Njihuni me Ohrin magjik – pjesa 3, Teatri Antik

Kur jeni mysafir dhe qëndroni në Ohër, nuk mund të mos orientojeni mendërisht dhe emocionalisht drejt historisë, kulturës dhe artit, nuk mund dhe nuk duhet të kapërceni vendin ku mbahen koncerte të shumta sot. Amfiteatri Antik, vendi i historisë së largët, vendi i luftërave dhe artit, vendi i historisë dhe të tanishmes, sot magjeps me frymëzimin e tij përmes pamjes së tij të ruajtur historike dhe zbatueshmërisë së tij.

Anticki 1

Teatri Antik gjendet në portën lindore të Kodrës së Ohrit. Sipas burimeve, Amfiteatri është ndërtuar nga fundi i shekullit III ose fillimi i shekullit II para erës sonë, dhe nën ndikimin e helenizmit të vonshëm është ndërtuar në stilin e tij helenik. Teatri Antik është dedikuar për paraqitjen e shfaqjeve dramatike, muzikore dhe poetike para dashamirëve të artit, por edhe për ndriçim shpirtëror.

Teatri është ndërtuar sipas arkitekturës elegante greke të ndërtimeve të njohura greke të gurit të çdo lloji, me një dekorim të pasur arkitektonik, veçanërisht të ndërtesës së teatrit e cila ka qenë e dekoruar me friz të pllakave të basorelievit në të cilat kanë qenë të gdhendura skena të jetës së zotave të atëhershëm. Në dy pllaka të tilla mermeri, të cilat sot ruhen në Muzeun e Ohrit, është paraqitur zoti Dionis në shoqëri me Muzat.

Konsiderohet se, disa nga qytetarët e atëhershëm më të shquar, kanë blerë ulëse të veta në Teatrin, dhe për këtë dëshmojnë emrat Krisp dhe Topos, dashamirë të mëdhenj të artit teatror, emrat e të cilëve akoma qëndrojnë të gdhendur në blloqet e gurit të ulëseve.

Në epokën romake, në vitin 148 p.e.s. Teatri me siguri për një kohë relativisht të shkurtër është aftësuar për nevojat e mënyrës romake të jetesës dhe zbavitjes dhe artit të tyre. Objekti është rirregulluar në një hapësirë teatrore, por edhe në arenë për lufta gladiatorësh me ç’rast disa ulëse të radhëve të poshtme janë rrënuar dhe në vendin e tyre janë ndërtuar disa kafaze për kafshët, dhe lozha me ulëset e nderit ishte rrethuar me një mur mbrojtës. Më vonë, në zonën e sipërme, të jashtme është ndërtuar një “epiteatron”, kështu që kapaciteti i Teatrit është rritur në mënyrë të konsiderueshme deri në 5.000 shikues.

Anticki 4
Caption

Nuk do të na e zini për të madhe nëse hyjmë edhe pak në histori, për shkak se ky objekt meriton vëmendjen e plotë dhe një përshkrim ekzakt të kontekstit të tij historik.

Konsiderohet se me euforinë që ka ndodhur në fillim të shekullit IV të erës sonë, kur Shën Erazmo i Antiokisë, që konsiderohet si misionari i parë i krishterë që ka ardhur në Ohër, ka konvertuar në krishterim 25.000 njerëz, dhe në këtë mënyrë janë rrënuar të gjitha, sipas bindjes së atëhershme, objektet pagane në qytet. Me siguri në ato rrënime ka pësuar edhe Teatri, dhe materiali nga ulëset e tij dhe objektet e tjera më vonë janë përdorur për ndërtimin e bazilikave të krishterimit të hershëm dhe shumë objekte të tjera sakrale dhe profane.

Supozimet e para se në Lihnidën Antike (Ohri i sotëm) ka ekzistuar një teatër, i jep historiani rus i artit Nikodim Kondakov në fillimin e shekullit XX, dhe tanimë gjatë vitit 1935, kur janë kryer gërmimet e para arkeologjike, ato supozime janë konfirmuar dhe teatri është zbuluar pjesërisht. Më vonë, gjatë gërmimeve të kryera në periudhën e viteve 1959-1960 është përcaktuar vendndodhja e saktë dhe madhësia e Teatrit.

Anticki 6

Me gërmimet sistematike, të filluara në vitin 1977 dhe pas ndërprerjes prej gjashtë vjetësh të vazhduara në vitin 1984, janë konstatuar vendet ku gjenden hyrjet dhe ndërtesa e Teatrit, orkestra me ulëset e nderit dhe shtrirja e arenës, dhe janë zbuluar edhe nëntë radhë të ulëseve.

Më në fund, gjatë vitit 1999 ka filluar projekti për zbulimin e tij të plotë dhe vënien në funksion, dhe nga viti 2001 në skenën e hapësirës së hapur të rikonstruktuar të Teatrit Antik sërish, pas njëzetë shekujve, janë mbajtur shfaqje dramatike, shfaqje muzikore dhe manifestime të tjera të ndryshme.

Në skenën e hapësirës së hapur të rikonstruktuar të Teatrit Anik nga viti 2001, mbahet manifestimi tradicional ndërkombëtar “Vera e Ohrit”. Përveç Verës së Ohrit si një manifestim nderi, lokaliteti është nikoqir i interpretuesve të shumtë, si maqedonas, ashtu edhe të huaj.

Si një propozim magjik, për të cilin ju bindim se nuk do t’u vijë keq nëse e pranoni, është propozimi të shëtisni nëpër pjesën e vjetër të qytetit, të kaloni Shën Sofinë dhe të vazhdoni drejt Teatrit. Dhe kur do të ngjiteni deri aty, uluni lart në një nga ulëset e zbrazëta. Do të befasoheni nga mundësia e jashtëzakonshme për të ndjerë kronologjinë magjike, shpirtërore, kulturore dhe artistike të lokacionit, historinë, shpirtin luftarak dhe uniken e Ohrit magjik.

Bindja se para rreth 2000 vjetësh këtu është ulur dikush tjetër, aq i ngjashëm, dhe aq i ndryshëm nga ju, do t’ju nxitë të kthjelloni dëshirën për një moment në mënyrë magjike të gjendeni në amfiteatrin e plotë dhe të jeni të sigurt si ka qenë atëherë, dhe si është sot. Edhe atëherë kanë dëshmuar dhe janë kënaqur, edhe sot dëshmojmë dhe kënaqemi me ngjarjet e shumta kulturore dhe artistike.

FB post

Më shumë se e sigurt është se magjia historike, kulturore dhe shpirtërore e Ohrit vështirë se mund të përshkruhet në tre tekste, thjesht, është e nevojshme të jeni pjesë e ambientit.

Shpresojmë se jeni kënaqur me rishikimin magjik të njërit nga monumentet më të rëndësishme të qytetit të Ohrit, i përgatitur nga Klimentina. Nëse dëshironi të dini më shumë – Klimentinën mund ta gjeni pikërisht në Ohër, në Filialin e Tigos me vendndodhje në bul. Turistiçka 75 a – ndërtesa 1 (tek rrethrrotullimi, ndërtesa Peçijare).

Deri në serinë e ardhshme të momenteve magjike nga vendi ynë, mos harroni – për dëshirat Tuaja financiare nuk ka nevojë për magji. Këtu është Tigo.

Related articles

Kthehu