Fjalori financiar i Tigo-s

Mirëserdhët!

 

Po fillojmë një projekt interesant, me të cilin shpresojmë se do t’ju ndihmojmë për të përmirësuar dhe avancuar njohuritë e juaja për financat.

 

Gjatë disa muajve të ardhshëm, personazhi virtual Vedran do t’ju prezantojë një nocion ose frazë të caktuar financiare të fushës së financave, duke jua afruar më afër botën e Industrisë Fintek, shoqatat financiare dhe në përgjithësi financat. Na ndiqni!

 


 

Leksioni 11: Si të aplikoni për kredi në Tigo onlajn?

 

 

Aplikimi i shpejtë dhe i thjeshtë onlajn, ju mundëson të aplikoni për kredi nga 2.000 deri 80.000 denarë nga çdo pajim (kompjuter, tablet ose telefon celular), në çdo kohë dhe kudo, me ç’rast nuk është i nevojshëm dorëzimi fizik i dokumenteve, dhe mjetet e kërkuara financiare i merrni në llogari, nëse aplikimi miratohet.

Për të aplikuar onlajn, pikë së pari duhet të hapni një profil të përdoruesit në www.tigo.mk, e pastaj të vazhdoni të plotësoni fushat (kutitë) e kërkuara. Prej jush kërkohet vetëm të keni detajet e vërteta dhe të jeni të sigurt se do të plotësoni të dhënat tuaja në mënyrën e duhur.

Përgjigjen për kredinë e miratuar, si dhe shumën e saktë që ju është miratuar, i merrni për 30 sekonda pas paraqitjes së aplikimit.

Në shërbimet e Tigo-s mund të qaseni onlajn ose në ndonjë nga 26-të filialet në 19 qytete anekënd vendit, dhe aplikimi në të dy vendet është në mënyrë të njëjtë i shpejtë dhe i thjeshtë – përgjigjja e aplikimit merret për 30 sekonda, dhe pagesa në para të gatshme bëhet për vetëm 10 minuta.

Për më tepër, aplikimi i parë është falas, respektivisht kredia e parë deri në 26.000 denarë është me 0% normë interesi.

 


 

Leksioni 10: Çfarë është sistemi financiar?

Sistemi financiar është përmbledhje institucionesh; tregjesh financiare; mjetesh dhe instrumentesh  financiare dhe shërbimesh financiare, që si qëllim kryesor kanë shkëmbimin e mjeteve financiare.

Sistemi financiar mund të definohet në nivel global dhe nacional, dhe përfaqëson një përmbledhje procesesh që monitorojnë aktivitetet financiare. Në formën më të thjeshtë, sistemi financiare është një sistem që u mundëson atyre që japin kredi dhe atyre që marrin kredi të shkëmbejnë mjete financiare. Sistemi financiar përshin transaksione financiare dhe shkëmbim parash midis investuesve, ofruesve të kredive dhe marrësve të kredive dhe është i përbërë nga modele të ndërlikuara që përfaqësojnë shërbime financiare, institucione dhe tregje dhe që lidhin deponentët dhe investuesit.

Sistemi financiar mundëson alokimin, investimet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis sektorëve financiarë.

Sistemi financiar luan rol kryesor në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai mundëson dhe promovon edhe kursimin edhe investimet, por gjithashtu krijon lidhje midis të gjithë faktorëve të tij, dhe njëkohësisht lehtëson ekspansionin e tregjeve financiare.

Institucionet financiare si pjesë e sistemit financiar ndahen në institucione financiare tradicionale (bankat, shtëpitë e kursimit) dhe institucione financiare jo-bankare – IFJB (kompanitë e sigurimit, fondet e pensionit, lizingu, shoqatat financiare jo-bankare).

Shihni për më shumë se cili është dallimi midis institucioneve financiare tradicionale dhe shoqatave financiare jo-bankare – këtu>>>

Tregjet financiare si element i sistemit financiar përfaqësojnë tregje në të cilat takohen oferta dhe kërkesa e mjeteve financiare dhe luajnë funksionin më të rëndësishëm ekonomik – rritjen e efikasitetit ekonomik. Në aspektin e lëndës që tregtohet në tregje dhe afatit të saj, tregjet financiare ndahen në tregje parash dhe tregje kapitali.

