëzojmë informacione lidhur me Shërbimet ose kontratën. Nëse na i jepni këto të dhëna të kontaktit, nga Ju kërkohet që të informoni këtë person se na i keni dhënë të dhënat e tij. 
 

Kategoria e të dhënave personale

Baza juridike

  • Të dhënat e identifikimit (p.sh., emri, mbiemri, numri personal i identifikimit dhe të dhëna të tjera të identifikimit),
  • Emri, mbiemri dhe informacion i kontaktit për personin Tuaj të kontaktit.
  • Informacion për Shërbimin që e përdorni ose që e keni përdorur,
  • Informacion për pëlqimin që na e keni dhënë.
  • Informacion tjetër, që mund të jetë i nevojshëm për këtë qëllim për përpunimin e të dhënave.

Interesat tona legjitime për të mbrojtur interesat tona juridike, për të parandaluar mashtrim ose tentim për mashtrim, për të kthyer mjetet financiare, për të vazhduar me mbledhjen e borxheve, për të kërkuar borxhin, për të vërtetuar pëlqimin Tuaj, për të zgjidhur të gjitha kontestet dhe për të ngritur dhe zbatuar procedura juridike.

 
3.7. Analiza dhe përmirësimi i Shërbimeve tona 
 
Mund t’i përpunojmë të dhënat Tuaja personale për të mësuar mendimin Tuaj për Shërbimet tona, si dhe për t’i analizuar Shërbimet tona, për të mbajtur një statistikë të përdoruesve dhe informacion tjetër analitik me qëllim të vlerësimit të rreziqeve, përmirësimin e Shërbimeve dhe shmangien e mangësive. 
 

Kategoria e të dhënave personale

Baza juridike

  • Të dhënat e identifikimit (p.sh. emri, mbiemri, numri personal i identifikimit, data e lindjes),
  • Informacioni i kontaktit (numri i telefonit, adresa e postës elektronike, adresa e banimit)
  • Informacioni për dëshirat dhe kënaqësinë Tuaj nga Shërbimet.

Interesi ynë legjitim për të analizuar dhe përmirësuar Shërbimet tona.

 
3.8. Supervizioni teknik dhe përmirësimi i shërbimeve 
 
Për të ndjekur përdorimin e Shërbimeve tona, si dhe punën e sistemeve tona informative, duke përfshirë bazën e të dhënave, faqet dhe rrjetat e internetit, mund të përpunojmë të dhëna të ndryshme teknike të marra nga biskotat, nëpërmjet revizionit dhe zgjidhjeve tjera teknike. 
 

Kategoria e të dhënave personale

Baza juridike

  • Adresa Juaj IP,
  • Informacioni për pajisjen Tuaj,
  • Lloji dhe versioni i shfletuesit,
  • Zona kohore, meta-të dhëna të ndryshme, informacione për qasjen në faqen e internetit, informacione për ndërveprim me faqen e internetit, futja e të dhënave, ndryshimi i tyre dhe informacione të tjera për këtë qëllim.

Interesat tona legjitime për të siguruar siguri për Shërbimet tona dhe vazhdimësi të aktiviteteve dhe mjeteve tona teknike.

 
4. Nga kush i marrim të dhënat Tuaja personale? 
 
Varësisht nga qëllimi i përpunimit të të dhënave, mund të marrim të dhënat Tuaja personale nga burime të ndryshme: 
  • nga ju, kur aplikoni ose shprehni interes për shërbimet tona; 
  • nëse jeni identifikuar si person kontakti ose përfaqësues i përdoruesit (pagues, garantues ose përfaqësues i autorizuar), i marrim të dhënat e përdoruesit; 
  • nga palë të treta nga të cilët kërkojmë informacion për vlerësimin e aftësisë Suaj kreditore, historisë kreditore dhe origjinës së mjeteve financiare, siç janë byrotë kreditore, organet shtetërore, bazat e të dhënave të historisë së borxheve dhe partnerë të tjerë për bashkëpunim ose ofrues shërbimesh nga palë të treta të cilët mund të sigurojnë informacionin e duhur. 
 
