Tigo Fajnans mori certifikatën Excellent SME Macedonia për punën e sigurt afariste

Shoqata Financiare Tigo Fajnans u bë Kompania e parë Fintek që mori certifikatën elektronike “Excellent SME MACEDONIA”, e cila konfirmon performanset e suksesshme të biznesit të kompanive të vogla dhe të mesme të tregut.

Këtë certifikatë e jep Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, dhe qëllimi i saj kryesor është promovimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend, sigurimin dhe sigurinë e tyre si kompani që kultivojnë praktika të mira të biznesit dhe rritjen e transparencës së tregut. Vula e Excellent SME të cilën kompanitë e marrin duke u pajisur me certifikatën, u jep një siguri shtesë klientëve dhe partnerëve të tyre afaristë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve me një kompani të caktuar, për shkak se konfirmon kredibilitetin e tyre.

“Jemi jashtëzakonisht krenarë që ne si kompani e cila mori rolin e pionierit në rritjen e qasshmërisë në sektorin financiar jo bankar për qytetarët dhe e cila me sukses po punon në tregun vendor më shumë se 3 vjet, u pajisëm me certifikatën e cila korrespondon me direktivat evropiane. Tigo Fajnans është një kreditor i përgjegjshëm, i përkushtuar në realizimin e bashkëpunimeve afatgjate, dhe Excellent SME MACEDONIA është një vërtetim shtesë i këtyre angazhimeve, të cilat janë themeli i punës sonë”, deklaroi Drejtori Ekzekutiv i Tigo Fajnans, Filip Dimitrovski.

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut këtë certifikatë e jep në bashkëpunim me Agjencinë ndërkombëtare me renome për rejtingun kreditor COFACE nga Kroacia, e cila u mundëson partnerëve lokalë dhe ndërkombëtarë të biznesit për të verifikuar ekzistimin e kompanisë, të dhënave si dhe bonitetin e saj. Vlefshmëria e certifikatës është me kohëzgjatje prej një viti, dhe përveç në vendin tonë, Excellent SME jepet edhe në gjashtë shtete të tjera, ndër të cilat Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Sllovenia, Hungaria dhe Rumania.

Qëllimi kryesor i certifikatës “Excellent SME MACEDONIA” është të forcojë besimin e klientëve dhe partnerëve ndaj kompanive, si dhe të ndihmojë në ndërtimin e një reputacioni pozitiv të kompanive që janë pjesë e tregut global. Baza për certifikimin e kompanive me Excellent SME është një raport i rregullt kreditor dhe një monitorim në vazhdimësi i të dhënave financiare. Analizat e para dhe procedura e evalvimit, të bëra sipas metodologjisë së Shtëpisë Botërore të Bonitetit COFACE, kanë vlerësuar punën e Tigo Fajnans me një vlerësim mbi mesataren. Besojmë fuqishëm që mbështetja të cilën Oda Ekonomike ua jep ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend është kyç për afirmimin e tyre si kompani të sigurta, me praktika të mira të biznesit.” deklaroi Valentina Cvetkovska, këshilltare e pavarur e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe, të gjitha kompanitë e certifikuara me Excellent SME, marrin një vulë të cilësisë në ueb-faqen e tyre zyrtare, teknologjia “а SafeSigned™” parandalon keqpërdorimin e saj dhe në këtë mënyrë garantohet autenticiteti  i certifikatës. Për më tepër, kjo teknologji e cila është një inovacion global në fushën e internetit të sigurt, mundëson që klienti të jetë i sigurt në saktësinë dhe sigurinë e saj, gjë që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në besimin të cilin klientët dhe partnerët e kanë për kompaninë.

Më shumë informacione për Excellent SME MACEDONIA janë në dispozicion në këtë link>>>

Tigo Fajnans është anëtar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe pjesë e strukturave udhëheqëse të Grupit të Shoqatave Financiare dhe i Shoqatës së Organizatave Financiare në kuadër të Odës. Në shërbimet e Tigo Fajnans klientët mund të kenë qasje thjesht onlajn në www. tigo.mk, në ndonjë nga filialet e Tigos anekënd vendit ose të informohen duke thirrur në Qendrën e Kontaktit 13 700. Aplikimi për kredi është i shpejtë, i lehtë dhe i thjeshtë, ose përgjigjja për aplikacionin merret për vetëm 30 sekonda, ndërsa pagesa në para në dorë kryhet për vetëm 10 minuta, vetëm me letërnjoftim dhe pa garantues.

Related articles

Kthehu