Filiale e re e Tigo-s në “Point Retail Park” në Çair dhe një paralajmërim i zgjerimit të mëtejshëm të rrjetit të shitjes

_DSF5929
Caption

Në prani të komunitetit lokal, punonjësve dhe klientëve, Tigo Fajnans hapi filialin e tij më të fundit në parkun e shitjes me pakicë “Point Retail Park” në Komunën e Çairit. Me këtë filiale, Kompania me sukses rrumbullakoi procesin e ekspansionit në gjysmën e parë të vitit, duke hapur 14 filiale në të gjithë vendin. Hapja e filialit në “Retail Point Park”, si dhe filialet tjera të hapura gjatë periudhës së kaluar, vjen si rezultat i kërkesës gjithnjë e më të madhe të klientëve për qasshmëri në shërbimet e Tigo-s, por edhe si rezultat i përpjekjeve dhe përkushtimit të Kompanisë për të përmbushur nevojat e qytetarëve për qasje në financa në të gjitha kanalet që ata i preferojnë.

Në fakt, në kuadër të planit të ekspansionit për gjashtë muajt e parë të vitit 2021, Tigo hapi filiale në të gjithë vendin, në Strugë, Shtip, Veles, Gostivar, Kërçovë, Kavadar, Sveti Nikole dhe Radovish, gjashtë në Shkup – Bit Pazar, Çair, Kisella Vodë, si dhe filialet në marketet e Elektrometalit në Maxhari, Karposh dhe Draçevë, në kuadër të bashkëpunimit të partneritetit, duke rritur gjithashtu numrin e punësimeve të reja, dhe edhe njëherë duke konfirmuar përcaktimin e vet strategjik të jetë një partner serioz dhe i përkushtuar i komuniteteve lokale në të cilat vepron.

“Me të vërtetë jemi të lumtur që përsëri patëm sukses për të përmbushur kërkesat e klientëve tanë dhe me krenari mund të them se përmbushëm premtimin që e parashtruam në fillim të vitit dhe me sukses rrumbullakuam procesin e ekspansionit që e planifikuam në gjysmën e parë të këtij viti 2021. Ekspansioni vazhdon me intensitet të barabartë edhe në periudhën e ardhshme, duke filluar që nga java e ardhshme duke hapur filialin e dytë me radhë në Tetovë. Me këtë, tregojmë se Tigo ka ambicie të qarta deri në fund të vitit të arrijë shpërndarjen më të madhe me pika fizike anekënd vendit, përmes së cilave do të përmbushim edhe më drejtpërdrejtë nevojat e qytetarëve”, deklaroi Filip Dimitrovski, drejtor ekzekutiv i Tigo Fajnans.

Për përkushtimin ndaj nevojave të klientëve dhe tejkalimin e pritjeve të tyre, flet gjithashtu oferta unike për një kredi të parë falas me shlyerje të njëhershme në 30 ditë për klientët e rinj, që do të thotë, klientët do të kthejnë shumën e njëjtë që e kanë marrë – pa asnjë shpenzim, provizion ose kamatë.

Paralelisht me këtë, deri më 31 korrik të vitit 2021, të gjithë klientët që do të marrin kredi, bëhen fitues potencialë të njërit prej 10 shpërblimeve të vlefshme – 1x IPhone 12, 2x kompjuterë laptop, 3x trotinete elektrike ose 4x orë të mençura.

Përveç filialeve në gjithë vendin, klientët mund të kenë qasje në shërbimet e Tigo-s thjeshtë edhe onlajn në www.tigo.mk ose të informohen duke u lajmëruar në qendrën e kontaktit 13700, dhe aplikimi është njëlloj i shpejtë sikur edhe në filialet. Klienti merr përgjigje të aplikimit për vetëm 30 sekonda, ndërsa pagesa në kesh kryhet vetëm për 10 minuta, vetëm me letërnjoftim dhe pa garantues.

Related articles

Kthehu