Instrumentet financiare janë një komponent i rëndësishëm i sistemit financiar. Mjetet të cilat tregtohen në tregjet financiare quhen mjete financiare, obligacione ose lloje të tjera të instrumenteve financiare. Ato përfaqësojnë forma në të cilat mund të mbahet prona e subjekteve të ekonomisë ose e sektorëve të veçantë. Në zhvillimin e tyre veprojnë shumë faktorë, dhe zhvillimi i tregut financiar matet përmes zhvillimit të instrumenteve. Instrumentet më të rëndësishme financiare janë: paratë, çeqet, bonot e këmbimit, aksionet, obligacionet, bonot e thesarit, shënimet komerciale etj.

Shërbimet financiare është një term që i referohet shërbimeve që ofrohen nga tregjet financiare. Shërbimet financiare gjithashtu është një term që përdoret për të përshkruar organizatat që merren me menaxhimin e parave. Shembuj janë institucionet financiare tradicionale, IFJB, kompanitë e sigurimit, kompanitë e kartelave kreditore dhe shtëpitë e brokerimit etj. 

 


 

Leksioni 9: Kur duhet të merrni kredi nga një shoqatë financiare?

 

Kreditë afatshkurta janë krijuar për të përmbushur nevojat e paparashikuara për mjete financiare, për shembull, kur papritmas prishet ndonjë aparat elektrik shtëpiak dhe ka nevojë për riparimin e shpejtë ose për zëvendësimin e tij me një të ri.

 

Edhe pse shërbimi është i lehtë dhe thjeshtë, megjithatë ai duhet të përdoret në mënyrë të përgjegjshme dhe të arsyeshme. Para se të merr kredi nga një shoqatë financiare, secili individ duhet të vlerësojë nevojën e vërtetë për këto para, aftësinë e tij për të kthyer ato në kohën e duhur dhe të sigurohet se nuk është duke marrë hua më shumë sesa ka nevojë.

Çdokush që vendos të marrë kredi nga një shoqatë financiare, duhet të sigurohet se është në rregull me shpenzimet, se me vëmendje ka lexuar dhe kuptuar kushtet e marrëveshjes, si përgjegjësi nëse sipas buxhetit të vet është në gjendje të shlyejë kredinë deri në datën e caktuar (të duhur).

Siç kemi folur në një nga tekstet e mëparshme, kreditë afatshkurta nuk duhet të përdoren për shlyerjen e nevojave financiare afatgjata, por nuk duhet të përdoren as për kthimin e kredive të tjera.

 

Nëse megjithatë klienti përballet me vështirësi në përmbushjen e obligimeve të veta, kreditorët e përgjegjshëm, siç është Tigo, ftojnë klientin për të kërkuar një zgjidhje së bashku, duke e mësuar atë që:

  • Në asnjë rast klienti nuk duhet të marrë hua në instanca të tjera për të shlyer borxhin ekzistues
  • Klienti duhet të kontaktojë me kompaninë për të gjetur zgjidhjen më të mirë të problemit
  • Klienti nuk duhet të vonojë (shtyjë) problemin – për shkak se sa më gjatë që të hamendet, aq më vështirë do ta ketë të kapërcejë të situatën
  • Klienti duhet të rishikojë buxhetin e tij – ndoshta ka shpenzime të cilat nuk janë kryesore për të në muajin konkret dhe ndoshta mund të përshtatet në situatën momentale ose të zvogëlojë ato
  • Nëse, megjithatë, klienti nuk sheh një mënyrë për të përballuar situatën, ai ftohet që të kërkojë këshillë nga Asociacioni i Shoqatave Financiare të Republikës së Maqedonisë së Veriut – www.afd.mk 


 

Leksioni 8: Çfarë është shkrim-leximi financiar?

