Termat e pergjithshem

1. PËRKUFIZIMET
1.1. Kreditor (Kredidhënës) është Kompania Financiare Finmak Doo Macedonia SHPK Shkup, me seli në rr. Filip Vtori Makedonski no.3 1000 Shkup, me EUIS 7229712, me nr. kontakti 13 700, dhe e-mail [email protected].
1.2. Përdorues (Kredimarrës) është një person që përdor, ka përdorur ose ka shprehur interes për të përdorur ndonjë nga shërbimet e Kredidhënësit.
1.3. Marrëveshja për limit kreditor nënkupton Marrëveshje e cila, së bashku me Kushtet e Përgjithshme, Tarifën, Politikën e Privatësisë, si dhe të gjitha Shtojcat ndaj Marrëveshjes për limit kreditor me të gjitha ndryshimet dhe/ose anekset e tyre të ardhshme përkatëse kontaktuese me shkrim ndërmjet palëve, përmes telefonit, postës elektronike ose Profilit, përbën një tërësi dhe është detyruese për palët kontraktuese.
1.4. Shtojcë ndaj Marrëveshjes për limir kreditor / Shtojcë paraqet çdo marrëveshje për kredi konsumatore të lidhur ndërmjet Kredimarrësit dhe Kredidhënësit në bazë të dhe brenda kornizës së Marrëveshjes për limit kreditor, si dhe të gjitha ndryshimet dhe/ose anekset e saj të ardhshme. Shtojca është pjesë përbërëse dhe integrale e Marrëveshjes për limit kreditor. Dispozitat e Marrëveshjes për limit kreditor janë të detyrueshme dhe zbatohen për të gjitha Shtojcat.
1.5. Llogaria e Kredidhënësit është çdo llogari bankare e kredidhënësit e publikuar në faqen e internetit të kredidhënësit dhe / ose në degët e kredidhënësit.
1.6. Limiti i kredisë është shuma maksimale e kredisë që kredidhënësi mund t'i vëjë në dispozicion kredimarrësit. Në bazë të vlerësimit të aftësisë kreditore të kredimarrësit, limiti kreditor mund të ndryshohet për kohëzgjatjen e Marrëveshjes për limit kreditor, sipas politikave internet të kredidhënësit.
1.7. Afati i Marrëveshjes për limit kreditorë është një periudhë e papërcaktuar kohore për të cilën është e lidhur Marrëveshja për limit kreditor.
1.8. Afat i shlyerjes është periudha e shlyerjes siç është e përcaktuar në Shtojcën, dhe në të cilën kredimarrësi duhet t’i shlyejë gjitha detyrimet që janë si rezultati i Shtojcës, sipas planit të amortizimit.
1.9. Data e shlyerjës është data e shlyerjës siç është e përcaktuar në Shtojcën e Marëveshjës për limit kreditorr dhe/ose sipas planit të amortizimit.
1.10. Shuma e kredisë / Kredt ia paraqeshumën e paguar të kredisë, siç është e përcaktuar në Shtojcën e Marrëveshjës për limit kreditor dhe që është brenda limitit kreditor. Kredimarrësi mund të aplikojë për Shumë të kredisë brenda limitit kreditor në internet nëpërmjet Profilit në web faqën, në degët e Kredidhënësit ose nëpërmjet ndërmjetësve kreditues të Kredidhënësit, duke parashtruar një Aplikacion për kredi.

1.11. Kërkesë për kredi, është kërkesë nga Kredimarrësi, e parashtruar online nëpërmjet profilit në ueb faqe, nëpërmjet degëvë të Kredidhënësit, nëpër Sistemit SMS të Kredidhënësit ose nëpërmjet ndërmjetësit kreditues përmes së cilit Kredimarrësi aplikon për Shumë të kredisë brenda limitit kreditor.
1.12. Email i Kredimarrësit është adresa elektronike(e-mail) e Kredimarrësit e specifikuar në Marrëveshjen për limit kreditor, e cila nënkuptohet që përdoret ekskluzivisht nga Kredimarrësi. Kredimarrësi i kredisë është plotësisht dhe vetëm ai përgjegjës për çdo pasojë që vjen nga çdo keqpërdorim ose abuzim i e-mailit të tij nga ndonjë palë e tretë.
