SI TË PËRGATITENI PËR FESTAT?

Festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve janë një kohë e vitit kushtuar njerëzve tanë të dashur që kanë rëndësi për ne dhe që duam t'i bëjmë të lumtur. Momentet e çmuara të gëzimit në rrethin e familjes dhe miqve janë një mundësi për të shprehur mirënjohje ndaj të dashurve tanë për kohën dhe dashurinë që ndajmë. Magjia festive e mesazheve të bukura të ndërsjella, planet për të ardhmen, ndarja e lumturisë, në fakt krijojnë atë ngrohtësi dhe bukuri të veçantë të festave.
Përveç kohës dhe vëmendjes që mund dhe duhet t'u japim të dashurve tanë, festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve janë një kohë dhurimi, kështu që do të ishte mirë t'i bënim të lumtur me një dhuratë të veçantë.
Për shumë njerëz, ky muaj dhuratash mund të jetë stresues dhe ta përjetojnë atë si presion financiar, veçanërisht midis zgjedhjes dhe blerjes së dhuratave, udhëtimit për të parë familjet nga njëra anë, dhe rritjes së kostos së jetesës, faturave të larta shtëpiake nga ana tjetër.
Por nuk duhet të jetë kështu! Me një buxhet të planifikuar mirë, të gjithë mund të jemi ende të lumtur dhe sigurisht bujarë.
A doni ta bëni vitin 2023 vitin tuaj më të mirë financiar deri më tani?
Ne ndajmë me ju disa strategji se si të organizoheni më mirë përpara festave dhe të jeni të lumtur dhe të kënaqur.
Së pari, rishikoni buxhetin tuaj.
Për shkak të gjendjes së përgjithshme të ekonomisë, kostos së rritur të jetesës, gjëja e parë dhe më e rëndësishme që duhet të bëni është të rishikoni buxhetin tuaj dhe të bëni disa rregullime të përgjithshme, sepse buxheti që keni pasur për disa muaj ose vite më parë nuk është më i përshtatshëm për situatën aktuale. Për fillim zgjidhni se cilat shpenzime mund të anuloni ose zvogëloni. Ndonjëherë u jepet përparësi gjërave të caktuara që sjellin shpenzime, por që nuk i përdorni në mënyrë aktive ose nuk keni nevojë tani. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të rialokoni fondet për një detyrim tjetër.
Nëse nuk keni bërë ende një buxhet, tani është koha e përsosur për ta bërë atë, për t'ju ndihmuar të qëndroni në rrugën e duhur me të gjitha shpenzimet tuaja këtë muaj, dhe në të njëjtën kohë, mundësia për të krijuar një buxhet dhe sukses financiar për vitin e ardhshëm!
Kufizoni Shpenzimet e Festave
Para se të shkoni për blerje të shumta për festat, merrni pak kohë për t'u ulur dhe për të rishikuar buxhetin tuaj aktual, të ardhurat dhe shpenzimet aktuale, si dhe qëllimet tuaja financiare për vitin, për të përcaktuar se sa mund të përballoni të shpenzoni për blerjet e festave, ndërkohë që ndiheni rehat dhe të relaksuar. Shkruani atë shumë dhe premtojini vetes se ky është limiti juaj dhe se do të përmbaheni nga blerjet impulsive që mund t'ju çojnë përtej atij limiti.
Ne e dimë që bërja e listave mund të jetë pak e lodhshme, por ky proces mund t'ju ndihmojë vërtet të qëndroni brenda buxhetit dhe është sigurisht një mënyrë e sigurt për të kufizuar shpenzimet tuaja të festave për sa i përket numrit të personave për të cilët planifikoni të blini dhurata, si dhe një kujtesë për të kujtuar të blini gjithçka që ju nevojitet. Sigurisht, dhuratat më të mira janë ato që mbrojnë mirëqenien tuaj financiare dhe mendore. Prandaj, nëse keni nevojë për financa shtesë, mund të përdorni opsionin më fleksibël dhe unik Tigo Premium, i cili është i disponueshëm vetëm në Tigo. Konkretisht, me opsionin Tigo Premium, detyrimet mujore për klientin përbëhen vetëm nga kostot mujore të kredisë, ndërsa principalin e shlyen klienti me detyrimin e fundit mujor, pra pas 6 ose 12 muajsh, varësisht nga ajo që ai zgjedh.
Pra, ky opsion ju lejon të shlyeni shumën e kredisë që keni marrë jo në 1, 2, 3, 4 muaj - por në 6 ose 12 muaj. Sipas dëshirës!
Oferta është në dispozicion për të gjithë klientët e rinj dhe ekzistues të Tigo-s.
Epo, tani që jemi gati, blerjet mund të fillojnë menjëherë.
Македонски
Shqip