Blog

Njoftim për klientët – Është rritur limiti i pagesës me para të gatshme, nga 500 në 3.000 euro

 

Klientë të nderuar,

 

Në përputhje me Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 120/18), në nenin 182 pas paragrafit (2) është shtuar një paragraf i ri (3) i cili thotë: “(3) Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ndalesa për pagesën me para të gatshme të mallrave dhe shërbimeve të nenit 48 të këtij ligji, do t'i referohet pagesave me para të gatshme në shumën prej 3.000 euro ose më shumë në kundërvlerë të denarëve në formën e një ose më shumë transaksioneve të lidhura qartë që nuk kryhen përmes një banke, shtëpie kursimi ose llogarie në një institucion tjetër që ofron shërbime të pagesave.” – Tigo Fajnans informon klientët e tij se nga data 27.12.2019, me ndryshimet e këtij ligji është rritur kufiri i pagesës me para të gatshme nga 500 euro në 3.000 euro.

 

Caption

*** Kushtet e produkteve dhe informacioneve të përfshira në këtë blog mund të jenë të vjetruara dhe të mos korrespondojnë me situatën aktuale të shkaktuar nga kriza.

 

Kthehu