1.13. Llogaria e Kredimarrësit është secila llogari e tij/saj bankare: (1) e cila është specifikuar në Marrëveshjen për limit kreditor; (2) e cila i është raportuar kredidhënësit gojarisht ose me shkrim në ndonjë prej degëve të Kredidhënësit, nëpërmjet bisede telefonike ose në Profil; dhe / ose (3) çdo llogari bankare nga e cila Kredimarrësi ka bërë një pagesë drejt kredidhënësit.
1.14. Degë është çdo zyrë e kredidhënësit që është e ndryshme nga selia qendrore e kredidhënësit, dhe në të cilën kredidhënësi kryen veprimtari të kredidhënjës (një listë e vlefshme e degëve është në dispozicion në faqen e internetit të kredidhënësit).
1.15. NSHT paraqet normat e shpenzimeve totale të specifikuar në Shtojcën.
1.16. Sistemi SMS i kredidhënësit është një sistem që i mundëson kredimarrësit (I) që të aplikojë për Shumën e kredisë në kuadër të Limitit të Kredisë së aprovuar ose (II) që i mundëson kredimarrësit pranimin e ofertës së Kredidhënësit për lëshimin e Shumës së kredisë në kuadër të Limitit të Kredisë së aprovuar, në përputhje me kushtet e përdorimit të Sistemit SMS të vendosura nga Kredidhënësi.
1.17. Plani i amortizimit është plan që i përfshin shlyerjet e shumës së kredisë dhe afatet e shlyerjeve për çdo shlyerje sipas Shtojcës dhe paraqet pjesë përbërëse së Marrëveshjes për limit kreditor. Shfrytëzuesi ka të drejtën që të marrë një plan amortizimi në çdo kohë gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes së kredisë, me kerkesë me shkrim të paraqitur më parë.
1.18. Pasqyra e rrjedhëve të paravë është pasqyrë e rrjedhëve të paravë, të cilat kredidhënësi harton për nevojat e llogaritjes së NSHT dhe është pjesë përbërëse të Shtojcës.
1.19. Komisionet janë komisione, shpenzime edhe pagesat tjera për shërbimet që i janë dhënë kredimarrësit nga kredidhënësi, të specifikuara në Marrëveshjen për limit kreditor dhe në Çmimoret aktuale të Kredidhënësit, që janë në dispozicion të Kredimarrësit në faqen e internetit dhe në degët e Kredidhënësit.
1.20. Çmimorja përbëhet nga të gjitha komisionet, interesat, shpenzimet , normat dhe kushtet për shlyerjen e tyre, si dhe kompenzimet për shërbimet që ofrohen nga kredidhënësi, të cilat janë të disponueshme në faqen e internetit (https://www.tigo.mk/info/çmimore) dhe në degët e Kredidhënësit dhe janë pjesë përbërëse të Marrëveshjes për limit kreditor. Çmimorja e Kredidhënësit mund të ndryshohet kohë pas kohe. Kredimarrësi konsiderohet se ka qenë i informuar nga kredidhënësi për çdo ndryshim në Çmimore në ditën kur ato janë publikuar në faqen e internetit.
1.21. Një shërbim shtesë është shërbim përdorimi i të cilit nuk është i detyrueshëm për miratimin e kredisë dhe përdorimi i këtij shërbimi miratohet në bazë të kërkesës së Kredimarrësit. Për përdorimin e Shërbimit shtesë, Kredidhënësi llogarit dhe arkëton Provizione sipas Tarifave, të cilat nuk përfshihen në kostot totale të kredisë dhe nuk shfaqen në NSHT.
1.22. Shuma totale për kredinë paraqet vlera e Shumës së kedisë dhe kostot totale të kredisë, të specifikuar në Shtojcën, që Kredimarrësi është i detyruar t'i paguajë në ditën e shlyerjes së kredisë. Në Shumën totale për kredinë nuk përfshihen provizionet për përdorimin e Shërbimeve shtesë, të cilat tregohen veçmas si Shuma totale për Shërbimet shtesë të zgjedhura.

