Punonjësit e “Tigo Fajnans” dhuruan materiale shkollore për fëmijët e kategorive të prekshme

 

Fillimi i vitit shkollor është sinonim i ngazëllimit dhe i gëzimit fëmijëror për fillime të reja. Energjia pozitive është gjithkund, zhurma e fëmijëve kaplon rrugët, zilja e shkollës shënon fillime të reja. Megjithatë, ka fëmijë dhe familje që nuk janë në gjendje t’u gëzohen plotësisht fillimeve të reja, për shkak të vështirësive themelore ekzistenciale me të cilat përballen. 

Për të ndihmuar familjet e kategorive të prekshme sociale në kapërcimin më të lehtë të këtyre sfidave, punonjësit e kompanisë “Tigo Fajnans”, filluan një iniciativë për dhurimin e materialeve dhe pajisjeve shkollore, dhe u bashkuan me misionin humanitare të Shoqatës “Lubeznost”(“Mirësjellja”), me shpresë se donacionet e tyre do të ndihmojnë që fëmijët t’i gëzohen në mënyrë të barabartë kapitullit të tyre të ri arsimor.

“Do të jemi veçanërisht të kënaqur, nëse me angazhimin tonë modest, arrijmë t’i bëjmë fëmijët të buzëqeshin dhe i inkurajojmë ata të fillojnë me guxim udhëtimet e reja. Kolegët në “Tigo” nga i gjithë vendi, menjëherë mbështetën idenë dhe në mënyrë jo egoiste u bashkuan në këtë iniciativë, e cila me të vërtetë është mirënjohëse. Aktivitetet në këtë drejtim vazhdojnë edhe në të ardhmen, për shkak se kontributi ynë individual dhe kolektiv është detyrim yni ndaj komunitetit në të cilin veprojmë dhe jetojmë”, deklaroi Gordana Jovanovska e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në “Tigo Fajnans”.

Donacioni u realizua në partneritet me Shoqatën Civile “Lubeznost”, e cila në mënyrë aktive dhe të përkushtuar punon në sigurimin e mbështetjes për personat e kategorive të rrezikuara në pikëpamje sociale.

 

 

“Si shoqatë e cila në mënyrë të përditshme është në kontakt dhe punon me qytetarët që kanë nevojë për një mbështetje shtesë në kapërcimin e sfidave të përditshme jetësore, aktivitetet e këtilla të qytetarëve dhe kompanive janë me rëndësi të veçantë, për shkak se ato ndonjëherë nënkuptojnë gjithçka për përfituesit tanë. Prandaj, në emër të gjithë ekipit të “Lubeznost”, falënderojmë punonjësit e “Tigo Fajnans” për vetiniciativën e tyre që të përfshihen në aksionin tonë dhe kontributin e tyre që këta fëmijë në mënyrë të barabartë t’i gëzohen vitit shkollor”, deklaroi Toni Stankovski, Kryetar i Shoqatës Civile “Lubeznost”.

Donacionet e mbledhura të punonjësve të “Tigo”-s do t’u dorëzohen familjeve në fushëveprimin e Shoqatës “Lubeznost”.

 

 

Related articles

Kthehu