 

Shkrim-leximi financiar është të kuptuarit e koncepteve financiare, rreziqeve financiare, si dhe posedimi i shkathtësive, i motivimit dhe vetëbesimit për të zbatuar këto njohuri në praktikë. Marrja e vendimeve efektive dhe të kuptuarit e koncepteve financiare janë të rëndësishme si për përmirësimin e mirëqenies financiare, po ashtu edhe për përmirësimin e zhvillimit shoqëror-ekonomik.

Për këtë qëllim, shkrim-leximi financiar studion mënyrat në të cilat mund të merrni mjete financiare nga njëra anë, por edhe apelon në vetëdijesimin individual të individëve në situatat kur kanë nevojë për para, kërkohet mënyra përkatëse e financimit, ose bëhet vlerësimi i mundësisë për të kthyer mjetet financiare/kreditë në kohën e duhur.

Padyshim se paratë dhe qëndrueshmëria financiare janë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme, por menaxhimi i parave dhe mjeteve mund të jetë një sfidë. Për çdo individ, kryesorja është të mësojë si të menaxhojë me mençuri mjetet financiare, për të përballuar lloje të ndryshme të situatave jetësore – siç është mungesa e mjeteve financiare për nevoja urgjente financiare.

Prandaj, shkrim-leximi financiar është një fushë që mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për ata që duan të mësojnë si të menaxhojnë në mënyrë të përgjegjshme mjetet e tyre. Gjithashtu, shkrim-leximi financiar ndihmon njerëzit që të bëhen të pavarur dhe të bëjnë dallimin midis dëshirave dhe nevojave, investimeve afatshkurta dhe afatgjata etj.

 


 

Leksioni 7: Çfarë i dallon institucionet financiare tradicionale dhe IFJB?

 

Qëllimi i IFJB, si një nga sektorët më të mëdhenj të Industrisë Fintek, është të përmbushë nevojat financiare afatshkurta të qytetarëve për shërbime financiare në mënyrë të shpejtë, efikase dhe të thjeshtë, duke aplikuar teknologji të avancuar dhe novatore në të gjitha kanalet që i preferojnë konsumatorët, duke vënë theksin në kanalet digjitale.

 

Por, çfarë i dallon në mënyrë thelbësore institucionet financiare tradicionale dhe institucionet financiare jo-bankare, respektivisht shoqatat financiare? A janë ato konkurrente?

 

Mund të thuhet se institucionet financiare tradicionale dhe shoqatat financiare, në mënyrë thelbësore nuk janë konkurrente, për shkak se ekzistojnë disa dallime të mëdha midis tyre, edhe në aspektin e grupeve të synuara, edhe në aspektin e teknologjisë, qasjes së përdoruesve etj., por përgjithësisht, mund të thuhet se pikërisht këto dallime i bëjnë subjekte komplementare në tregun financiar që kontribuojnë në rritjen e aktivitetit financiar dhe avancimin e industrisë së gjithmbarshme.

 

Një nga dallimet është teknologjia. Shoqatat financiare në shërbimet e tyre përdorin zgjidhje moderne teknologjike me të cilat në mënyrë të thjeshtë dhe për disa sekonda, nga kompjuteri ose telefoni celular, mund të kryhen të gjitha procedurat e aplikimit, të kryhet kontrollimi i aftësisë kreditore të kërkuesit dhe në afat të shkurtë të merret përgjigjja dhe mjetet e kërkuara financiare në llogari, nëse aplikimi është miratuar. Zgjidhjet teknologjike të shoqatave financiare janë moderne, gjë që i bën shumë efikase, dhe me rritjen e qasshmërisë në internet dhe ndryshimin e shprehive të përdoruesve për qasje në shërbimet e kanaleve digjitale, shoqatat financiare mund të sigurojnë për klientët një proces plotësisht të ri, tërësisht të digjitalizuar.