1.23. Shuma totale për Shërbimet shtesë të zgjedhura paraqet vlera e shumës së Provizioneve për shërbimet shtesë të zgjedhura, të cilat Kredidhënësi ia miraton Kredimarrësit me kërkesën e tij dhe i arkëton në përputhje me Tarifat.
1.24. Shuma totale për shlyerje paraqet vlerë prej Shumës totale të kredisë, Shumës totale për Shërbime shtesë të zgjedhur, interesit dhe të gjitha provizioneve të tjera që Kredimarrësi duhet t’i paguajë në Datën e shlyerjes sipas planit të amortizimit.
1.25. E drejta e zbatueshme janë ligjjet dhe aktet nënligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
1.26. Interesi ndëshkues është interesi për shlyerje të vonuar të detyrimeve të maturuara. Interesi ndëshkues llogaritet kur Përdoruesi do të vonojë në përmbyshjen e detyrimit të tij financiar dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për detyrimet e marrëdhënieve. Norma e interesit ndëshkues përcaktohet për çdo gjashtëmujori edhe atë në vlerën e normës së interesit ndëshkues të instrumentit themelor të operacioneve të tregut të hapur të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (norma referente), e cila ka qenë e vlefshme në ditën e fundit të gjashtëmujorit para gjaashtëmujorit aktual, e rritur për 8% (interesi ndëshkues ligjor).
1.27. Norma e interesit kontraktues është shuma e normës së interesit që llogaritet dhe arkëtohet në Shumën e kredisë, siç është rregulluar në Shtojcën dhe Tarifat.
1.28. Shuma totale e interesit është interesi i llogaritur që Kredimarrësi duhet ta paguajë sipas normës së interesit kontraktues për të gjithë kohëzgjatjen e Shtojcës.
1.29. Komisioni për lëvrimin dhe administrimin e kredisë paraqet provizion për miratimin, përpunimin dhe administrimin e kredisë, që llogaritet në bazë të kohëzgjatjes së Marrëveshjes për limit kreditor, sipas Çmimoreve.
1.30. Tarifa për shtyrjen e afatit të shlyerjes së kredisë është provizioni për përdorimin e Shërbimit Shtesë edhe atë për shtyrje të afatit të shlyerjes së kredisë, siç parashikohet në Tarifat. Duke paguar Provizion për shtyrjen e afatit të shlyerjes së kredisë, Kredimarrësi deklaron se është dakord dhe konfirmon ndryshimet në Aneksin e Marrëveshjes për limir kreditor, përkatësisht shtyrjen e afatit të shlyerjes.
1.31. Komisioni për transformimin e mënyrës së shlyerjes është një komision për shfrytëzimin e Shërbimit shtesë, që mundëson kredimarrësit të zgjidhë që ta ndryshojë mënyrën e shlyerjes së kredisë së aprovuar, duke transformuar mënyrën e shlyerjes në anuitete të barabarta ose të pabarabarta.
1.32. Provizioni për shqyrtim urgjent është provizioni për përdorimin e një shërbimi shtesë që lejon që Kërkesa për kredi të shyrtohet menjëherë në vend të periudhës standarde të shqyrtimit prej 14 ditësh.
1.33. Provizioni për pagesën e parave të gatshme në një prej degëve është provizioni për përdorimin e Shërbimit shtesë, që i lejon Kredidhmarrësit të tërheqë para të gatshme në një nga Degët e Kredidhënësit, në vend të transferit standard bankar.
1.34. Ueb faqja është faqja e Kredidhënësit www.tigo.mk ku kredimarrësi identifikohet nëpërmjet profilit të tij/saj, dhe ku Kredimarrësi dhe Kredidhënësi mundet të komunikojnë bashkërisht dhe të këmbejnë informata. Informatat e këmbyera nëpërmjet Profilit dhe ueb faqës janë të detyrueshme për palët dhe paraqesin pjesë përbërëse të Marrëveshjës për limit kreditor, vetëm nëse nuk ështe ndryshe e përcaktuar në informatat e shkëmbyera ose në Marrëveshjën për limit kreditor. Çdo here kur Kredimarrësi e shtyp butonin Pajtohem në ueb faqën apo ne Profilin, konsiderohet që Kredimarrësi e ka dhëne pajtimin e tij për përmbajtjen për të cilën butoni “Pajtohem” është ofruar.
