Tigo.mk dyfishon fleksibilitetin – Tani shlyerje deri në 48 këste mujore!
Tigo.mk zgjeron ofertën e saj dhe nga sot, prezanton një afat të ri të shlyerjes – dyfish më të gjatë – deri në 48 muaj. Ky risi është rezultat i drejtpërdrejtë i dëgjimit të nevojave dhe dëshirave të klientëve, të cilët nga Tigo.mk kërkuan afate më të gjata dhe më fleksibile të shlyerjes – që nënkuptojnë këste mujore më të ulëta dhe më të përshtatshme, si dhe më shumë hapësirë në buxhetin mujor.
“Gjithçka që bëjmë, e bëjmë duke dëgjuar nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë. Njerëzit kërkojnë shlyerje të rehatshme dhe fleksibilitet që i përshtatet ritmit të jetës së tyre – dhe ne ua mundësuam këtë. Besojmë se klientët tanë do t’i shfrytëzojnë përfitimet nga afatet dyfish më të gjata të shlyerjes – deri në 48 këste mujore, që u ofrojnë dyfish më shumë rehati dhe, natyrisht, një shumë mujore më të ulët për t’u menaxhuar më lehtë buxheti,” – thonë nga Tigo.mk.
Dhe kjo nuk është e tëra — afati i ri vjen në paketë me ofertën fantastike verore aktuale nga Tigo.mk:
1% interes fikse vjetore për të gjithë periudhën e shlyerjes, e vlefshme për klientët e rinj dhe ekzistues. Për të përfituar nga kjo ofertë, klientët duhet të aplikojnë për kredi me këste në cilëndo filialë të Tigo.mk në gjithë vendin, ose të aplikojnë online në www.tigo.mk duke përdorur kodin promocional: FIKSNO.
Në një shembull praktik, kjo do të thotë se për një kredi prej 150.000 denarë me afat prej 48 muajsh, me ofertën promovuese – 1% interes fikse për të gjithë periudhën e shlyerjes, klienti do të paguajë vetëm 6.360 denarë në muaj, në vend të 7.436 denarë – një kursim prej 1.000 denarë çdo muaj!
Më shumë informacione për ofertën janë të disponueshme në këtë link >>>. Informacione shtesë për Tigo.mk mund të gjeni në ueb faqen zyrtare www.tigo.mk, në çdo filialë të Tigo.mk ose në numrin e telefonit 13 700.
Ku të shkosh për para këtë verë? FIKSNO në Tigo!