5. Me kë i ndani të dhënat Tuaja personale? 
 
Për të siguruar Shërbimet tona, duhet të ndajmë disa nga të dhënat Tuaja personale me ofrues shërbimesh – palë të treta (në tekstin e mëtejshëm “Ofrues shërbimesh”) dhe përpunues të tjerë të të dhënave, për shembull: 
  • Shoqëri të tjera të Grupit Eleving (Eleving Group), për shembull kur ata na sigurojnë shërbime të caktuara për ne; 
  • Organe shtetërore dhe organe të tjera qeveritare, si dhe organe të zbatimit të ligjit, përmbarues, organe tatimore, organe mbikëqyrëse dhe organe hetimore financiare dhe palë të treta, që mbajnë regjistra të ndryshëm kreditorë, regjistra shtetërorë dhe regjistra tregtarë; 
  • Institucione kreditore, institucione financiare, ndërmjetësues dhe palë të tjera të treta të përfshira në sigurimin e shërbimeve dhe në lidhjen dhe/ose përfundimin e kontratës; 
  • Ofrues shërbimesh që sigurojnë vegla për zbulimin e mashtrimeve dhe parandalimin e larjes së parave, vegla të identifikimit të përdoruesve, shërbime të lokalizimit të serverit, si dhe shërbime të sigurisë së të dhënave dhe sajber, vegla të dorëzimit të postës dhe përmbajtjes elektronike, postë, marketing, kontabilitet, shërbime juridike, revizion, IT, analizë uebi, regjistrim të sesioneve, dhe shërbime të marketingut përmes internetit dhe shërbime të tjera që me arsye na nevojiten;
  • Agjenci të mbledhjes së borxheve ose persona të tjerë juridikë në të drejta të dhëna, gjykatat, organet e zgjidhjes së kontesteve jashtëgjyqësore, administruesit e falimentimit, etj..
Në situata të caktuara, kemi obligim ligjor për të ndarë të dhënat Tuaja personale me palë të treta për t’u harmonizuar me obligimet dhe kërkesat ligjore, si dhe për të mbrojtur interesat tona juridike, ose të palëve të treta. Ne, gjithashtu, do të zbulojmë të dhënat Tuaja personale për palët e treta aq sa është e lejuar me ligjet në fuqi, duke përfshirë: 
  • një blerës potencial ose një blerës që merr të gjithë bashkëpunëtorët tanë ose sipërmarrjen tonë afariste;
një pale të tretë nëse shesim ose blejmë ndonjë sipërmarrje afariste ose i nënshtrohemi bashkimit, në atë rast mund t’ia zbulojmë të dhënat tuaja personale një blerësi potencial të sipërmarrjes së tillë afariste; dhe 
  • një palë e tretë nëse bashkëpunojmë me persona të tjerë juridikë ose shoqëri tregtare, nëse jemi objekt i riorganizimit, falimentimit ose likuidimit, ose në një mënyrë tjetër ndërmarrim një transaksion afarist ose shesim një pjesë ose gjithë pasurinë tonë. Në transaksione të tilla, të dhënat Tuaja personale mund të jenë në mesin e mjeteve të transferuara.
Kur i ndajmë të dhënat Tuaja personale me Ofruesit e shërbimeve, ne respektojmë detyrimin e Ligjit në fuqi për të dhënat personale, në fakt: 
  • transferojmë vetëm sasinë minimale të të dhënave personale që është e domosdoshme për një ofrues të caktuar të shërbimeve; 
  • ne punojmë vetëm me ofrues shërbimesh të cilët mund të sigurojnë një nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave personale; 
  • në qoftë se Ofruesi i shërbimeve vepron si përpunues yni i të dhënave personale, mund t’i përpunojë të dhënat Tuaja personale vetëm në pajtim me udhëzimet tona dhe në pajtim me një kontratë me shkrim dhe nuk mundet t’i përdorë për qëllime të tjera. 
Nëse ndonjë nga Ofruesit e shërbimeve gjendet jashtë EU/HEE, ne do të ndajmë të dhënat Tuaja personale në pajtim me rregullat e përcaktuara nga Ligji në fuqi i Mbrojtjes së Të Dhënave Personale, duke përfshirë: 
  • Duke lidhur klauzola standarde kontraktuese të EU-së ose duke përdorur baza të tjera adekuate të transferimit të të dhënave të parashikuara në Ligjin në fuqi të Mbrojtjes së Të Dhënave Personale, siç është Kodi i Sjelljes dhe certifikatat. 
  • Bashkëpunimi me Ofruesit e shërbimeve që ndodhen në vend, që ofron një nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave në pajtim me vendimin e përshtatshmërisë së Agjencisë së Mbrojtjes së Të Dhënave Personale.
 