1.35. Shlyerja e parakohshme paraqet shlyerje të njëhershme, të pjesshme ose të plotë të shumës së jomaturuar të kredisë për të cilën Kredimarrësi e ka njoftuar Kredidhënësin që është duke bërë shlyerje të parakohëshme të pjeshme ose të plotë dhe lidhur me të ka parashtruar kërkesë për shlyerje të parakohshme.
1.36. Parapagim, paraqet shumë e paguar mbi shumën e përgjithshme të cilën Kredimarrësi duhet ta shlyejë deri në datën e shlyerjes.
1.37. Profili është Profili personal i Kredimarrësit i krijuar në Ueb faqën, i cili është në dispozicion pasi Kredimarrësi të futë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin (kyçje). Kur kyçeni në Profilin për herë të parë, Kredimarrësi fut një fjalëkalim të gjeneruar automatikisht, të cilën duhet ta zëvendësojë menjëherë me një fjalëkalim të ri unik, i cili do të jetë i njohur vetëm për Kredimarrësin. Qasja në Profil është e lejuar vetëm duke futur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e Kredimarrësit i cili identifikon Kredimarrësin. Kredimarrësi është plotësisht përgjegjës për të gjitha pasojat që rrjedhin nga çdo përdorim të gabuar apo për çdo keqpërdorim i Profilit nga ndonjë palë e tretë.
1.38. Pala /ët janë Kredimarrësii dhe Kredidhënësi.
1.39. Numri i telefonit është çdo numër telefoni që përdorët nga Kredimarrësi ose ai i cili i është dorëzuar Kredidhënësit nga ana e Kredimarrësit i specifikuar në Marrëveshjen për limit kreditor, Shtojcën, në profilin në ueb faqën, në degët e Kredidhënësit ose nëpërmjet ndermjetësve kreditues.
1.40. Bartës të funksioneve publike janë personat fizikë të cilëve u është dhënë ose u është pas dhënë një funksion publik në Republikën e Maqedonisë ose në një vend tjetër, dhe konsiderohen si bartës të funksionit publik më së paku dy vjet pas ndërprerjes së kryerjes së funksionit publik. Nocioni “bartës të funksioneve publike” përfshin anëtarët e familjes së bartësit të funksionit publik, si dhe një person që konsiderohet si bashkëpunëtor i afërt i bartësit të funksionit publik.

2. NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES PËR LIMIT KREDITOR
2.1. Çdo përdorues duhet të lidhë Marrëveshje për limit kreditor kur parashtorn kërkesë për kredi për herë të parë. Marrëveshja për limit kreditor nënshkruhet në mënyrë të parashikuar me këto Kushte të përgjithshme.
2.2. Marrëveshja për limit kreditor hyn në fuqi kur nënshkruhet me dorë ose elektronikisht duke futur një kod unik elektronik të dërguar nëpërmjet sistemit SMS të kredidhënësit në numrin e telefonit të kredimarrësit.
2.3. Me nënshkrimin e Marrëveshjes për limit kreditor, kredidhënësi autorizon kredimarrësin që të aplikojë për kredi një numër të pakufizuar, në kuadër të limitit kreditor, për të gjithë kohëzgjatjen e Marrëveshjes për limit kreditor, duke parashtruar një kërkesë kredie dhe të nënshkruajë marrëveshje për kredi konsumatore nëse kërkesa e tij pranohet.
2.4. Gjatë parashtrimit të kërkesës së parë për kredi, Kredimarrësi duhet të japë një Deklaratë pëlqimi, të pajtohet me këto Kushte të përgjithshme, si dhe të japë një Deklaratë për mbajtës të funksionit publik. Kredidhënësi pranon se deklaratat e dhëna i referohen janë të zbatueshme për çdo Kërkesë të mëvonshme të parashtruar për kredi.
