Njihuni me Prilepin magjik – pjesa 2, Sahati i Qytetit

Çarshia e Vjetër e Prilepit që gjendet në qendrën e rreptë të sotme të qytetit, e bashkuar me sheshin e gjerë dhe disa herë të ndryshuar, nuk është vetëm një vend ku mund të pyesni kalimtarët e shumtë “Ku ka skarë më të mirë?”, por është një vend ku zhvillohet tregtia, një vend ku shëtisin të rinjtë dhe të moshuarit. Kur duke shëtitur do të filloni të vëreni detaje “të vjetra” nëpër dyqanet, domethënë se e keni vërejtur momentin historik të Çarshisë, si një përkujtues i asaj se si ka lindur magjia e Çarshisë së Prilepit.

Por, kur do të shikoni përpjetë, qartë do të ngrihet Sahati i Qytetit të Prilepit si figura më e lartë në qendrën e rreptë të qytetit, si një bërthamë e Çarshisë së Prilepit, të cilin mund ta vëreni nga çdo vend. Ndoshta për prilepasit ky objekt rreth të cilit është shkruar historia është një përditshmëri, por në qoftë se jeni një mysafir në Prilep, mos e lini pa u fotografuar dhe të shikoni përpjetë, drejt kupolës së tij, për shkak se ai është zemra e Prilepit, i cili rrah akoma.

Sahat Kulla markante e qytetit të Prilepit, e cila është monument i kulturës për më shumë se 160 vjet, është qendra e jetës së qytetit. Më parë në të njëjtin vend ka pasur një Sahat Kullë të drunjtë, e cila është djegur në vitin 1854 në zjarrin e madh që kaploi Çarshinë e Vjetër. Ndërtuesit e Sahat Kullës së sotme janë mjeshtrit Hristo Tasllamiçe, Petre Lauco dhe grupi i tij, dhe kuptimin e saj përfundimtar Kulla e ka marrë në vitin 1858. Një interes shtesë zgjon fakti që Sahati i Qytetit të Prilepit është për një vit më i vjetër sesa ora e njohur në Angli, Big Beni në Londër.

Sahat Kulla është një gjashtëkëndësh i drejtë që ngrihet në lartësi deri në 40 metra, dhe në majë përfundon me kupolën e lartë 10 metra e cila është e mbështetur në 6 shtylla të larta nga 5 metra, për të arritur lartësinë e përgjithshme prej rreth 55 metra. Objekti është ndërtuar nga blloqe masive të gurit të gdhendur dhe është një nga ndërtimet e këtilla më të mëdha dhe më të bukura në Ballkan. Në pjesën e sipërme në konus është vendosur mekanizmi i cili në atë kohë është sjellë nga Graci, Austri. Rrëzë tij gjendet Çezma e Qytetit, e cila është ndërtuar qysh në vitin 1826 nga Said Aga, dhe e rinovuar nga Esad Aga në vitin 1836, për të marrë formën e sotme përfundimtare në vitin 1896.

Si një dukuri interesante konsiderohet fakti që ndërtesa e gurit sot ka një pjerrësi apo inklinacion prej 1 metër e 17 centimetra, që mund të vërehet nga çdo anë. Prandaj disa në shaka thonë “Kulla e Pjerrët e Prilepit”.

Sahati i Qytetit në Prilep është dëshmitar i jetës së qytetit, e kokëfortësisë së Prilepit, e mundimit, por edhe e shakasë prestigjioze të Prilepit e cila deri më sot me sensin e pashtershëm të humorit kalon nëpër fytyrat e kthjellëta dhe të qeshura të personave të qytetit në gjithë Çarshinë e Prilepit. Në fotografi të vjetra mund të vërehet se jeta e qytetit është zhvilluar pikërisht në këtë vend dhe në afërsi të tij, një vend i cili në vazhdimësi tërë magjinë e tij e absorbon në Sahatin e Prilepit, dhe pastaj e kthen prapa drejt Çarshisë, drejt qytetit, drejt banorëve dhe vizitorëve dhe na përkujton të parët tanë, kulturën e tyre dhe kontributin dhe progresin e tyre shpirtëror.