6. Video-mbikëqyrja 
 
Kryejmë video-mbikëqyrje në qendrat e shërbimeve të përdoruesve, zyrave dhe hapësirave tjera ku punojmë. Të dhënat i përpunojmë në bazë të interesave tanë legjitimë për të parandaluar dhe zbuluar vepra penale dhe për të mbrojtur pronën tonë. Video mbikëqyrja është aktive 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Të dhënat e marra gjatë video-mbikëqyrjes ruhen 30 ditë. Pas kësaj periudhe, të dhënat fshihen, përveç nëse me arsye nuk është kërkuar që të ruhen për qëllime tjera, siç është hetimi për vepra penale, mbrojtja e të drejtave tona ligjore ose të palëve të treta. Gjatë zgjedhjes së vendit të vendosjes së kamerave për video-mbikëqyrje, kemi marrë parasysh këto aspekte: 
  • zona ku kryhet video-mbikëqyrja – kamerat regjistrojnë zonat e nevojshme për të arritur qëllimin e video-mbikëqyrjes. Ndërtesat tjera, hapësirat dhe zonat jashtë hapësirave afariste të Shoqërisë nuk regjistrohen;
  • cilësia e video mbikëqyrjes – kamerat janë të vendosura në atë mënyrë që fotografia e regjistruar mund të përdoret për qëllimin e dedikuar, personat që shihen në video janë të njohur dhe kamerat janë adekuate për zonën e vëzhgimit; 
  • privatësia e subjektit të të dhënave personale – kamerat nuk regjistrojnë një hapësirë të dedikuar për përdorim privat (për shembull, tualetet, hapësirat e relaksimit, etj.).
 
Më shumë informacione në lidhje me përpunimin të dhënave personale përmes sistemit të mbikëqyrjes video është në dispozicion në Deklaratën e privatësisë kur kryeni mbikëqyrje video.
 
7. Kur përdorim profilimin dhe vendimmarrjen automatike?
 
Profilimi është vlerësimi i Përdoruesve sipas parametrave të caktuara, siç janë gjendja ekonomike, preferencat personale, interesat, sjellja etj., me qëllim që të klasifikohen Përdoruesit në njërën nga kategoritë tona të definuara më parë të Përdoruesve. Vendimmarrja automatike është aftësi për të marrë vendime me mjete teknologjike, automatike, duke përdorur të dhënat e siguruara nga Përdoruesi ose informacionin e marrë si rezultat i profilimit të tij. 
Mund të përdorim profilim dhe vendimmarrje automatike për të përpunuar aplikimin Tuaj për Shërbimet tona, për të vlerësuar aftësinë Tuaj kreditore dhe rreziqet, për të vlerësuar aftësinë që t’ua sigurojmë Shërbimet tona, për të caktuar shumën maksimale të huas, për të vlerësuar dhe parandaluar rrezikun nga mashtrimi dhe për të përmbushur detyrimin tonë që të harmonizohemi me rregullat e parandalimit të larjes së parave dhe terrorizmit financiar. 
Nëse vendosim për të mos Ju lejuar që të përdorni shërbimet tona ky nuk do të jetë një vendim automatik pa përfshirjen e punonjësve tanë. Rregullisht i rishikojmë algoritmet tona dhe kushtet e sigurimit të Shërbimeve tona për të parandaluar gabime dhe pasaktësi në vlerësim. Keni të drejtë për të kërkuar që aplikacioni Juaj të përpunohet nga një individ, e jo nga sistemi i automatizuar, por vlerësimi i shkallës së dytë të aplikacionit Tuaj nuk garanton se rezultati do të jetë i ndryshëm. 
Për më tepër, ne mund të përdorim profilimin dhe vendimmarrjen e automatizuar për të Ju ofruar shërbime më adekuate, marketing të personalizuar dhe oferta komerciale, duke përfshirë zbritjet dhe kushtet e veçanta dhe për të zbatuar analizën e përdoruesve. 
Profilimi ynë dhe vendimmarrja e automatizuar bazohen në: 
  • detyrimin tonë ligjor për të vlerësuar aftësinë kreditore të Përdoruesve dhe për të respektuar rregullat e parandalimit të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit; 
  • lidhjen e kontratës së kredisë dhe marrjen e masave para kontratës, duke përfshirë edhe sigurimin e një procesi më të shpejtë dhe më efikas të lidhjes së kontratave; 
  • pëlqimin Tuaj ose interesin tonë legjitim që të parandalojmë rrezikun nga mashtrimi dhe të sigurojmë zgjidhje, komunikime dhe oferta më adekuate. 
 