2.5. Kredimarrësi është i vetmi përgjegjës për saktësinë e të dhënave të futura gjatë paraqitjes së kërkesës së parë, si dhe për çdo kërkesë të mëvonshme për kredi. Kredidhënësi nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim gjatë plotësimit të të dhënave, të shkaktuara nga faji i Kredimarrësit, si dhe të gjitha pasojat e gabimeve të tilla bien mbi Kredimarrësin.
2.6. Nëse nuk është bartës i funksionit publik, kredimarrësi mund të deklarojë se nuk është Bartës i funksionit publik nëpërmjet faqes së internetit dhe të parashtrojë Kërkesë për kredi përmes internetit nëpërmjet profilit në faqen e internetit ose sistemit SMS. Kredimarrësi që është Bartës i funksionit publik, Kërkesën e kredisë e paraqet në ndonjë nga filialet e Kreditorit, dhe jep një Deklaratë të shkruar me dorë e tij si bartës i funksionit publik. Kredidhënësi mund ta refuzojë Kërkesën kredi të Bartësit të funksionit publik.
2.7. Çdo shumë për kredi, e miratuar dhe e paguar nga Kredidhënësi, paraqet Kredi që është e dhënë Kredimarrësit sipas kushteve të Marrëveshjes për limit kreditor dhe këtyre kushteve të përgjithshme.

3. NËNSHKRIMI I SHTOJCËS SË MARRËVESHJES PËR LIMIT KREDITOR
3.1. Nëse Kërkesa për kredi të kredimarrësit miratohet, Palët nënshkruajnë Shtojcë të Marrëveshjes për limit kreditor, që paraqet marrëveshje për kredi konsumatore me të cilën Palët rregullojnë kushtet e veçanta të Kredisë dhe përcaktojnë Komisionet, që Kredimarrësi është i detyruar t’i paguajë gjatë shlyerjes së rregullt të Kredisë.
3.2. Përdoruesi ka të drejtë të paraqesë Kërkesë për kredi dhe të nënshkruajë një Shtojcë pas miratimit të Kërkesës për kredi, vetëm nëse kredia e miratuar dhe e shlyer më parë është shlyer plotësisht. Kredimarrësi parashtron Kërkesë për kredi për çdo Kredi që lëshohet në kuadër të limitit kreditor me afatin e preferuar të shlyerjes në një pred degëve të Kredidhënësit, nëpërmjet Profilit të tij në faqen e internetit, nëpërmjet sistemit SMS të kredidhënësit ose nëpërmjet ndërmjetësve kreditorë të Kredidhënësit.
3.3. Palët pajtohen që kërkesa e dytë dhe çdo kërkesë e mëvonshme e parashtruar për kredi, praqet konfirmim që Kredimarrësi pajtohet me nënshkrimin e Shtojcës së Marrëveshjes për limit kreditor, që gjenerohet automatikisht, pas paraqitjes dhe miratimit të Kërkesës për kredi, ndërsa Shtojca së bashku me të gjitha ndryshimet dhe anekset do të jetë në dispozicion për Kredimarrësin përmes internetit nëpërmjet Profilit në faqen e internetit ose në degët e Kredidhënësit.
3.4. Pas pranimit të çdo kërkese të mëvonshme për kredi, dhe pasi Kredimarrësi ka rënë dakord me shumën dhe kushtet e veçanta të kredisë, ka zgjedhur Shërbimet shtesë të cilat ai dëshiron t’i shfrytëzojë, Kredidhënësi ia dorëzon Kredimarrësit Shtojcën në profilin e tij dhe postën elektronike (e-mail) të Kredimarrësit. Kredimarrësi pajtohet se Shtojca bëhet e vlefshme dhe e detyrueshme menjëherë pas ngarkimit të Shtojcës në profilin e tij dhe dërgimit të shtojcës në e-mailin e Kredimarrësit
3.5. Kredimarrësi detyrohet që të shlyejë kredinë dhe të gjitha kërkesate e tjera që rrjedhin nga Shtojca, sipas Planit të amortizimit, që është pjesë përbërëse e shtojcës. Plani i amortizimit, me kërkesë të Kredimarrësit, mund të ndryshohet, për të cilin do të nënshkruhet një aneks përkatës. Kredimarrësi pajtohet se anekset e Shtojcës bëhen të vlefshme dhe të detyrueshme menjëherë pas bashkëngjitjes së aneksit në profilin e tij dhe dërgimit të aneksit në emailin e Kredimarrësit.
