Informacion për klientët
Të dashur klientë,
Ju informojmë se, që nga 1 janari 2025, limiti maksimal për pagesat me para në dorë në një degë reduktohet në shumën prej 1,000 eurosh. Të gjitha pagesat që tejkalojnë këtë shumë duhet të bëhen përmes një llogarie pagese.
Në përputhje me nenin 204 të Ligjit për Parandalimin e Larjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit, limiti për pagesat me para në dorë aktualisht është vendosur në shumën prej 2,000 eurosh ose më shumë në ekuivalentin e denarit në formën e një ose më shumë transaksioneve të lidhura qartë, të cilat nuk kryhen përmes një banke, banke kursimi ose përmes një llogarie në një institucion tjetër që ofron shërbime pagese dhe duke filluar nga 01.01.2025 reduktohet në shumën prej 1,000 eurosh.
Për më shumë informata, ju lutemi na kontaktoni në 13 700 ose në degën më të afërt të Tigo.mk.
Македонски
Shqip