Si të menaxhoni në mënyrën e duhur borxhin Tuaj kreditor?

 

Gjerësisht është e njohur se planifikimi paraprakisht i financave mund të na ndihmojë të mos e gjejmë veten në situatë të kemi borxhe kreditore më të mëdha/më shumë se sa që mund të përballojmë. Por çfarë është borxhi kreditor?

Borxhi kreditor është shuma totale që kërkuesi i kredisë (huamarrësi) ia ka borxh kreditorit, në bazë të kontratës së kredisë midis dy palëve. Për një sërë arsyesh, ekzistojnë situata kur klienti nuk është në gjendje të paguajë në kohë detyrimet e tij, kështu që ata e vënë veten në një situatë kur kredia e tyre vihet në kategorinë e “kredisë së keqe”. Në fakt, që një kredi të marrë epitetin “e keqe”, përdoruesi i saj duhet të mos shlyejë detyrimet e tij për një periudhë më të gjatë kohore (këstet ose normën e interesit).

Në fund të ditës, pa marrë parasysh se për çfarë borxhi bëhet fjalë, Ju e keni të qartë se duhet të vazhdoni të paguani këstet për të qenë të sigurt se shuma që e keni borxh nuk do të kapërcejë kufirin e rënë dakord paraprakisht. Nga ana tjetër, kur keni një shumë më të madhe të borxhit kreditor, nga Ju pritet të bëni më tepër përpjekje për të paguar borxhin në kohë.

Caption

 

Për këtë arsye, ekipi i TIGO Fajnans dhe Vedrani Ju sugjerojnë 5 këshilla që do t’Ju ndihmojnë për të menaxhuar më lehtë borxhet Tuaja.

 

1.Mbani llogari ku dhe sa keni borxh saktësisht

Bëni një listë të të gjitha borxheve Tuaja, dhe në listë përfshijeni kreditorin, shumën totale të borxhit, shumën e këstit mujor dhe datën e maturimit të këstit.

Po ashtu, tentoni të kërkoni nga kreditori edhe një raport të kredisë për të konfirmuar borxhin total të llogarisë Suaj. Qëllimi i punës me raportet është të shihni imazhin më të plotë në lidhje me atë se sa keni borxh.

 

2. Paguajini në kohë faturat

Është e qartë se çdo vonesë e pagesës së këstit të kredisë Jua vështirëson më shumë borxhin Tuaj momental. Nëse vonoheni dy muaj me radhë,  shpenzimet e normës së interesit gjithashtu mund të rriten.

Për të shmangur situatat e tilla, këshilla jonë është të rregulloni kalendarin me datat në smartfonin Tuaj, për t’Ju përkujtuar disa ditë para skadimit të afatit të shlyerjes së këstit të kredisë. Po ashtu, nëse për ndonjë arsye vonoheni me afatin e shlyerjes së këstit, mos prisni deri në datën tjetër. Në vend të kësaj, dërgoni pagesën Tuaj menjëherë sapo t’ju kujtohet ajo.

 

3. Bëni një pagesë minimale

Pikërisht kështu, nëse nuk jeni në gjendje të paguani tërë shumën e këstit, të paktën bëni një pagesë minimale. Natyrisht, pagesa minimale nuk Ju ndihmon të realizoni një përparim të vërtetë në pagimin e borxhit Tuaj, por zvogëlon dhe mban borxhin në një gjendje të mirë (kredia nuk do të hyjë në kategorinë e “kredisë së keqe”)

 

4. Vendosni se cilën kredi do ta paguani së pari

Pagimi i borxhit, kryesisht i kartelës Suaj kreditore është strategjia më e mirë për shkak se, zakonisht, kartelat kreditore kanë normë më të lartë interesi se kreditë klasike ose kreditë e shpejta. Por si të dini se cilës kredi duhet t’i jepni përparësinë e pagesës? Shumë thjeshtë! Kredia me normën më të lartë të interesit duhet të marrë përparësinë e shlyerjes për shkak se ajo Ju kushton më shumë para. Përdorni listën Tuaj të borxheve që t’u jepni prioritet dhe të rangoni borxhet Tuaja sipas radhitjes në të cilën dëshironi t’i paguani ato.

 

5. Vendosni një buxhet mujor për të planifikuar shpenzimet

Vendosja paraprakisht e një buxheti të caktuar mujor do t’Ju ndihmojë për të pasur para të mjaftueshme që të mbuloni shpenzimet mujore. Po ashtu, planifikimi paraprak do t’Ju ndihmojë të siguroheni se do të keni para edhe për planifikimin e aktiviteteve të tjera shtesë të muajit.

Nëse keni vështirësi financiare dhe nuk jeni në gjendje të ktheni borxhet, mund të na drejtoheni dhe ne do të përpiqemi t’Ju ndihmojmë! Për më shumë informacion na kërkoni në 13 700.

 

*** Kushtet e produkteve dhe informacioneve të përfshira në këtë blog mund të jenë të vjetruara dhe të mos korrespondojnë me situatën aktuale të shkaktuar nga kriza.

 

Related articles

Kthehu