3.6. Shtojca paraqet bazë për pagesën e Shumës së kredisë, në mënyrën e kërkuar nga Kredimarrësi gjatë parashtrimit të Kërkesës për kredi.
3.7. Në përputhje me kërkesën e Kredimarrësit, dhe pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aftësisë kreditore, miratimit të kërkesës dhe verifikimit të informacionit të dorëzuar dhe/ose dokumenteve (ku është e zbatueshme), Kredidhënësi lëvron çdo shumë të kredisë ose në të holla të gatshme në Degët e Kredidhënësit ose nëpërmjet transferimit bankar në llogarinë bankare të Kredimarrësit. Procedura e shqyrtimit dhe aprovimit të Kërkesë së kredisë, vlerësimi të aftësisë kredituese të kredimarrësit dhe verifikimit të informacionit dhe/ose dokumeve të dorëzuara, zgjat 14 (katërmbëdhjetë) ditë duke llogaritur nga dita e parashtrimit të Kërkesë për kredi.
3.8. Me kërkesën e Kredimarrësit, Shuma e kredisë mund të paguhet me para të gatshme në degët e Kredidhënësit, me ç’rast Kredidhënësi llogarit Komision për pagesën me para të gatshme në degën, në përputhje me Çmimoret.
3.9. Kredimarrësi është i pajtimit që pagesën e kredisë Kredidhënësi ta kryejë pas aprovimit të Kërkesës së kredisë, dhe në kuadër të kohës së punës së Kredidhënësit dhe të pjesëmarrësve në qarkullimin pagesor (bankat). Nëse pagesa e kredisë kryhet përmes transferimit bankar në llogarinë e transaksionit të Kredimarrësit, në raste të caktuara siç janë ditët jopune, festat etj., pagesa e Shumës së kredisë së aprovuar do të kryhet në ditën e parë të ardhshme të punës.
3.10. Kredimarrësi ka të drejtën që të kërkojë shqyrtimin e menjëhershëm të Kërkesës për kredi, duke përfshirë edhe verifikimin e informacioneve dhe/ose dokumenteve të parashtruara, për të cilat Kredidhënësi llogarit Provizioni i shqyrtimit urgjent, në përputhje me Çmimoret. Nëse, me kërkesë të Kredimarrësit, pagesa e shumës së huasë kryhet me para të gatshme, Kredimarrësi pranon që shuma e huasë të mund të mblidhet nga dega më e afërt e Kredimarrësit gjatë orarit të punës së Kredidhënësit.
3.11. Shuma e kredisë nuk do t’i lëvrohet Kredimarrësit nëse Kredimarrësi ka dhëne llogari bankare të gabuar, ose të dhënat të tjera në kërkesën për kredi janë të pavërteta ose të papërshtatshme për verifikim, ndërsa Marrëveshja për limit kreditor, gjegjësisht Shtojcat do të bëhen të pavlefshme, me ç’rast Kredidhënësi respektivisht e informon Kredimarrësin. Në rast se shuma e kredisë nuk i është lëvruar Kredimarrësit për shkak të aftësisë së pamjaftueshme kredituese, Marrëveshja për limit kreditor, gjegjësisht shtojcat bëhën të pavlefshme dhe Kredidhënësi e informon Kredimarrësin respektivisht. Në çdo rast, Kredidhënësi mund të refuzojë ekzekutimin e Kërkesës për kredi në çdo kohë, në përputhje me politikat e brendshme të biznesit të kredidhënësit, duke njoftuar respektivisht Kredimarrësin.
