Njihuni me Ohrin magjik, pjesa 1 – Kalaja e Samoilit

Kur dikush përmend Ohrin, menjëherë na lidh me Liqenin e mrekullueshëm të kthjelltë të Ohrit, i cili që nga vitit 1980 është shpallur Trashëgimi Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESKO-s, së bashku me qytetin, që njëherësh e bën qytetin turistik më të vizituar dhe më atraktiv në vend. Por, Liqeni i Ohrit përveç që është liqeni më i madh dhe më i rëndësishëm në vendin tonë, sipas disa burimeve shkencore konsiderohet edhe si liqeni më i vjetër në Evropë, por është dhe një vend rreth të cilit ekziston një histori, kulturë dhe vende arkeologjike dhe bukuri natyrore të pasura.

Kur jemi tek monumentet historike, kulturore dhe arkeologjike të qytetit, Kalaja e Samoilit meriton gjithë vëmendjen e duhur. Kalaja e Ohrit, simboli i qytetit, pa të cilin nuk mund të imagjinohet fizionomia e tij urbanistike dhe historia, është një nga ndërtimet më të mëdha mesjetare të fortifikuara në vend. Me fortifikimet dhe muret mbulon tërë kodrën e Ohrit. Nga të gjitha anët, me përjashtim të asaj jugore, e cila është e kthyer drejt liqenit, pjesa kodrinore e qytetit ka qenë e mbrojtur me mure të larta dhe kulla të gurit në gjatësi prej tre kilometrash, gjithnjë deri afër portit të Ohrit.

tvrdinata

Përgjatë historisë kalaja ka qenë shumë herë e rrënuar, e rindërtuar dhe e ndërtuar në mënyrë shtesë, kështu që ajo mban shenjat e pothuaj se të gjitha epokave historike të qytetit të Ohrit. Mendohet se pjesa më e madhe e mureve të citadelës dhe periferisë, së bashku me kullat e ruajtura, datojnë nga koha e mbretit Samoil, nga viti 976 deri në vitin 1014 dhe pastaj edhe e trashëgimtarëve të tij deri në vitin 1018, kur Ohri ishte kryeqyteti i shtetit të parë të maqedonasve sllavë, dhe për këtë arsye kalaja sot është e njohur si “Kështjella e Samoilit.”

Në qytet është hyrë përmes tri portave. Porta e sotme, e quajtur dhe Porta e Epërme, në afërsi të menjëhershme të amfiteatrit antik, Porta Ballore tek kisha e sotme Shën Mëria Kryesuese dhe Porta e Poshtme që gjendet pesëdhjetë metra larg bregut të liqenit. Nga të gjitha këto është ruajtur vetëm Porta e Epërme në të cilën janë përdorur gurë varresh prej mermeri me mbishkrime greke dhe romake dhe elemente të tjera të cilat e kanë origjinën nga ndërtimet antike në qytet.

Nëse hymë pak më thellë në histori, do të gjejmë të dhëna për këtë kala që nga koha e historianit Tit Livij, i cili në shekullin e tretë para erës sonë e përshkruan si kala të qytetit Lihnid.

Faktet historike, por edhe legjendat për Mbretin Samoil, jetojnë, transmetohen dhe sikur akoma e “ruajnë” Ohrin, pastaj liqeni, trashëgimia kulturore dhe shpirtërore e ruan magjinë e qytetit dhe në mënyrë vetjake e mbron, e kultivon dhe e çmon. Banorët e Ohrit janë të vetëdijshëm për magjinë që e mban Kalaja, Samoili, por edhe gjithë historia e përmendur e shekullit të tretë para erës sonë.

E tërë kjo tablo dhe kronologji historike nga periudha antike e deri më sot është kurorëzuar me emrin Kalaja e Samolit, e cila si një beden akoma qëndron mbi Ohrin, si pika më e lartë e qytetit, i bën banorët e Ohrit krenarë, dhe turistët të lumtur dhe të përmbushur. Mund të vini për herë të parë në Ohër, dhe mund edhe për herë të dhjetë, intensiteti i magjisë në Bedenin e Samoilit gjithmonë është i njëjtë.

Sot mbetjet e mbretërisë së Samoilit mahnitin shumë vizitorë të huaj dhe të vendit të cilat pasurohen me rrënjët e ruajtura nga historia e dikurshme antike dhe mesjetare, trashëgimia shpirtërore dhe kulturore, të bashkuara në mënyrë magjike në një vend, në një lokacion, përmes disa mureve. Banorët e Ohrit, si banorë të lindur në këtë qytet, edhe pse vendorë, nuk lëshojnë rastin për të bërë shëtitje në këto pjesë të vjetra të qytetit, duke ndjerë mahnitjen e njëjtë, magjinë e njëjtë, sërish dhe sërish, të vetëdijshëm që janë të bekuar të jenë “të mbrojtur” nga Mbreti Samoil.

Caption

“Gjithmonë kur vizitoj kalanë, më kujtohet një tregim që do ta ndaj me ju. Qysh si vajzë e vogël, kur rrija ulur në tarracën prej nga shihej një pjesë e Kalasë së Samoilit, ashtu duke e shikuar, imagjinoja se aty ka akoma mbretëri dhe mbreti jeton aty me princeshat, ushtarët dhe shërbëtorët e tij. Aq shumë më emociononte ky fakt, sa që në kokën time kjo ishte reale. Imagjinoja se si do të shkoja atje dhe do të më presin në portë, dhe brenda do të më shërbejnë me fruta të ëmbël. Çdo ditë përsëri dhe përsëri rrija ulur në tarracë  dhe imagjinoja të njëjtën gjë. Kur më në fund më dërguan atje, unë qaja, por njëkohësisht edhe mahnitesha nga pamja e mrekullueshme që e jep ky vend dhe e imagjinoja tregimin në kokën time të cilën e ruaj deri më sot.”

Vallë a nuk është kjo fantastike dhe magjike?

Caption

Shpresojmë se jeni kënaqur duke lexuar tekstin që e përgatiti kolegia jonë Klimentina Celeska. Në qoftë se dëshironi të dini më shumë – Klimentinën mund ta gjeni pikërisht në Ohër, në Filialin tonë të Tigos me vendndodhje në bul. Turistiçka 75 a – ndërtesa 1 (tek rrethrrotullimi, ndërtesa Peçiare).

Deri në magjinë e ardhshme të Ohrit, mos harroni – për dëshirat Tuaja financiare nuk duhet magji. Këtu është Tigo

Related articles

Kthehu