Deklaratë e një bartësi të funksionit publik

Duke nënshkruar/pranuar këtë Deklaratë nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale,deklaroj se:

Nuk jam mbajtës i funksionit publik, sipas dispozitave të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 151/22 dhe 208/24).

Jam mbajtës i funksionit publik, sipas dispozitave të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 151/22 dhe 208/24).

*Nëse subjekti është mbajtës i funksionit publik, merren masa shtesë të analizës, sipas ligjit, dhe për këtë arsye kërkesa për kredi duhet të paraqitet personalisht në një nga filialet e shoqërisë financiare. Për qëllimet e kësaj Deklarate, jam i njohur me të gjitha përkufizimet që janë përfshirë sipas Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

"Mbajtës të funksioneve publike" janë:

a. individë të cilëve u është ose iu është besuar një funksion publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose në një shtet tjetër, si:

- presidentë të shtetit dhe qeverisë, ministra dhe zëvendësministra ose ndihmësministra,

- përfaqësues të zgjedhur në pushtetin legjislativ,

- gjykatës të gjykatave të larta ose kushtetuese ose mbajtës të funksioneve të tjera të larta gjyqësore, kundër vendimeve të të cilëve, përveç rasteve të jashtëzakonshme, nuk mund të përdoren mjete juridike,

- anëtarë të organeve të menaxhimit të organeve mbikëqyrëse dhe rregullatore dhe agjencive, institucioneve shtetërore të auditimit dhe anëtarë të këshillit të bankës qendrore,

- ambasadorë,

- oficerë të rangut të lartë në forcat e armatosura (gradë më të larta se kolonel),

- individë të zgjedhur dhe të emëruar sipas ligjit dhe anëtarë të organeve të menaxhimit dhe mbikëqyrjes së personave juridikë të krijuar nga shteti,

- individë me funksione në parti politike (anëtarë të organeve ekzekutive të partive politike),

- individë të cilëve u është besuar një funksion i rëndësishëm në një organizatë ndërkombëtare, si drejtorë, zëvendësdrejtorë, anëtarë të bordeve të drejtorëve dhe mbikëqyrësve ose funksione të tjera ekuivalente dhe kryetarë komune dhe kryetarë këshillash komunalë.

b. Për mbajtësit e funksioneve publike nga pika a) e këtij neni, ata konsiderohen si të tillë edhe për të paktën dy vjet pas përfundimit të ushtrimit të funksionit publik, në bazë të një vlerësimi të riskut të realizuar nga subjektet.

c. Termi "mbajtës të funksioneve publike" përfshin gjithashtu:

- anëtarët e familjes së mbajtësit të funksionit publik, dhe këtu përfshihen: bashkëshorti ose personi me të cilin mbajtësi i funksionit publik është në një bashkëjetesë jashtëmartesore, fëmijët dhe bashkëshortët e tyre ose personat me të cilët fëmijët e mbajtësit të funksionit publik janë në një bashkëjetesë jashtëmartesore ose prindërit e mbajtësit të funksionit publik,

- individi i cilësuar si bashkëpunëtor i ngushtë i mbajtësit të funksionit publik është një individ fizik i cili është i njohur se ka pronësi të përbashkët ligjore ose reale mbi një person juridik, ka lidhur kontrata ose ka krijuar lidhje të tjera të ngushta biznesi me mbajtësin e funksionit publik ose që është pronari i vetëm i vërtetë i një personi juridik ose marrëveshjeje ligjore për të cilën është e njohur se janë krijuar për përfitim të mbajtësit të funksionit publik.

Kthehu