3.12. Pas kërkesës së parashtruar paraprakisht nga ana e Kredimarrësit, Shuma dhe kushtet e veçanta të Kredisë, të përcaktuara në Shtojcën, mund të modifikohen sipas kërkesës së Kredimarrësit, me ç’rast do të lidhet aneks përkatës të Shtojcës. Miratimi i kërkesës së Kredimarrësit i nënshtrohet Komisioneve sipas Tarifave të Kredidhënësit.

4. NDËRPRERJA E MARRËVESHJES PËR LIMIT KREDITOR
4.1. Kredidhënësi mund të ndërpresë Marrëveshjen për limit kreditor njëanshëm pa njoftim paraprak të Kredimarrësit në rastet e mëposhtme:
1. Nëse kredimarrësi vonohet me shlyerjen ose përmbushjen e çdo detyrimi tjetër të Marrëveshjes për limit kreditor më gjatë se 5 (pesë) ditë nga data e maturimit.
2. Nëse kredimarrësi ka dhënë informacione të pasakta gjatë Aplikimit për kredi ose nuk e ka lajmëruar Kredidhënësin për ndryshimin e tyre.
3. Nëse kredimarrësi ka borxhe të maturuara të papaguara ndaj personave të tretë (aftësi kreditore të përkeqësuar).
4. Nëse mbi kredimarrësin është hapur procedurë falimentimi.
5. Nëse kredidhënësi e kupton që kredimarrësit i është ndërprerë marrëdhënia e punës,ose kur Kredimarrësi nuk mundet të vërtetojë që ka të ardhura të rregullta.
6. Nëse Kredidhënësi nuk mundët ti lëvrojë më kredi Kredimarrësit, për faj të Kredimarrësit duke përfshirë, por pa u kufizuar në rastet kur llogaria bankare e Kredimarrësit është bllokuar ose mbyllur, dhe për atë shkak transferimi i shumës së kredisë nuk mund të realizohet.
7. Nëse Kredidhënësi vërteton se Kredimarrësi është bërë bartës i funksionit publik;
8. Nëse Kredidhënësi humb aftësinë ligjore dhe të biznesit për të kryer një aktivitet financiar; Huadhënësi ka të drejtën që të ndërpresë në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen për limit kreditor në çdo kohë me një periudhë njoftimi prej 30 ditësh. Në rast të ndërprerjes së njëanshme të Marrëveshjes për limit kreditor nga ana e Kredidhënësit, të gjitha kërkesat matyrohen menjëherë dhe janë të pagueshme.
4.2. Kredimarrësi ka të drejtën që të ndërpresë Marrëveshjen për limit kreditor, duke paraqitur njoftim me shkrim Kredidhënësit. Me ndërprerjen e Marrëveshjes për limit kreditor, të gjitha Shtojcat e Marrëveshjes për limit kreditor ndërpriten dhe kërkesat që rrjedhin prej tyre matyrojnë plotësisht në ditën e pagesës.
4.3. Në rast të ndërprerjes së njëanshme të Marrëveshjes për limit kreditor, të gjitha kërkesat janë të menjëhershme dhe të pagueshme, ndërsa Kredidhënësi ka të drejtë që të kërkojë nga Kredimarrësi shlyerjen e parakohshme të pagesave të dakorduara për periudhën deri në ndërprerjen e Marrëveshjes për limit kreditor, duke përfshirë kamatat ndëshkuese ligjore në rast të vonesës deri në ditën e pagesës së të gjitha pagesave të dakorduara.
4.4. Ndërprerja, përfundimi ose anulimi i Shtesës së Marrëveshjes për limit kreditor, nuk do të nënkuptojë ndërprerjen ose përfundimin e Marrëveshjes për limit kreditor.

5. E DREJTA E TËRHEQJES
5.1. Katërmbëdhjetë (14) ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për limit kreditor, Kredimarrësi mund të përdorë të drejtën për t’u tërhequr nga Marrëveshja për limit kreditor, duke njoftuar Kredidhënësin me shkrim (Njoftim për anulim të Marrëveshjes për kredi në afat prej 14 ditëve). Për të realizuar këtë të drejtë, kredimarrësi mund të përdorë formularin e caktuar më parë ose të përpilojë dhe të dorëzojë njoftimin e tij dhe ta dorëzojë në njërën nga filiaet ose me postës elektronike (e-mail): [email protected].