8. Sa gjatë i ruajmë të dhënat Tuaja personale? 
 
Do të përpunojmë të dhënat Tuaja personale deri sa: 
  • ekziston njëra nga bazat juridike të sipërpërmendura për përpunimin e të dhënave dhe ekziston një qëllim i përpunimit të të dhënave Tuaja personale, për shembull, kontrata e kredisë që e keni lidhur është në fuqi ose pëlqimi Juaj për një përpunim të caktuar të të dhënave është i vlefshëm.;
  • ne jemi të detyruar me ligjet në fuqi për të mbajtur të dhënat Tuaja personale;
  • ekziston nevoja për të ndjekur interesat tona legjitime, për shembull, të ngrehim dhe të zhvillojmë procedura juridike. 
Kur do të përfundojnë këto kushte, do t’i fshimë ose do t’i bëjmë anonime të dhënat Tuaja personale. 
 
9. Të drejta e Juaja
 
Si subjekt i të dhënave, keni të drejta të caktuara të përshkruara në dispozitat e mbrojtjes së të dhënave personale. Këto të drejta sigurojnë që ju keni mundësi: 
  • të kërkoni qasje në të dhënat Tuaja personale ose të kërkoni detaje të përpunimit të të dhënave; 
  • të kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta ose të paplota; 
  • të kërkoni fshirjen e të dhënave Tuaja personale. Ju lutemi të keni parasysh se nuk do të jemi në gjendje për të fshirë të dhënat që duhet t’i përpunojmë dhe t’i ruajmë në përputhje me dispozitat në fuqi ose që mund të jenë të domosdoshme për të mbrojtur të drejtat tona ose për të ngritur një procedurë juridike në qoftë se janë cenuar të drejtat tona; 
  • të kundërshtoni përpunimin e të dhënave Tuaja personale, i cili bazohet në interesat tanë legjitimë. Në rast të një kundërshtimi, ne më tej nuk do të përpunojmë të dhënat Tuaja personale, përveç nëse nuk dëshmojmë se ekzistojnë interesa relevantë, legjitimë të përpunimit, të cilat mbisundojnë interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave personale, ose për të krijuar, realizuar dhe mbrojtur kërkesat e tij juridike; 
  • të kërkoni për të marrë të dhënat Tuaja personale për t’i transferuar në një kontrollues tjetër të të dhënave, me kusht që kjo mos të ndikojë në interesin tonë legjitim për mbrojtjen e fshehtësive tona afariste ose të çdo informacioni tjetër të besueshëm;
  • të tërhiqni pëlqimin Tuaj për përpunimin e të dhënave në bazë të një pëlqimi paraprak. Pëlqimi mund të revokohet: 
  • duke përdorur opsionin e revokimit të pëlqimit për të marrë mesazhe në postën elektronike ose mesazhe SMS, 
  • duke dërguar postë elektronike në [email protected] ;
  • duke thirrur Qendrën tonë të Kujdesit të Përdoruesve në numrin vijues: 13 700,
  • në qendrat e shërbimit të përdoruesve. 
Revokimi i pëlqimit Tuaj nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit në bazë të pëlqimit para revokimit të tij. Gjithashtu, të keni parasysh se revokimi i pëlqimit nuk do të ndikojë në përpunimin e të dhënave Tuaja personale, të cilat i përpunojmë në bazë të bazave të tjera juridike. 
Për të realizuar këto të drejta, Ju mund të parashtroni një kërkesë me shkrim te ne duke dërguar një postë elektronike në adresën në vijim [email protected] ose duke dërguar një kërkesë me shkrim te Qendra e Shërbimit të Përdoruesve dhe me identifikim personal. Ne do të përpunojmë kërkesën në afat prej 30 ditësh dhe do të Ju japim përgjigje. Kur do të merrni kërkesën Tuaj për realizimin e të drejtave Tuaja, do të kontrollojmë identitetin Tuaj, do të vlerësojmë kërkesën dhe do t’Ju përgjigjemi në përputhje me dispozitat në fuqi.
Ju lutemi të keni parasysh se keni të drejtë për të parashtruar kërkesë te organi i supervizionit të mbrojtjes gjatë përpunimit të të dhënave personale – Agjencia e Mbrojtjes së Të Dhënave Personale e RMV-së. 
 
