Parket i ngritur dhe i dëmtuar në shtëpi? Çfarë tani?!

Do ta pranoni, dyshemeja është pikërisht ajo që i jep një bukuri të veçantë dhe plotëson pamjen e bukur të shtëpisë. Dyshemeja e bukur është një kënaqësi e vërtetë për sytë, por edhe për këmbët që shkelin në të. Mirëpo, çfarë nëse parketi i drunjtë dhe i vjetër dëmtohet nga lagështia, dhe kështu ngrihet duke bërë kodra të vogla të cilat jo vetëm që i prishin bukurinë hapësirës, por gjithashtu paraqesin rrezik potencial për t’u lënduar ju ose ndonjë i afërt i juaji.

Çfarë atëherë?! Është e nevojshme të reagohet menjëherë, por prej nga të fillojmë?!

Fillimisht, përcaktoni arsyen e dëmtimit dhe ngritjes së parketit. Zakonisht ngritja ndodh për shkak të depërtimit të një sasie të madhe të ujit në parket nga sipër ose nga poshtë. Duke hyrë në drurin, vëllimi i shiritave të drunjtë rritet, ato fryhen dhe ngrihen nga shtrati. Prandaj, në vetë fillimin, është e nevojshme të eliminoni arsyen e dëmtimit të tij gjegjësisht ta ndaloni ujin nëse akoma rrjedh dhe të jini të sigurt se plotësisht e keni riparuar burimin e rrjedhjes.

Pastaj, hiqni shiritat e drunjtë të dëmtuar dhe nënshtresën për të cilën ka qenë i ngjitur parketi dhe lëreni disa ditë plotësisht të thahet sipërfaqja e lagësht.

Si hap tjetër është zgjedhja e parketit, pra copëza që do të jenë më të ngjashme me shiritat tjerë të dëmtuar ose nëse është përfshirë dhe dëmtuar një sipërfaqe e madhe, atëherë duhet të zëvendësohet e gjithë sipërfaqja e dyshemesë! Në këtë mënyrë, përveç një parketi të ri mund të bëni zëvendësimin gjithashtu me parket laminat, duke i dhënë një freski plotësisht të re hapësirës.

Elektrometal është vendi ku keni një përzgjedhje të gjerë të mbulesave të dyshemesë, por edhe të gjithë materialit që ju nevojitet për montim. Lirisht mund të relaksoheni në zgjedhjen dhe blerjen e dyshemesë së re të shtëpisë për shkak se për çdo mangësi financiare këtu është Tigo, duke ofruar qasje deri në 80.000 denarë menjëherë! Në marketet e Elektrometal në Karposh 3, Maxhari dhe Draçevë keni mundësinë për të aplikuar për të një kredi të Tigo-s, vetëm me letërnjoftim dhe pa garantues. Epërsia shtesë është gjithashtu ajo se kredia e parë e Tigo-s me një shlyerje në kohë të duhur dhe të plotë të njëhershme deri në 30 ditë është me 0% kamatë, 0 denarë provizion dhe 0% SHSHP, gjegjësisht është plotësisht FALAS!

Jepjani sharmin dhe freskinë e dëshiruar shtëpisë suaj duke zëvendësuar dyshemenë e vjetër dhe të dëmtuar me një të re. Tigo dhe Elektrometal, si miq të shtëpisë dhe buxhetit, janë këtu për t’ju ndihmuar në realizimin e planit dhe krijimin e një hapësire më të bukur për jetesë!

Related articles

Kthehu