Tradita dhe bestytni për Ditën e Shën Valentinit - të ndërthurura nga dashuria për dashurinë

Periudha më e madhe e blerjeve të vitit ka mbaruar dhe është koha të përgatitemi për të renë - Ditën e Shën Valentinit. Kjo është dita kur festohet dashuria, një ditë kushtuar bashkimit dhe partneritetit.
E ndiejmë atmosferën e dashurisë kudo rreth nesh. Partnerët ndajnë butësi dhe përpiqen në një mënyrë të veçant t'u tregojnë vëmendje partnerëve të tyre dhe vendin e veçantë që ata/ato kanë në jetën e tyre. A keni tashmë një ide se si do ta festoni Ditën e Shën Valentinit këtë vit? Çfarë surprize keni përgatitur për partnerin tuaj? Shumë pyetje dhe shumë aktivitete të spërkatura me dashuri dhe romancë, dhe të gjitha me qëllimin e vetëm - ta bëjmë të dashurin tonë të buzëqeshë. Dhe para se të gjitha të kalojmë te festimi i këtij 14 shkurti (ose ta përdorim si justifikim për të ngrënë ton çokollatë), vendosëm të ndajmë me ju disa mite, fakte dhe tradita rreth Ditës së Shën Valentinit.
Mitet rreth Ditës së Shën Valentinit
Miti i parë lidhet me priftin e guximshëm Valentin, i cili, pavarësisht ndalimit perandorak të martesës nga Perandori Klaudi, martoi ilegalisht shumë çifte.
Asocimi për dashurinë është sigurisht Kupidi, figura e të cilit lidhet me Ditën e Shën Valentinit më vonë në shekullin e 19-të. Origjina e tij çon te perëndia greke e dashurisë, Erosi, i cili në fakt ka qenë një burrë i bukur dhe i pavdekshëm, me një fuqi të tmerrshme për t'i bërë njerëzit të bien në dashuri. Në karta, figura e Kupidit përshkruhet me një hark dhe shigjetë.
Ajo që është interesante në lidhje me origjinën e kësaj feste është se faktet datojnë që nga fundi i shekullit të 5-të:
Fakte rreth Ditës së Shën Valentinit
Zyrtarisht, data 14 shkurt u shpall "Dita e Shën Valentinit" në fund të shekullit të 5-të, ndërsa në Mesjetë lidhet me dashurinë dhe romancën.
Simbolika e trëndafilave të kuq është një shprehje e dashurisë së thellë. Dhurimi i luleve, ose i njohur edhe si dhurimi i trëndafilave të kuq, është bërë popullore si një trend në Evropë.
Kutia e parë me çokollata në formë zemre u prezantua në vitin 1861. Sot, shitjet arrijnë në më shumë se 36 milionë kuti me çokollata në formë zemre.
Dita e të dashuruarve është ndoshta dita më romantike për ta bërë pyetjen e jetës. Pothuajse 6 milionë çifte fejohen në Ditën e Shën Valentinit.
Dhe tani vjen pyetja kryesore (nëse, sigurisht, i përkisni kategorisë që dëshiron t'u tregojë vëmendje të dashurve të tyre): Çfarë t'i dhuroj të dashurit/ës tim/e për Ditën e Shën Valentinit? Mos u shqetësoni, ne kemi përgatitur disa sugjerime që mund t'i shikoni këtu!
Dhe nëse keni nevojë për ide shtesë, ose dëshironi të mësoni më shumë rreth asaj se si festohet Dita e Shën Valentinit në vende të ndryshme anembanë botës, patjetër lexoni më poshtë!
Vende të ndryshme në botë kanë tradita të ndryshme festimi. Natyra unike e traditave në të gjithë botën në fakt i shton rëndësinë kësaj dite. Në një përpjekje për të kapur se si festohet Dita e Shën Valentinit, kemi vendosur t'ju paraqesim shkurtimisht disa vende dhe mënyrën e tyre të festimit.
Kartolina për Ditën e Shën Valentinit – Franca
Dërgimi i një kartoline është një nga mënyrat më të zakonshme për të festuar Shën Valentinin në Francë. Kjo traditë ka filluar që në vitin e largët 1415, kur Duka i Orleans-it, Çarls, ka qenë i burgosur në Kullën e Londrës dhe nga aty i dërgonte letra dashurie gruas së tij.
Italia – Çokollata dhe darka romantike
Sipas një tradite të vjetër italiane, në Ditën e Shën Valentinit, vajzat e reja duhet të zgjohen para agimit dhe burri i parë që shohin atë ditë është njeriu me të cilin do të martohen gjatë vitit (ose që burri i tyre i ardhshëm do t’i ngjajë atij njeriu).
Sot, italianët e festojnë pak më ndryshe. Një mënyrë tipike për të festuar këtë ditë është shkëmbimi i dhuratave dhe shkuarja në darka romantike. Dhurata më e njohur që jepet për Ditën e të Dashuruarve në Itali është kutia Baci Perugina me lajthi të vogla të mbuluara me çokollatë, të mbështjella me ambalazhe romantike.
Ceremoni martesore masive – Filipinet
Festimet e Ditës së të Dashuruarve në Filipine janë të ngjashme me ato në vendet perëndimore. Një praktikë e zakonshme dhe shumë e njohur për këtë ditë janë ceremonitë martesore masive. Gjatë tërë javës së dashurisë, qindra çifte mblidhen në hapësira publike për t’u martuar ose për të rinovuar betimet e tyre martesore.
Meksika – Dashuri dhe miqësi
Ndërkohë që në shumë vende të botës kjo ditë u dedikohet vetëm të dashuruarve, në Meksikë dhe disa pjesë të tjera të Amerikës Latine ajo festohet si Día del Amor y la Amistad – Dita e Dashurisë dhe Miqësisë. Përveç shkëmbimit të zakonshëm të luleve dhe çokollatave midis çifteve, theksi vendoset në shprehjen e mirënjohjes për miqtë. Festa përfshin edhe forma jo-romantike të dashurisë, siç është dërgimi i kartolinave për miqtë.
Japonia – Cilësia e çokollatës tregon ndjenjat
Në Japoni, është zakon që vetëm gratë t’u japin ëmbëlsira burrave në jetën e tyre, dhe cilësia e çokollatës tregon ndjenjat e tyre të vërteta. Burrat e kthejnë këtë gjest më vonë, një muaj më pas, më 14 mars.
Pavarësisht si vendosni ta festoni këtë ditë, më e rëndësishmja është të jeni të dashuruar.
Ndani një moment me partnerin tuaj dhe shprehni dashurinë të paktën një herë gjatë ditës. Le të jetë dashuria motivimi juaj për një jetë më të bukur.
Ne jemi këtu për t’ju frymëzuar dhe, sigurisht, për t’ju ndihmuar të kaloni më lehtë ato periudha kur mund t’ju nevojiten mjete shtesë për të gjetur dhuratën perfekte që do ta bëjë këtë ditë edhe më të veçantë për ju dhe të dashurit tuaj.
Aplikoni këtu ose në degën më të afërt të Tigo-s tani dhe merrni miratimin për kredi për vetëm 30 sekonda.
Sot dhe çdo ditë në vazhdim, kredia e parë nga Tigo është FALAS.
Festojeni dashurinë gjatë gjithë javës – ose edhe më mirë, gjatë gjithë vitit.
Македонски
Shqip