10. Lidhjet (linqet) për te faqet e internetit të palëve të treta 
 
Faqja jonë e internetit mund të përmbajë lidhje (link) për te faqet e internetit të palëve të treta. Këto faqe të internetit të palëve të treta kanë kushtet e tyre të përdorimit dhe politikës së privatësisë, që Ju inkurajojmë t’i lexoni kur do të vizitoni faqen e internetit. Ne nuk jemi përgjegjës për faqen e internetit të palëve të treta dhe përmbajtjen e tyre. 
 
11. Ndryshimi i kësaj Politike të Privatësisë 
 
Mbajmë të drejtën për të azhurnuar këtë Politikë të Privatësisë. Ju rekomandojmë rregullisht të vizitoni faqen tonë të internetit për informacionet më të reja. 
 
12. Informacioni i kontaktit 
 
Informacioni i kontaktit i FINMAK SHPK Shkup: numri i tel.: 13 700  e-mail: [email protected] 
 
Informacioni i kontaktit i Zyrtarit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale: [email protected] 
Kjo Politikë e privatësisë është azhurnuar më 13.03.2023.
 
 
 

 

 

POLITIKA E PRIVATËSISË
për procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së punonjësve

 

Kjo Politikë e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së punonjësve (Në tekstin më poshtë “Politika e privatësisë”) shpjegon si FINMAK SHPK Shkup, me, numër biznesi 7229712 (në tekstin e mëtejshëm si “Finmak”“Ne” ose “Neve”), si Kontrollues i të dhënave personale i përpunon të dhënat Tuaja personale gjatë kohës së procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes kur aplikoni për një vend të hapur pune në Finmak.

Gjithashtu, këtu do të gjeni informacion për të drejtat Tuaja në lidhje me të dhënat personale që na i zbuloni në procesin e përmendur. Nëse keni çdolloj pyetjesh në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë, na kontaktoni në [email protected] ose drejtohuni te Zyrtari ynë i Mbrojtjes së Të Dhënave përmes [email protected] 

FINMAK është pjesë e Eleving Group– Grup i shoqërive tregtare, të kontrolluara direkt ose indirekt nga Eleving Finance S.A.

1. Cilat kategori të të dhënave personale i përpunojmë dhe pse?

Kur aplikoni për një vend të hapur pune në Tigo, Ne përpunojmë kategori të ndryshme të të dhënave Tuaja personale për shumë qëllime. Në disa raste, kur këtë e kërkon një vend i caktuar i punës, mund të kërkojmë informacion shtesë nga Ju.

