Tigo hyn në një segment të ri me lançimin e kredisë së tij të parë të siguruar me hipotekë.



Tigo zgjeron ofertën e produkteve të tij financiare dhe hyn në një segment të ri me lançimin e kredisë së tij të parë të siguruar me hipotekë, e cila u mundëson klientëve qasje në financim me shumë deri në 50.000 euro, me afat shlyerjeje deri në 20 vjet.

 

Produkti i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm dhe zgjerimin e portofolit të Tigo-s. Me këtë produkt, kompania e zgjeron ofertën e saj përtej zgjidhjeve financiare afatshkurtra dhe u përgjigjet nevojave të klientëve që kanë nevojë për shuma më të larta dhe një periudhë dukshëm më të gjatë shlyerjeje.

 

Nën konceptin “Apartamenti juaj tashmë ka vlerë. Shndërrojeni atë në mundësi.”, Tigo sjell një zgjidhje financiare që u mundëson klientëve të përdorin apartamentin që tashmë e posedojnë si kolateral dhe të kenë qasje në mjete financiare për realizimin e planeve të tyre më të mëdha personale dhe financiare.

 

Kredia do të jetë e disponueshme në shumën prej 10.000 deri në 50.000 euro, me afat shlyerjeje nga 12 deri në 240 muaj, duke mundësuar fleksibilitet më të madh në planifikimin e detyrimeve më të mëdha financiare.

 

Ndryshe nga kredia klasike për banim, produkti i ri i Tigo-s nuk është i dedikuar për blerjen e pasurive të paluajtshme. Në vend të kësaj, ai u mundëson klientëve ta shfrytëzojnë vlerën e apartamentit që tashmë e posedojnë dhe të kenë qasje në një shumë më të madhe të mjeteve financiare.

 

Mjetet mund të përdoren për qëllime të ndryshme – nga investime më të mëdha personale dhe nevoja për likuiditet, deri te rifinancimi ose konsolidimi i detyrimeve financiare ekzistuese në një zgjidhje të vetme afatgjatë.

 

 

 

Produkti është krijuar gjithashtu me qëllim që të mundësojë qasje më të gjerë në financim për klientët, profilet financiare ose nevojat e të cilëve jo gjithmonë përshtaten me modelet standarde bankare të kreditimit. Këtu përfshihen sipërmarrësit, personat e vetëpunësuar, freelancerët, personat me të ardhura sezonale ose jo të standardizuara, si dhe klientë të tjerë që i përmbushin kriteret dhe kërkojnë një zgjidhje alternative financiare.

 

“Nevojat financiare të klientëve ndryshojnë dhe ne besojmë se produktet financiare duhet të zhvillohen së bashku me ta. Deri më tani, Tigo ishte i njohur mbi të gjitha për zgjidhje financiare të thjeshta dhe të qasshme. Me prezantimin e kredisë së siguruar me hipotekë, hyjmë në një segment të ri dhe hapim mundësi të reja për klientët, planet e të cilëve kërkojnë shuma më të larta dhe periudhë më të gjatë shlyerjeje. Ideja që qëndron pas produktit është e thjeshtë: klientët tanë tashmë kanë krijuar vlerë përmes pronës që posedojnë – ne duam t’i ndihmojmë që ta shndërrojnë atë vlerë në një mundësi të re.”

 

Lançimi i produktit të ri është pjesë e strategjisë më të gjerë të Tigo-s për zhvillimin e portofolit në përputhje me nevojat e ndryshueshme të klientëve dhe zgjerimin e gamës së zgjidhjeve financiare që kompania mund të ofrojë.

 

Me prezantimin e financimit deri në 50.000 euro dhe me afat shlyerjeje deri në 20 vjet, Tigo hyn në një kategori të re të kreditimit, duke ruajtur fokusin e tij në një përvojë të thjeshtë për klientin, një proces transparent dhe zgjidhje financiare të qasshme.

 

Në fazën fillestare, kredia e siguruar me hipotekë do të jetë e disponueshme përmes filialeve të Tigo-s. Klientët do të mund të marrin drejtpërdrejt në filialet informacione të detajuara për kushtet, dokumentacionin e nevojshëm, shumën e disponueshme, mundësitë e shlyerjes dhe procesin e aplikimit.

 

Produkti i ri është edhe një hap tjetër në zhvillimin e vazhdueshëm të Tigo-s dhe pasqyron ambicien e kompanisë për t’iu përgjigjur një spektri më të gjerë nevojash financiare – nga zgjidhjet financiare të përditshme deri te planet më të mëdha dhe afatgjata.

 

Sepse ndonjëherë mundësinë që kërkoni tashmë e posedoni.

 

Apartamenti juaj tashmë ka vlerë. Shndërrojeni atë në mundësi. Tigo e di si!

 

Kredi Tigo e siguruar me hipotekë

Nga 10.000 deri në 50.000 euro

Afati i shlyerjes: nga 12 deri në 240 muaj

 

Shoqata Financiare Tigo Finance Sh.P.K. Shkup. Miratimi i kredisë i nënshtrohet kushteve në fuqi, vlerësimit kreditor dhe përmbushjes së kritereve të kredidhënësit.



Related articles

Kthehu