 

Për më tepër, kultura e këtyre korporatave dhe qëndrimet e tyre janë të ngjashme me ato të kompanive start-up, të cilat në fokus kanë sigurimin e një shërbimi efikas dhe një përvoje të shkëlqyer të përdoruesve.

 

Përdorues të shërbimeve të shoqatave financiare më së shpeshti janë ata klientë që kanë nevojë për kredi të vogla, mikro, të cilat do të ndihmojnë ata të përmbushin nevojat e papritura financiare, të mbulojnë shpenzimet e paparashikuara shtëpiake etj. Këto produkte janë përshtatur kryesisht për përdorim afatshkurtër, më së shpeshti deri në 12 muaj, duke mos detyruar konsumatorin që të hyjë në marrëdhënie të siguruara financiare afatgjate.

 

Personalizimi, menjëhershmëria, thjeshtësia dhe qasshmëria e plotë. Shoqatat financiare ofrojnë qasje individuale, fleksibilitet, diskrecion, thjeshtësi gjatë aplikimit, që nënkupton shmangie të procedurave të sportelit dhe të dokumentacionit të panevojshëm. Për to aplikohet onlajn, përmes çdo pajimi me internet, në procedura të shkurta kontrollohet aftësia kreditore e kërkuesit, dhe pastaj përsëri onlajn miratohet kredia.

Në aspekt të produkteve, institucionet financiare tradicionale japin shuma të mëdha për një periudhë të gjatë kohore dhe deri kohët e fundit, pothuajse ishte e pamundur të merret kredi nga një institucion financiar tradicional në shumë prej 6.000, 10.000, 15.000 denarë, shuma këto të cilat shpesh janë të nevojshme në mënyrë urgjente si intervenim financiar për disa shpenzime të paparashikuara. Nga ana tjetër, shoqatat financiare ndihmojnë klientët për të zgjidhur nevojat e tyre akute financiare, ku koha luan rolin vendimtar. Ideja kryesore e shoqatave financiare bazohet në obligimet afatshkurta, të cilat përcaktojnë avantazhet e kredive jo-bankare, në situata kur paratë nevojiten shpejt dhe periudha e shlyerjes nuk është e gjatë. Duke marrë parasysh se shuma e kredisë është shumë më e vogël se sa në institucionet financiare tradicionale, së këtejmi edhe kërkesat burokratike janë dukshëm më të vogla.

 

Gjithashtu, ekziston edhe një dallim shumë i rëndësishëm midis këtyre dy subjekteve, dhe kjo është mënyra e financimit të punës. Në fakt, për dallim nga institucionet financiare tradicionale, shoqatat financiare nuk mbledhin depozita, respektivisht depozita kursimi, të cilat tek institucionet financiare tradicionale janë burimi kryesor i financimit të lirë dhe më pas edhe i kreditimit. Shoqatat financiare aktivitetet e tyre i financojnë ose nga mjetet e veta ose, në masë të madhe nga kreditë.

 


 

Leksioni 6: Çfarë është kreditimi i përgjegjshëm?

 

Kreditimi i përgjegjshëm ka për qëllim të parandalojë dhënien e kredive për personat fizikë dhe juridikë, të cilët ndoshta do të përballen me vështirësi për të paguar (shlyer) kreditë e tyre në të ardhmen.

Kreditimi i përgjegjshëm vepron sipas interesave më të mira të klientit, dhe nënkupton sigurimin e qasjes dhe transparencës së kushteve të kredisë dhe mbështetjen për marrësin e kredisë në qoftë se përballet me vështirësi gjatë shlyerjes së saj. Ofruesit e kredisë kanë përgjegjësi të sigurojnë që marrësit e kredive të kuptojnë detajet e kredisë dhe të kryejnë kontrolle të hollësishme për të gjithë marrësit e kredive, në mënyrë që të sigurohen se ajo që marrin klientët do të jetë e përshtatshme për rrethanat dhe mundësitë e tyre.

Kjo është një praktikë e përgjegjshme afariste që vepron në mënyrë të dyanshme – e mbrojnë klientin dhe i mundësojnë industrisë të zhvillohet.