1.1 Rishikimi i aplikimit Tuaj

Gjatë kohës së procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së punonjësve, Ne i përpunojmë të dhënat Tuaja personale për të vlerësuar aplikimin tuaj dhe për të vlerësuar profilin Tuaj nëse është përkatës për një vend të caktuar të punës. Për këtë qëllim, i përpunojmë të dhënat personale në vijim:

  • Emrin dhe mbiemrin Tuaj,
  • detajet e kontaktit,
  • të dhënat tjera personale në biografinë Tuaj të shkurtë, aplikimin apo letrën e motivimit,
  • të dhënat dhe informacionin për shkathtësitë e Juaja, përvojën, kualifikimet dhe informacionin tjetër që e keni vënë publikisht në dispozicion në rrjetat sociale si për shembull LinkedIn, dhe
  • çdolloj informacioni tjetër që e keni plotësuar në aplikimin Tuaj, që e keni vënë në dispozicion për Ne përmes ndonjë detyre praktike ose të cilat janë dhënë gjatë intervistës së punës ose kur keni komunikuar me Ne.

Ne do të përpunojmë këtë informacion në bazë të pëlqimit Tuaj dhe interesave tona legjitime për të zbatuar procesin e punësimit dhe për të vlerësuar aplikimin Tuaj.

Ne nuk kërkojmë kategori të veçantë të të dhënave personale që zbulojnë origjinën racore ose etnike, mendimet politiket, bindjet fetare ose filozofike, anëtarësimin në sindikatë, të dhënat gjenetike, biometrike, shëndetësore ose të dhënat në lidhje me jetën seksuale ose orientimin seksual të subjektit të të dhënave personale. Nëse vullnetarisht zgjidhni për të na dhënë informacione të tilla, ato nuk do të merren parasysh gjatë procesit të punësimit dhe ne do të përpunojmë të dhënat Tuaja personale në përputhje me këtë Politikë të Privatësisë.

1.2 Mbledhja e rekomandimeve

Në rast se na keni dhënë informacion të llojit të tillë, ne mund të kontaktojmë me kolegët Tuaj të mëparshëm ose me persona të tjerë të cilët na i keni referuar për të mësuar më shumë nëse profili Juaj i përgjigjet një vendi të caktuar të punës. Do të kontaktojmë vetëm ata persona të cilët Ju na i keni referuar dhe për të cilët na keni treguar se mund t’i kontaktojmë. Për këtë qëllim, ne do të përpunojmë emrin, mbiemrin, detajet e kontaktit të personit të cilin na e keni referuar dhe informacionin e dhënë për Ju. Ne do të përpunojmë këto të dhëna në bazë të pëlqimit të dhënë nga ana Juaj dhe nga ana e personit të cilin na e keni referuar.

1.3 Mbështetja e interesave dhe të drejtave Tona

Në rast se duhet të mbrojmë ose realizojmë të drejtat tona ligjore ose të marrim pjesë në ndonjë procedurë gjyqësore, Ne mund të përpunojmë të dhënat Tuaja personale: emrin, mbiemrin, të dhënat e kontaktit dhe të dhëna të tjera personale që i kemi mbledhur për Ju gjatë kohës së procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes. Ne do të përpunojmë këto të dhëna në bazë të interesave tona legjitime për të mbrojtur të drejtat tona, për të zgjidhur kontestet gjyqësore, për të parandaluar aktivitete joligjore siç janë mashtrimi ose keqpërdorimi dhe për të mbrojtur interesat tona ligjore.

1.4 Zbatimi i vlerësimit të thellë të reputacionit Tuaj profesional

Ligjet dhe dispozitat e caktuara të cilave u nënshtrohemi Ne, përshkruajnë se vende të caktuara të punës (për shembull, anëtarë të Këshillit të Drejtorëve, Menaxherë të rrezikut, vendet e punës të lidhura me parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, e të ngjashme) nuk duhet të plotësohen nga persona të dënuar. Së këtejmi, nëse aplikoni për një pozicion të tillë të punës, Ne mund të Ju  lusim për të parashtruar një dëshmi se nuk jeni i dënuar nga evidenca ndëshkuese/penale dhe për të bërë një vlerësim të thellë të reputacionit Tuaj profesional. Gjatë vlerësimit të tillë, ne mund të përpunojmë informacionin që zbulon:

  • nëse mënyra Juaj e kryerjes së veprimtarisë ka çuar në shpalljen e falimentimit/hapjes së procedurës së falimentimit ose marrjes së licencës së një institucioni tjetër për shkak të vendimit të organit i cili kryen supervizion të punës,
  • nëse jeni i dënuar për një vepër penale dhe nëse dosja e Juaj kriminale është fshirë nga evidenca penale/ndëshkuese,
  • nëse kundër Jush është marrë vendim gjyqësor ose i një organi shtetëror në përputhje me të cilin Ju ndalohet kryerja e një profesioni, veprimtarie ose obligimi në një zonë të caktuar të veprimit ose ndërmarrjes afariste.

