“Merr kredi, rrëmbeje shpërblimin!” lojë e re shpërblyese e Tigo Fajnans

Me secilën kredi të miratuar dhe të paguar nga Shoqëria Financiare “Tigo Finance” deri në mundësinë për 10 shpërblime atraktive, përfshirë iPhone 12 më të fundit

Në periudhën nga 03.06 deri më 31.07.2021, me çdo kredi të miratuar dhe të paguar, klientët e Shoqërisë Financiare “Tigo Fajnans”, marrin pjesë në lojën e re shpërblyese “Merr kredi, rrëmbeje shpërblimin” dhe bëhen fitues potencialë të njërit nga dhjetë shpërblimet e vlefshme.

Një iPhone 12, dy kompjuterë laptop, tre trotinete elektrike dhe katër orë smart janë shpërblimet atraktive që i presin pronarët e tyre. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë klientët e rinj dhe të serishëm, të cilët në periudhën derisa zgjat loja shpërblyese, do të aplikojnë për një kredi dhe të cilëve do t’u miratohet pagesa e shumës së dëshiruar. Çdo shumë prej 3.000 denarë e sasisë së përgjithshme të kreditit përfaqëson ”1 kupon”, prandaj, klienti në lojën shpërblyese merr pjesë me aq kuponë që janë përkatës me shumën e kredisë që i është miratuar dhe paguar. Për shembull, nëse klienti merr një shumë prej 9.000 denarësh, në lojën shpërblyese merr pjesë me tre kuponë, gjegjësisht, ka shanse tri herë më të mëdha për të fituar një shpërblim.

Tërheqja e fituesve do të kryhet më 04.08.2021 dhe do të emitohet drejtpërdrejt në faqen e Fejsbukut të Tigo-s.

Paralelisht me lojën shpërblyese, Tigo ofron një ofertë unike të tregut e cila u mundëson klientëve të marrin kredinë e tyre të parë të Tigo-s me shlyerje të njëhershme dhe në kohë të duhur deri në 30 ditë falas, d.m.th. pa kamatë, pa shpenzime ose provizione, gjegjësisht sa merr klienti, aq ka detyrim të kthejë. Së këtejmi, kredia e parë e Tigo-s përveç që është falas, siguron gjithashtu një mundësi potenciale për fitimin e njërit nga shpërblimet e vlefshme në kuadër të lojës shpërblyese “Merr kredi, rrëmbeje shpërblimin”.

Rregullat e pjesëmarrjes në lojën shpërblyese janë në dispozicion këtu>>>

Related articles

Kthehu