Në Maqedoninë e Veriut, shoqatat më të mëdha financiare jo-bankare themeluan Asociacionin e Shoqatave Financiare –ASHF, e cila ka si mision të promovojë praktika të sigurta, të përgjegjshme sociale dhe të qëndrueshme të kreditimit, që janë vlerësuar pozitivisht nga klientët dhe rregulluesi. Në të njëjtën kohë, ASHF punon në promovimin e mundësive që ofrohen nga kompanitë Fintek, nga të cilat kanë dobi edhe individët edhe shoqëria si tërësi. Anëtaret e ASHF nënshkruan një Kodeks të Praktikës së Mirë, që ka për qëllim të sigurojë një nivel më të lartë të mbrojtjes dhe rregulla të qarta të bashkëpunimit për klientët që kanë marrë kredi ose që planifikojnë të marrin kredi në një anëtar të Asociacionit. Kodeksi merret me çështje të tilla si vlerësimi i aftësisë kreditore të klientit, marketingu etik, procedura e shpejtë dhe adekuate e shqyrtimit të ankesave dhe mbledhjen (marrjen) e borxheve. Me qëllim të sigurimit që anëtaret janë duke vepruar në përputhje me nenet e Kodeksit, anëtaret e Asociacionit sigurojnë një trajnim përkatës për punonjësit e tyre.

Për më tepër, anëtaret e Asociacionit identifikohen me shenjën e përputhshmërisë “Kreditori i Përgjegjshëm”, e cila tregon ata kreditorë që janë anëtarë të Asociacionit dhe janë të përkushtuar plotësisht për të punuar në përputhje me parimet e përcaktuara në Kodeksin e Praktikës së Mirë. Shihni për më shumë këtu>>>

 

Tigo Fajnans angazhohet për një kreditim të përgjegjshëm dhe është anëtar i Asociacionit të Shoqatave Financiare të Maqedonisë së Veriut.

 


 

Leksioni 5: Çfarë është norma e interesit dhe çfarë do të thotë ajo? Pse pothuajse të gjitha kreditë kanë një normë interesi?

 

Norma e interesit është norma me të cilën e paguajmë çmimin e përdorimit të përkohshëm të një shume të caktuar parash të kredi-dhënësit, e llogaritur si përqindje e shumës themelore.

Lartësia e normës së interesit varet kryesisht nga oferta dhe kërkesa e parave dhe kapitalit, por gjithashtu nga kushtet ligjore dhe kushtet e tjera.

 

Si funksionon norma e interesit?

Institucioni financiar aplikon normën e interesit për pjesën e përgjithshme të papaguar të gjendjes së kredisë suaj. Prandaj, është e rëndësishme të dini se cila është norma juaj e interesit. Kjo është mënyra e vetme për të ditur se sa i shtohet borxhit tuaj të papaguar. Norma e interesit më së shpeshti është mujore dhe ajo shprehet në planin e amortizimit të kredisë suaj, veçmas nga shuma kryesore (principali) e kredisë së marrë.

Ekzistojnë dy lloje themelore të normave të interesit, që ndahen në norma fikse ose norma të ndryshueshme, dhe kjo varet nga lloji i kredisë, afati i kthimit (maturia) të tij, qëllimi, e të ngjashme. Normat fikse të interesit mbesin të njëjta gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë, ndërsa normat e ndryshueshme ndryshojnë me normën bazë. Kur norma rritet, rritet edhe pagesa e kredisë suaj. Tek këto kredi, duhet të keni kujdes në normën më të lartë, e cila bazohet në normën e valutave të huaja. Nëse bëni pagesa shtesë, ajo gjithashtu do të shkojë drejt pagimit të shumës kryesore (principalit).

Për në fund, thamë se “pothuajse të gjitha huat kanë normë interesi”. Por, jo gjithmonë është kështu, për shkak se ka disa situata kur nuk ka normë interesi! Ku? Në Tigo gjithsesi, për shkak se huaja e parë deri 20.000 denarë është me normë interesi 0% - kontrolloni atë këtu

 



 

Leksioni 4: Çfarë janë kreditë me afat të shkurtë dhe përse shërbejnë?