Ne do të përpunojmë këtë informacion për të realizuar të drejtat tona si punëdhënës në fushën e marrëdhënieve të punës, si dhe në bazë të interesave tona legjitime për të siguruar kërkesat e vendeve specifike të punës të përcaktuara në ligjet të cilave u nënshtrohemi dhe për të siguruar mbrojtjen e interesave dhe aktiviteteve Tona. Mund të marrim informacion nga dokumentet dhe informacionet e dorëzuara nga ana Juaj, si dhe përmes kryerjes së vlerësimit tonë të reputacionit Tuaj profesional, duke përfshirë gjithashtu përdorimin e të dhënave në dispozicion publik dhe burimeve të tjera të informacionit.

Duke marrë parasysh se këto të dhëna konsiderohen kategori e të dhënave personale e rregulluar në dispozitat ligjore, ne zbatojmë këtë përpunim me vëmendje të veçantë, duke siguruar një qasje të kufizuar, siguri dhe kryerje të vlerësimeve të ndikimit dhe rrezikut.

2. Kush mund t’u qaset të dhënave Tuaja personale?

Nëse është e nevojshme me arsye, gjatë procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes, mund të ndajmë të dhënat Tuaja personale me persona të tjerë juridikë, të cilët janë pjesë e Grupit Eleving (Eleving Group), për shembull, nëse këto subjekte japin ndihmë në procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes ose nëse pozicioni është menaxhuar nga një anëtar i ekipit të një personi tjetër juridik të Grupit Eleving (Eleving Group). Nëse keni parashtruar një aplikacion gjeneral për të cilin është hapur një pozicion, të dhënat Tuaja personale mund të përdoren në procese të tjera të rekrutimit dhe përzgjedhjes së asaj shoqërie në kuadër të Grupit Eleving (Eleving Group), i cili ka hapur një vend pune që është më i përshtatshëm për Ju.

Të dhënat Tuaja personale mund të ndahen me palë të treta të cilët sigurojnë shërbime gjatë procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes (për shembull, shërbime të hostimit dhe depozitimit të të dhënave, mjete për burimet njerëzore, IT dhe këshilltarë  të tjerë, kur kjo është e nevojshme me arsye). Këta ofrues të shërbimeve mund të marrin vëllimin minimal të të dhënave personale dhe vetëm kur kjo është e domosdoshme. Ne do të ndajmë të dhënat Tuaja personale me ofrues të tillë të shërbimeve që janë obliguar për të respektuar kërkesat e besueshmërisë, si dhe obligimet e përcaktuara në dispozitat ligjore të mbrojtjes së të dhënave personale të cilave ne u nënshtrohemi dhe kontratat tona të bashkëpunimit.

Nëse ndonjë nga ofruesit e shërbimeve gjendet jashtë Bashkimit Evropian ose ka arsye të tjera legjitime, ndoshta do të duhet të bëjmë transferimin e të dhënave personale jashtë Bashkimit Evropian. Në rast të tillë, të dhënat personale do të transferohen në përputhje me kërkesat e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së Të Dhënave, si dhe Ligjin e Mbrojtjes së Të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nëse ka ankesa/kundërshtime për procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes ose ne kemi nevojë për të mbrojtur të drejtat tona, Ne gjithashtu mund të ndajmë informacione me organet relevante shtetërore. Ndoshta do të duhet të ndajmë të dhënat Tuaja personale nëse nga ne kërkohet për ta bërë atë në përputhje me ligjet që u nënshtrohemi ose nëse kemi marrë një kërkesë të tillë nga një organ shtetëror.

