U tërhoqën fituesit e shpërblimeve të lojës shpërblyese “Merr kredi, rrëmbeje shpërblimin”

Më 4 gusht të vitit 2021, në selinë e Tigo Fajnans, u tërhoqën fituesit e shpërblimeve të lojës shpërblyese “Merr kredi, rrëmbeje shpërblimin”. Tërheqja automatike nga baza e të dhënave të pjesëmarrësve të lojës shpërblyese u emitua drejtpërdrejt në faqen e Fejsbukut të Tigo-s, dhe për rregullshmërinë e gjithë procesit përgjegjës ishte një komision tre anëtarësh.

Të drejtë pjesëmarrjeje në lojën shpërblyese kishin të gjithë klientët e Tigo Fajnans të cilët në periudhën nga 3 qershori deri më 31 korrik të vitit 2021 kanë lidhur Kontratë të limitit kreditor ose aneks të një Kontrate ekzistuese të limitit kreditor me Tigo-n dhe të cilët kanë kërkuar dhe të cilëve u është miratuar pagesa e një sasie të caktuar të kredisë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për një kredi me shlyerje të njëhershme ose të shumëfishtë, në suazat e limitit kreditor të miratuar.

U ndanë 10 shpërblime të vlefshme, dhe fituesit u tërhoqën me numrin e tyre AG të Kontratës dhe emrin.

Fituesit e tërhequr të shpërblimeve janë:

Nr.

Shpërblimi

Numri AG i Kontratës

Emri

1.        

Orë smart Huawei SmartWatch GT 2e

7332351

Ace

2.        

Orë smart Huawei SmartWatch GT 2e

7925714

Kiril

3.        

Orë smart Huawei SmartWatch GT 2e

8800679

Frusinka

4.        

Orë smart Huawei SmartWatch GT 2e

7772276

Zejnube

5.        

Trotinet elektrik HAMACHI ET 800

4438161

Josiv

6.        

Trotinet elektrik HAMACHI ET 800

7724124

Nazmi

7.        

Trotinet elektrik HAMACHI ET 800

9268961

Mlladenka

8.        

Laptop Notebook Asus VivoBook

9901889

Aleksandar

9.        

Laptop Notebook Asus VivoBook

0960310

Igor

10.    

Telefon celular iPhone 12

1494725

Mlladen

 

Fituesit e shpërblimeve mund t’i marrin shpërblimet në selinë e Tigo-s që gjendet në Rr. “Aminta i Tretë” nr. 37/1/kati 1, Qendër – Shkup, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten në periudhën nga 09 deri më 13 gusht të vitit 2021, nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Urime për të gjithë fituesit!

Related articles

Kthehu