Sa buxhet ju nevojitet për pushimet dimërore?



Pushimi dimëror në Maqedoni është një zgjedhje kryesore për familje të panumërta gjatë muajve të dimrit.
 

Ajri i pastër dhe ushtrimet në natyrë me të dashurit tuaj ofrojnë një mënyrë të veçantë për t'u argëtuar. Shumë faktorë ndikojnë në krijimin e një buxheti për pushime dimërore, dhe me të edhe ndryshimi në zgjedhjen e periudhës dhe vendit ku do të kaloni pushimet tuaja. Nëse po shkoni me pushime dimërore për herë të parë pas disa vitesh, ndoshta po pyesni veten se sa para do t'ju duhen për të përfituar sa më shumë nga pushimet tuaja. 

 

Llogaritja e çmimit të saktë të nevojshëm për pushime dimërore mund të jetë e vështirë, kështu që Tigo.mk ka vendosur t'ju ndihmojë të bëni një listë reale të të gjitha shpenzimeve që prisni gjatë pushimeve, në mënyrë që të mos e tejkaloni buxhetin tuaj të pushimeve dimërore me disa këshilla të dobishme. 

 

Për ta thjeshtuar procesin dhe në interes të kohës suaj, Tigo.mk ka bërë një listë shpenzimesh me theks të veçantë në çmimet e transportit, vendndodhjen dhe kostot e skijimit, të cilat do t'ju japin një pasqyrë të plotë dhe do t’i menaxhoni paratë tuaja me mençuri gjatë udhëtimit dhe uljes së kostove. 

5 MËNYRA PËR TË MENAXHUAR PARATË TUAJA NË MËNYRË RACIONALE 

Akomodimi 

Filloni me pyetjen - Ku do të qëndrojmë? A do të zgjidhni akomodim në hotel dhe ushqim të plotë apo preferoni akomodim privat? Sidoqoftë, kjo pikë përfaqëson një pjesë të fortë të pushimeve tuaja dimërore, prandaj mendoni me kujdes. Ja disa ide për akomodimin. 

Transporti 

Arritja në qendrën e skijimit është shpesh një shpenzim që anashkalohet ose nënvlerësohet në buxhetin e pushimeve dimërore. Mund të keni gjetur një ofertë të mirë me çmime të ulëta për biletat e teleferikëve, por sa do t'ju kushtojë të arrini në destinacionin e zgjedhur? Sipas llogaritjeve të Tigo.mk, çmimi mesatar për transportin me makinën tuaj është rreth 50-80 euro në dy drejtime. . 

Shpenzimet 

Pika më e madhe në bilancin e pushimeve dimërore, nëse skijoni sigurisht, është skijimi. Skiatorët me përvojë e dinë tashmë se është më mirë të keni pajisje të reja skijimi. Pra, nëse vendosni të blini pajisje të reja skijimi, kostoja do të ishte rreth 500 euro. 

Nëse ende po mësoni të skijoni, zgjedhja juaj ndoshta do të jetë të merrni me qira pajisje skijimi dhe, sigurisht, mësime skijimi. Shumica e vendpushimeve të skijimit i ofrojnë këto gjëra në një paketë, me një zbritje të favorshme. Por, mund t'ju duhen vetëm një ose dy gjëra, dhe jo e gjithë paketa, kështu që ne do t'i rendisim çmimet e tyre veçmas.  

Për të marrë me qira një komplet pajisjesh skijimi për 7 ditë, kostoja e pritur do të ishte nga 60 deri në 80 euro në ditë. Helmetat dhe shkopinjtë janë në dispozicion veçmas, varësisht nga vendpushimi, dhe kushtojnë nga 10 deri në 20 euro në ditë. Që do të thotë se çmimi i qirasë do të ishte nga 70 deri në 100 euro për person.  

 Pa bileta për teleferik, nuk ka  skijim. Sa mund të prisni të shpenzoni? 

Në varësi të faktit nëse zgjidhni një paketë nga hoteli ku po qëndroni (shërbime hoteli, restorante, aktivitete dhe evente për të gjithë familjen, karta skijimi për të gjithë periudhën), apo i menaxhoni vetë blerjet, çmimet ndryshojnë. Për shembull, nëse vendosni të zgjidhni një opsion akomodimi më ekskluziv, po flasim për një buxhet ditor prej 120 eurosh, dhe nëse vendosni të zgjidhni një variant "më modest" të akomodimit dhe shërbimeve, kjo kosto do të ishte nga 50 deri në 70 euro në ditë. Gjithmonë mbani mend se shumë nga qendrat e skijimit ofrojnë paketa speciale me çmime të zbritura, ski falas për fëmijë deri në 7 vjeç, bileta për fëmijë, adoleshentë, kështu që përpiquni të "zgjidhni" pikërisht ato që ju japin vlerë shtesë për paratë tuaja. 

Dhe kështu, arrijmë në vlerësimin përfundimtar prej afër 350 eurosh për person në ditë, duke përfshirë biletat, qiratë dhe akomodimin. 

Disa këshilla nga Tigo.mk se si të kurseni para gjatë pushimeve tuaja 

Përfitoni nga paketat e skijimit 

Sipas buxhetit që keni në dispozicion, gjithmonë synoni për të ashtuquajturat oferta "gjithëpërfshirëse" - d.m.th. oferta që përfshijnë çmimin e akomodimit, biletat e teleferikut, mësimet... 

Blini shërbimet si një paketë. Për shembull, disa oferta kanë një zbritje në qiranë e pajisjeve të skijimit dhe biletave të teleferikut. Të tjerë ju japin një zbritje për pagesë paraprake, për disa bileta ditore. Përfitoni nga këto paketa sepse ato do t'ju kursejnë para dhe kohë para se të hipni në teleferik në mëngjes. 

Përdorni faqet e rezervimit, planifikoni pushimet tuaja dimërore disa muaj më parë (për shembull, shtator dhe tetor) dhe mund të merrni deri në 50% zbritje nga çmimi përfundimtar. 

Mos lejoni që kostot t'ju dekurajojnë nga planifikimi i pushimeve tuaja dimërore këtë vit. Tigo.mk ka një zgjidhje se si të merrni mjetet që ju nevojiten, sepse kujtimet që do të krijoni gjatë pushimeve tuaja me familjen dhe miqtë tuaj do të zgjasin ghithë jetën. Nëse vendosni të aplikoni për një kredi nga 2,000 deri në 100,000 denarë, duhet të siguroni një kartë identiteti ose pasaportë, pa dokumentacion shtesë. Koha nga aplikimi deri te marrja e parave në dorë në Tigo matet në minuta dhe kredia e parë është plotësisht FALAS. Shlyerja e kredisë është deri në 30 ditë dhe me 0% interes, 0 denarë komision dhe 0% SHSHP. Ju ktheni aq sa merrni. Nëse vendosni të zgjidhni opsionin për shlyerje të shumëfishta deri në 24 muaj, shlyerja e parë është FALAS. Degët tona ndodhen në 29 lokacione në të gjithë vendin. Mos ngurroni të vizitoni cilëndo prej tyre, do të merrni përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja ose të telefononi në numrin e telefonit 13 700. 

Në fund të ditës, argëtimi mund të vazhdojë nëse vendosni të bëni sajë, e cila mbetet ende falas, njësoj si kredia falas e Tigo për të gjithë klientët e rinj. 

Related articles

Kthehu