Gjithçka rrjedh dhe ndryshohet, vetëm Sahati i Prilepit si simbol mbetet të kultivojë magjinë e qytetit, të qeshurat e qytetit, të historisë. Gjatë viteve, zona qendrore e qytetit disa herë ka ndryshuar formën e saj, por Sahati ka mbetur si një kolos i qytetit i cili numëron kohën nga e kaluara drejt të tashmes. Jo rastësisht në ndërtimin e gurit qëndron mbishkrimi: “Rrahja e Sahatit nuk është gjithmonë shënimi i kohës. Për jetën dhe kohën që kalon, Sahatit i vije keq dhe bërtet: Ah!”

 

Mbishkrimi i Sahatit

 

 

Në qoftë se keni mundësinë për të gjetur veten në ndonjë ballkon të lartë në Qendrën e Prilepit, mund të bashkoni majën e Sahatit të Qytetit me majën e Kullave të Markos dhe kjo pamje do të mbetet e gdhendur përgjithmonë si sinonim për Prilepin. Nën këtë horizontale gjendet gjithë magjia shpirtërore dhe kulturore e Qytetit.

Sahati i Qytetit në Prilep i cili është një objekt dominues në qytet, edhe gjatë ditës edhe gjatë natës, i ndihmuar nga Kullat e Markos, pa marrëveshje është imponuar si bartës i vlerës historike, kulturore dhe shpirtërore të zonës qendrore dhe për këtë arsye prilepasit  në mënyrë joformale kanë rënë dakord për ta kultivuar atë në mënyrë emocionale, dhe rreth tij të bëjnë xhiro në mënyrë spontane, pa guxuar askush që të kontestojë monumentalitetin e tij.

Kur rruga Ju çon në Prilep, të paktën edhe për shkurt, mos ejani të ngopur, porse rrugës qëndroni të uritur dhe lejoni skarës prilepase të kënaqë ngopjen dhe shijen tuaj të rafinuar. Gjeni një vend ku do të mund të hani një skarë të shijshme dhe të kënaqeni në magjinë e qytetit, e cila sikur oscilon rreth Sahatit të Qytetit, e absorbon, Ju tërheq dhe Jua kthen prapa. Lejoni që ai të dëshmojë për praninë tuaj në Prilep. Pasi të jeni gjetur nën Kullat e Markos dhe jeni tërhequr në mënyrë magjike, do të ndjeni energjinë e pakalueshme të fshehtë të Sahatit të Qytetit, edhe njëherë do të shihni se Prilepi, epitetin “Qyteti Hero” nuk e meriton vetëm si një qytet nderi i dekoruar me “Dekoratën e Heroit të Popullit”, por edhe për shkak të gjithë kontekstit të tij historik, kulturor dhe shpirtëror, i cili si një magji e fshehtë transmetohet nëpër sokakët prilepas në Çarshinë e Vjetër.

Rreth Sahatit janë derdhur, derdhen dhe do të vazhdojnë të derdhen bisedat e Çarshisë të cilat krijojnë jetën e qytetit, prej gjysheve dhe gjyshërve tanë e deri tek gjeneratat më të reja, të cilat i tregojnë dhe i dëgjojnë tregimet dhe gojëdhënat për ndërtimin e Sahatit të Qytetit, për rrahjen e tij, për gëlqeren që është derdhur në themele, për vezët e thyera në llaçin e Sahatit.

Shpresojmë se arritëm t’jua transmetojmë magjinë e Sahatit të Qvtetit, i cili ka jetuar, jeton dhe do të vazhdojë të jetojë si një trashëgimi kulturore, duke u transmetuar brez pas brezi, duke u trashëguar si krenari e gjeneratës dhe arritje historike e Qytetit.

Nëse dëshironi të dini më shumë, kolegun Aleksandar mund ta gjeni pikërisht në Prilep, në Filialin tonë të Tigos me vendndodhje në Kej 1 Maji 33 A – (Garazhi i ri shumëkatësh, pranë tregut, buzë lumit).

Dhe mos harroni – për dëshirat e Juaja financiare nuk duhet magji. Këtu është Tigo.

Related articles

Kthehu