3. Sa kohë do të ruajmë të dhënat Tuaja personale?

Nëse keni treguar se jeni të interesuar për vende të tjera të përshtatshme të lira të punës ose keni parashtruar një aplikacion gjeneral, atëherë do të ruajmë të dhënat Tuaja personale brenda 1 (një) viti nga momenti i dorëzimit. Pas kësaj periudhe, ne do të fshijmë ose do të bëjmë anonime të dhënat Tuaja personale dhe do t’i përdorim vetëm për qëllime statistikore.

Nëse keni treguar se jeni të interesuar për vende të tjera të përshtatshme të punës ose keni revokuar pëlqimin Tuaj., Ne do të fshijmë ose do t’i bëjmë anonime të dhënat Tuaja personale brenda 45 (dyzetë e pesë) ditësh pas përfundimit të procesit konkret të rekrutimit dhe përzgjedhjes.

Mund të vazhdojmë të ruajmë kopje të të dhënave Tuaja personale kur është e nevojshme me arsye, për t’u harmonizuar me detyrimet tona ligjore, për të zgjidhur një kontest të caktuar gjyqësor dhe/ose për të mbrojtur interesat tona ligjore.

4. Të drejtat e Juaja si subjekt i të dhënave personale

Si subjekt i të dhënave personale keni të drejta të caktuara në lidhje me përpunimin e të dhënave Tuaja personale.

Keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat Tuaja personale. Nëse besoni se të dhënat personale që i kemi për Ju janë vjetruar, janë të pasakta ose të paplota, keni të drejtë t’i përmirësoni ose ndryshoni ato. Ju gjithashtu keni të drejtë të transferoni të dhënat personale dhe të merrni të dhënat Tuaja personale në mënyrë që t'i transferoni ato në një Kontrollor tjetër të të dhënave personale. Në rrethana të caktuara, ju keni të drejtë të kërkoni një kufizim në përpunimin e të dhënave personale.

Nëse i përpunojmë të dhënat Tuaja personale në bazë të ekzistimit të interesave legjitime, Ju keni të drejtë të kundërshtoni një përpunim të tillë. Nëse marrim një ankesë, më tej nuk do të përpunojmë të dhënat Tuaja personale, përveç nëse dëshmojmë se ekzistojnë interesa legjitime relevante për përpunimin e tyre, të cilat mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave personale, ose për krijimin, realizimin ose mbrojtjen e kërkesave të tij ligjore.

Keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin Tuaj për përpunimin e të dhënave Tuaja personale, në rast se përpunimi bazohet në pëlqim. Heqja dorë nga pëlqimi nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit në bazë të pëlqimit para tërheqjes së tij.

Mund të kërkoni fshirjen e të dhënave Tuaja personale. Ju lutemi të keni parasysh se nuk do të mund t’i fshijmë të dhënat të cilat jemi të detyruar t’i ruajmë në përputhje me ligjet të cilave u nënshtrohemi ose kur ato i kërkojmë për krijimin, realizimin ose mbrojtjen e kërkesave juridike.

Mund të realizoni të drejtat e Juaja si subjekt i të dhënave personale duke parashtruar kërkesën Tuaj me shkrim në adresën e postës elektronike: [email protected]. Ne do të vlerësojmë kërkesat e tilla në përputhje me ligjin të cilit i nënshtrohemi dhe do të Ju përgjigjemi brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.

Ju lutemi të keni parasysh se duhet të konfirmojmë identitetin Tuaj para se të zbulojmë çdolloj informacioni, prandaj mund të kërkojmë të na dorëzoni informacion shtesë.

Për më tepër, nëse konsideroni se jemi duke i përpunuar të dhënat Tuaja personale në mënyrë joligjore, keni të drejtë të parashtroni Kërkesë te organi kompetent i supervizionit mbi të drejtat e të dhënave personale – Agjencia e Mbrojtjes së Të Dhënave Personale e RMV-së.

5. Ndryshimet e Politikës së Privatësisë për procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së punonjësve

 

Kohë pas kohe mund të azhurnojmë këtë Politikë të Privatësisë. Të gjitha ndryshimet do të shpallen në faqen tonë të internetit.

Kjo Politikë e privatësisë është azhurnuar më 13.03.2023.

 
 

 

Kthehu