Me kërkesë të klientëve, Tigo Fajnans përsëri së bashku me banorët e Strugës, Shtipit, Velesit, Gostivarit, Kërçovës, Kavadarit, Çairit dhe Kisella Vodës

Pas zgjerimit të rrjetit të shitjes në Strugë, Shtip dhe Veles, gjatë shkurtit të vitit 2021, Tigo Fajnans ka vazhduar zgjerimin edhe me 5 filiale në Gostivar, Kërçovë, Kavadar dhe dy në Shkup deri në fund të prillit të vitit 2021. 

Me kërkesë të klientëve, gjatë muajit të fundit, Kompania hapi 3 filiale të reja, në Strugë në rr. “Proleterski Brigadi” nr. 37, në Shtip në rr. “Vanço Përqe” nr. 67 dhe në Veles në rr. “Mareshali Tito” nr. 32, dhe deri në fund të muajit prill, paralajmëron zgjerimin e rrjetit të tij të shitjes edhe në 5 vende të tjera, përkatësisht në Gostivar, Kërçovë, Kavadar dhe dy në Shkup. Me këtë zgjerim, shërbimet e Tigo Fajnans do të jenë në dispozicion në 17 filiale në të gjithë vendin.

Ky zgjerim, i cili do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2021, vjen si rezultat i kërkesës gjithnjë e në rritje të klientëve për qasje në shërbimet e Tigo Fajnans nëpërmjet pikave fizike në të gjithë vendin, gjë që nënkupton edhe punësime të reja. Për momentin Tigo Fajnans numëron gjithsej 76 të punësuar, dhe me zgjerimin dhe dinamikën aktuale besojnë se deri në fund të vitit do të arrijnë deri në 100 punonjës, me çka kompania është duke u bërë partner gjithnjë e më serioz i komuniteteve lokale aty ku ajo vepron.

Për më tepër, së bashku me zgjerimin e rrjetit të shitjeve, Tigo paralajmëroi dhe fushatën e tij të fundit “Më të shpejtë se stresi” si një përgjigje ndaj të gjitha situatave stresuese të shkaktuara nga arsye financiare. Me fushatën po komunikohet oferta aktuale tërheqëse e Tigos, përmes së cilës të gjithë klientët e rinj kanë mundësinë të aplikojnë për një kredi, pa interes dhe 0% shpenzime, respektivisht sa do të marrë klienti, aq do të ketë obligim të kthejë, me një shlyerje në kohën e duhur dhe në mënyrë të njëhershme prej 30 ditësh.

Shërbimet e Tigo Fajnans klientët mund thjesht t’i arrijnë edhe onlajn në www.tigo.mk ose të informohen duke u lajmëruar në qendrën e kontaktit në 13 700, dhe aplikimi është po aq i shpejtë si edhe në filiale, gjegjësisht përgjigje ndaj aplikimit merret për vetëm 30 sekonda, ndërsa pagesa në para të gatshme kryhet për vetëm 10 minuta, vetëm me letërnjoftim dhe pa garantues.   

Related articles

Kthehu