 

Kur dikush ka nevojë për mjete financiare për të përmbushur nevoja të papritura financiare, kreditë me afat të shkurtë janë një mundësi e shkëlqyer për kapërcimin e vështirësive momentale financiare. Ato me të vërtetë janë një opsion i rëndësishëm që u jepet në dispozicion klientëve, veçanërisht atyre të cilët për shkak të arsyeve të ndryshme kanë nevojë për mjete financiare për të përmbushur nevojat e tyre të natyrës së ndryshme, më së shpeshti shpenzime të papritura.

 

Sipas definicionit të saj, kredia me afat të shkurtë është një lloj kredie, afati i kthimit (maturimit) të së cilës është më së shumti një deri në dy vjet. Kështu, afati i kthimit të këtyre kredive mund të jetë shumë i vogël – disa javë, ose gjashtë, nëntë ose më shumë muaj. Më së shpeshti, kreditë me afat të shkurtë miratohen për financimin e nevojave financiare aktuale të popullsisë. Domethënë me to njerëzit përmbushin mungesën e përkohshme të parave. Në këtë grup bëjnë pjesë lloje të ndryshme kredish me të cilat njerëzit financojnë shpenzimet aktuale, blejnë mallra të qëndrueshme, udhëtojnë etj.

 

Ekzistojnë shumë lloje të kredive me afat të shkurtë, dhe midis tyre më të njohura janë kreditë e rinovimit, të cilat përfshijnë kartelat kreditore, kreditë e synuara që mbulojnë kreditë që janë dedikuar për blerjen e produkteve dhe shërbimeve të caktuara, si dhe lloje të tjera kredish të dedikuara për financimin e nevojave të ndryshme të klientëve, si për shembull për përmbushjen e nevojave financiare momentale, të tilla si pushimet vjetore, kapërcimin e periudhave momentale kur paraqiten vështirësi financiare, nevojat e shkollimit etj.

 


 

Leksioni 3: Çfarë është mikro-financimi?

 

Mikro-financimi është një shërbim financiar që u mundësohet subjekteve individuale të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kanë ose kanë një qasje të kufizuar në shërbimet financiare tradicionale për të përmbushur nevojat e tyre financiare në momentet kur ata kanë nevojë për ato në një mënyrë të shpejtë, efikase dhe të sigurt.

 

Ndonëse prefiksi është mikro-, megjithatë roli i mikro-financimit është me të vërtetë i madh për ekonominë, për shkak se nënkupton mbështetjen dhe qasjen në financa të qytetarëve ose bizneseve kur ata kanë më shumti nevojë, kuptohet në përputhje me etikën dhe parimet e kreditimit të përgjegjshëm. Bëhet fjalë për shërbime të kreditimit për subjekte individuale që kanë nevojë për shuma të vogla (mikro) të mjeteve financiare (200, 300, 500 euro) për arsye të ndryshme të cilat shpesh lindin në mënyrë të paparashikuar, dhe të cilat u nevojiten në afatin më të shkurtër të mundshëm, pa pritje ose procedura shtesë.

Mikro-financimi, të tillë siç e njohim sot, është popullarizuar nga Muhamed Junus, laureat i Çmimit Nobel në vitin 2006, i cili ishte themelues i institucionit të parë të mikro-kreditimit në vitin 1976 në Bangladesh.

 


 

Leksioni 2: IFJB... Çfarë është kjo, a e di?

 

Për fillim, të definojmë çfarë në të vërtetë përfaqësojnë institucionet financiare...

 

Ato janë subjekte që marrin pjesë në tregun financiar dhe që ndërmjetësojnë në ofertën dhe kërkesën e resurseve financiare.

