Si të kurseni para dhe t’i planifikoni financat tuaja personale

Buxheti personal ka rëndësi jetësore në çdo kohë. Megjithatë, është veçanërisht i rëndësishëm tani, kur në ekonominë botërore po vërehen shenja stanjacioni, inflacion të shpejtë dhe rritje të çmimeve të energjisë. Një buxhet i menduar mirë me shpenzime të parashikueshme do t'ju ndihmojë të kapërceni vështirësitë financiare dhe të ruani mirëqenien ekonomike.
Lexoni më tej për të mësuar parimet dhe rregullat themelore që do t'ju ndihmojnë të planifikoni financat dhe shpenzimet tuaja më me sukses.
Vendosni qëllimin tuaj
Një qëllim i përcaktuar qartë dhe një afat kohor i përcaktuar saktësisht do të jenë si një premtim për veten tuaj, të cilat do t'ju ndihmojë të përcaktoni saktësisht se sa do të duhet të ndryshojnë shprehit tuaja të shpenzimeve për të arritur të njëjtin qëllim.
Krijimi i shprehisë
Një shprehi zakonisht formohet në dy muaj. Gjatë kësaj kohe, duhet t'i kushtoni vëmendje të veçantë disiplinës në aspektin e shpenzimeve. Mundohuni të jetoni ekonomikisht dhe të mos bini pre e blerjeve impulsive. Pas rreth 60 ditësh, do të vini re se mosshpenzimi i parave bëhet më i lehtë sesa shpenzimi!
Ndiqmi shpenzimet tuaja
Ndjekja e rregullt e të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja është çelësi për një menaxhim më të mirë të financave tuaja. Së pari, rishikoni shpenzimet tuaja të rregullta dhe jo të rregullta për të parë se ku mund të kurseni. Përdorni një tabelë në Excel ose një aplikacion për të ndjekur lehtësisht shpenzimet tuaja sipas kategorisë, siç janë ushqimi, shërbimet, arsimi, transporti dhe më shumë. Kjo do t'ju ndihmojë të optimizoni shpenzimet tuaja dhe të krijoni zakone kursimi.
Mbuloni shpenzimet tuaja themelore
Shpenzimet themelore përfshijnë detyrime të rregullta siç janë shpenzimet e strehimit ose të shtëpisë dhe detyrime financiare, siç janë kreditë bankare, të cilat nuk duhet shtyrë. Ushqimi gjithashtu mund të jetë pjesë e shpenzimeve tuaja themelore, ku duke planifikuar me kujdes blerjet tuaja mund të zgjidhni alternativa më të lira dhe të kurseni.
Shpenzoni më pak për mallra dytësore
Rregulli i mëparshëm na çon te rregulli tjetër - shpenzoni më pak për artikuj që nuk janë të nevojshëm për një jetë të rehatshme. Nëse doni të kurseni para, nuk keni nevojë për këpucët më të shtrenjta ose një çantë dore firmato. Mundohuni të balanconi cilësinë, markën dhe çmimin, duke vendosur funksionalitetin në radhë të parë.
Përballuni me inflacionin dhe stilin e jetës
Shpesh, nëse të ardhurat e dikujt rriten, ambiciet e tij të shpenzimeve rriten gjithashtu. Në një rast të tillë, ekziston rreziku i hyrjes në një të ashtuquajtur "garë vetjake" ku filloni të fitoni më shumë, filloni të shpenzoni më shumë, nevojat dhe detyrimet tuaja financiare rriten, gjë që ju detyron të punoni edhe më shumë për të fituar më shumë e kështu me radhë. Prandaj, vazhdoni t’i përdorni paratë tuaja me mençuri, duke ruajtur shprehin e kursimit.
Mos merrni vendime të nxituara në lidhje me kredinë
Nëse keni arritur të stabilizoni të ardhurat tuaja dhe të kurseni rregullisht, vlerësoni me kujdes nëse kredia është vërtet e nevojshme ose nëse mund të kurseni mjaftueshëm para për të bërë një blerje pa kredi. Mos u nxitoni të merrni detyrime krediti dhe mos u detyroni gjithmonë të përdorni shumën maksimale që ju ofrohet. Nëse prapë vendosni të merrni një kredi, shqyrtoni me kujdes ofertat nga institucione të ndryshme, duke marrë parasysh normat e interesit dhe kostot shtesë, për të zgjedhur opsionin më të favorshëm.
Kursime të rregullta dhe bazë sigurie
Mos harroni të kurseni të paktën 10-20% të të ardhurave tuaja neto ose të krijoni një bazë sigurie prej 3-6 pagash mujore. Kjo do t'ju ndihmojë të jeni të përgatitur nëse përballeni me një shpenzim të papritur ose humbni punën tuaj, pa pasur nevojë të hyni në borxhe. Këshillohet të kurseni në një llogari kursimi të veçantë, pa bërë tërheqje ditore. Nëse vendosni të mbani para në dorë, kushtojini vëmendje sigurisë së vendit ku i ruani paratë tuaja.
Македонски
Shqip