Tigo Fajnans dhe Elektrometal pionierë me partneritet unik – mbi 60.000 denarë për mbi 60.000 produkte

Në kuadër të strategjisë së zgjerimit të qasshmërisë së shërbimeve financiare, Shoqëria Financiare Tigo Fajnans filloi një bashkëpunim partneriteti me Elektrometal, përmes së cilës, qasja në mjetet financiare në momentet më të nevojshme bëhet edhe më në dispozicion për qytetarët. Bashkëpunimi është rezultat i hulumtimeve zyrtare në të cilat vërehet nevoja më e shpeshtë për produktet e llojit të këtillë, si dhe është rezultat i bashkimit të profesionalitetit, novatorizmit, përshtatshmërisë dhe përkushtimit ndaj nevojave të klientëve, vlera këto të cilat të dy kompanitë i jetojnë dhe i kultivojnë.

Nën sloganin "Tigo dhe Elektrometali: Miqtë e Shtëpisë dhe Buxhetit", kompanitë bënë një bashkim funksional të dy industrive të ndryshme, përfitimet e të cilave janë në dobi të qytetarëve. Me këtë qasje novatore dhe unike të partneritetit, kompanitë mundësojnë në një vend dhe në pak minuta, blerje pa brenga të mbi 60,000 produkteve të ndryshme shtëpiake, së bashku me mundësinë e qasjes së lehtë dhe të shpejtë në financa. Në fakt tani, konsumatorët kanë mbi 60,000 denarë për mbi 60,000 produkte të ndryshme.

Fillimin e partneritetit e shënoi hapja e filialeve në marketet e Elektrometal në vendbanimet Maxhari, Karposh dhe Draçevë, ku prej tani qytetarët mund të marrin kredi deri në 80.000 denarë, vetëm me letërnjoftim, për më pak se 10 minuta dhe në këtë mënyrë, të forcojnë fuqinë blerëse gjatë blerjes, ose të mbulojnë mangësinë financiare, por edhe të përmbushin çdo nevojë tjetër financiare përmes kredisë konsumatore pa dedikim.

Lokacionet e sakta si dhe orari i punës i filialeve të Tigo-s në Elektrometal janë në dispozicion në www.tigo.mk/al/rrjeti-i-degeve  Përndryshe, në shërbimet e Tigo Fajnans, klientët mund të kenë qasje thjeshtë përmes ueb-faqes www.tigo.mk, të informohen duke u lajmëruar në qendrën e kontaktit 13 700 ose direkt në njërën nga filialet në të gjithë vendin.

Elektrometal, nga ana tjetër, me 70 vjet traditë, garanci e mirëbesimit dhe cilësisë, është një sinonim i veprimit të vazhdueshëm tregtar dhe i një qendre të vërtetë për shtëpinë, i cili blerësve u ofron një asortiment të gjerë produktesh të brendeve më cilësore botërore në degët e veta industriale.

Related articles

Kthehu