 

Ekzistojnë një numër i madh institucionesh në tregun financiar, që zhvillohen paralelisht me zhvillimin e tij. Disa prej tyre u shfaqën më herët, si për shembull bankat dhe shtëpitë e kursimit, dhe disa më vonë, siç janë kompanitë e sigurimit, fondet e investimit, fondet e pensionit, kompanitë e financimit dhe institucione të tjera financiare jo-bankare, me qëllimin kryesor – të avancojnë punën e tregut financiar.

Institucionet financiar jo-bankare janë biznese relativisht të reja, të krijuara, siç thamë, për të plotësuar punën e sistemit financiar tradicional. Sipas definicionit të tyre, ato përfaqësojnë çdo institucion financiar jo-bankar që përdor platformë teknologjike për të huazuar para, shpesh duke zbatuar të dhëna dhe analiza alternative, ose çdo kompani që në veprimtarinë e saj primare përfshin sigurimin e të dhënave dhe të dhënave analitike për kreditorët onlajn ose për investuesit në kreditë onlajn.

 

Në vendin tonë, IFJB janë përfaqësuar nga ana e shoqatave financiare, siç është Tigo Fajnans, dhe pikërisht IFJB në vendin tonë janë shtytësi kryesor i industrisë Fintek (lexoni më shumë për kompanitë Fintek në tekstin e mëposhtëm)

 


 

Leksioni 1: Çfarë janë kompanitë Fintek?

 

Për fillim, çfarë në të vërtetë do të thotë Fintek?

Termi “Fintek” përdoret për të përshkruar shërbimet e reja të cilat, duke përdorur teknologji të avancuara dhe novatore, përmirësojnë dhe automatizojnë dorëzimin dhe përdorimin e shërbimeve financiare dhe janë një konkurrent serioz i metodave financiare tradicionale në dorëzimin e shërbimeve financiare.

 

Industria Fintek përfshin fusha të ndryshme, midis të cilave janë transaksionet digjitale, kreditimi, investimet bankare, menaxhimi i investimeve, financimet personale, B2B, InsurTech, RegTeg.

 

Kategoria Kreditimi është përfaqësuar nga institucionet financiare jo-bankare, për shembull shoqatat financiare, dhe edhe këtu, zgjidhjet teknologjike më fuqishëm reflektohen në vlerësimin e aftësisë kredituese të klientëve. Janë zhvilluar algoritme dhe modele të ndërlikuara për shënimin e pikëve, duke kombinuar disa faktorë që mundësojnë analizimin e sjelljes së klientëve dhe mundësinë e tyre për të shlyer kreditë. Janë investuar burime të konsiderueshme në zgjidhjet teknologjike për shërbimet e klientëve në mënyrë që shërbimi të jetë i shpejtë, i rehatshëm, i kuptueshëm dhe i thjeshtë.

Si rrjedhojë, një qasshmëri e madhe në Internet, shprehitë e konsumatorëve kanë ndryshuar. Sot, konsumatorët gjithnjë e më tepër marrin vendim për të blerë nga distanca, dhe nga ky trend nuk është përjashtuar as tregu i shërbimeve financiare. Sot, tregu i shërbimeve financiare shënon kërkesë për një qasje plotësisht të re, për shkak se konsumatorët presin produkte të përdorimit të thjeshtë dhe të lehtë, në vend të orëve të tëra të kaluara në filiale, duke plotësuar një grumbull dokumentesh. Kjo detyron në mënyrë të pashmangshme tregun e shërbimeve financiare që të transformohet.

Një aspekt tjetër që ka ndikuar në zhvillimin e shërbimeve financiare jo-bankare është përparimi teknologjik. Përparësia e ofruesve të shërbimeve jo-bankare qëndron në zgjidhjet e tyre të përparuara teknologjike që i bën ato veçanërisht të shpejtë, efikasë dhe të azhurnuar. Gjithashtu, kompania, kultura dhe qëndrimi i tyre i ngjan asaj të kompanive start-up, fokusi i të cilave është në sigurimin e shërbimit efikas dhe përvojës së shkëlqyer të klientëve, në krahasim me korporatat globale të cilat shpesh sillen rreth procedurave të vështira burokratike. 

Kthehu