Po mendoni të rirregulloni banjën tuaj? Koha është për të shkuar në Tigo dhe Elektrometal!

Do ta pranojmë, të gjithë gjejmë paqe dhe qetësi në banjat tona në shtëpi. Në një mënyrë jetese stresuese, përmbushje të përgjegjësive dhe garë me kohën, sulm nga informacionet dhe lajmet nga burime të ndryshme, biseda të panumërta të dëshiruara dhe të padëshiruara gjatë ditës, është e mrekullueshme kur marrim kohë për veten, duke shijuar vaskën e mbushur me një banjë të butë aromatike ose duke bërë dush dhe duke rifreskuar trupin tonë.

Për më tepër, një banjë e rregulluar me stil, përfaqëson qershinë në tortë në hapësirën e bukur të jetesës, dhe hapësirën për qira ose shitje e bën shumë më atraktive dhe më konkurruese në tregun e pasurive të paluajtshme.

Pllakat, elementët, lavamani, çezmet, vaska ose dushi, ndriçimi, pasqyra dhe të gjithë elementët e tjerë shoqërues, formojnë individualisht përshtypjen e përgjithshme të pamjes së hapësirës, ​​dhe detajet e zgjedhura dhe të harmonizuara me kujdes janë vendimtare për ndjenjën që do të kemi.

Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të kemi një plan të qartë dhe të saktë se si duam të duket banja jonë e re, mjeshtër të aftë që do të realizojnë kërkesat tona, një përzgjedhje të gjerë të materialeve dhe elementeve që do të përfshijmë dhe natyrisht, mjetet financiare për realizimin e të gjitha ideve tona.

  • Për një plan të qartë Ju nevojitet një arkitekt i mirë ose një dizajnues i enterierit ose vetëm një fletë dhe një laps dhe disa fotografi të revistave për rregullimin e enterierit.
  • Për realizimin, Ju nevojiten rekomandime nga miqtë për mjeshtër të shkathtë të cilët e dinë punën.
  • Për zgjedhjen e materialeve dhe elementeve për banjën shkoni në Elektrometal, ku në një vend keni zgjedhje të mijëra produkteve të prodhuesve me renome, si sisteme dushi, lavamanë, çezme, vaska, dollapë tualeti, pllaka, gypa, elektrikë, ndriçim dhe të gjitha elementet tjera shoqëruese.
  • Kur bëhet fjalë për realizimin e gjithë planit nga aspekti i mjeteve financiare, veçanërisht për mungesën e tyre, Tigo.mk është shumë i gatshëm për t’ju ndihmuar! Aplikimi dhe marrja e kredisë nga 2.000 deri në 80.000 denarë është në dispozicion në filialet e Tigo-s në tre markete të Elektrometalit, edhe atë në Maxhari, Karposh 3 dhe Draçevë, si dhe në edhe 25 lokacione të tjera anembanë vendit, dhe natyrisht edhe onlajn në www.tigo.mk.

Kredia e parë Tigo me shlyerje të njëhershme dhe në kohën e duhur deri në 30 ditë është FALAS, gjegjësisht, sa merrni – aq do të ktheni. Përgjigjen e aplikimit të kredisë e merrni për vetëm disa sekonda, dhe pagesën në kesh për vetëm disa minuta. Gjithçka që Ju duhet është vetëm letërnjoftimi!

Lirisht vazhdoni realizimin e planit të pritur gjatë kohë për freskimin e banjës Suaj!

Related articles

Kthehu