5.2. Nëse Kredimarrësi shfrytëzon të drejtën e tërheqjes së Marrëveshjes së kredisë, ai është i detyruar që ta paguajë kryegjën dhe interesin për periudhën nga shfrytëzimi i kredisë deri në ditën e shlyerjes së kryegjës, menjëherë por jo më vonë se 30 ditë nga dita e njoftimit e kreditorit për anulimin e kredisë. Interesi llogaritet në bazë të normës së interesit të përcaktuar.
5.3. Kreditori ka të drejtën e kompensimit të shpenzimeve të pakthyeshme të paguara në lidhje me marrëveshjen e kredisë tek autoritetet publike ose shtetërore. Nëse kredia paguhet në llogarinë e transaksionit të Kredimarrësit, mjetet financiare të paguara duhet të kthehen në llogarinë e Kredidhënësit përmes transferit bankar. Nëse Shuma e kredisë shlyhet me para të gatshme, Kredimarrësi mund të bëjë kthimin e mjeteve financiare nëpërmjet transferit bankar ose në një nga degët e Shoqërisë.

6. E DREJTA E SHLYERJES SË PARAKOHSHME
6.1. Kredimarrësi ka të drejtë në çdo kohë të paguajë, tërësisht ose pjesërisht, pjesën e praprambetur të kredisë, duke parashtruar kërkesë me shkrim për shlyerje të parakohshme në një prej degëve të Kredidhënësit. Në rast se Kredimarrësi kryen një pagesë që tejkalon shumën e maturuar për pagesë dhe nuk ka parashtruar kërkesë me shkrim deri te Kredidhënësi për shlyerje të parakohshme, në të cilën ka shprehur qëllimin për shlyerje të parakohshme të plotë ose të pjesshme, e njëjta nuk do të konsiderohet si shlyerje e parakohshme, por si Parapagim.
6.2. Në rast të shlyerjes së parakohshme, Kredimarrësi ka të drejtë që t’i zvogëlojë kostot totale të kredisë, që përbëhet nga interesi dhe kostot e tjera për periudhën e mbetur të marrëveshjes për kredi konsumatore.
6.3. Kredidhënësi ka të drejtën e kompensimit të kostove që lidhen drejtpërdrejt me shlyerjen e parakohshme të kredisë. Kompensimi i tillë nuk duhet të tejkalojë 1% të shumës së kredisë së shlyer të parakohshme, nëse periudha ndërmjet shlyerjes së parakohshme dhe afatit të marrëveshjes për kredi konsumatore ndodhet në periudhë më të gjatë se një viti nga afati i vlefshmërisë së marrëveshjes për kredi konsumatore, d.m.th. jo më shumë se 0.5%, nëse shlyerja e parakohshme ndodhet në periudhë jo më të gjatë se një vit nga afati i vlefshmërisë së marrëveshjes për kredi konsumatore.
6.4. Kredimarrësi është i detyruar që ta shlyejë plotësisht kompensimin për shlyerjen e parakohshme të kredisë në ditën e shlyerjes së parakohshme të plotë ose të pjesshme të kredisë.

7. PROVIZIONET
7.1. Kredimarrësi paguan interes Kredidhënësit, në përputhje me normën e interesit për periudhën aktuale të përdorimit të Shumës së dhënë të kredisë. Interesi llogaritet në përputhje me Normën kontraktuale të interesit, me supozim se viti ka 360 ditë. Kredidhënësi mund ta ulë në mënyrë të pavarur normën e interesit në çdo kohë.
7.2. Kredimarrësi paguan provizion për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktuale, i cili paraqet kompensim për kostot e Kredidhënësit nëse Kredimarrësi nuk kryen shlyerjet e dakorduara brenda afateve të përcaktuara të Shtojcës. Provizioni për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktuale për shlyerjen e kredisë përcaktohet nga tarifat e vlefshme të cilat janë të disponueshme në faqen e internetit - dhe në degët e Kredidhënësit.
7.3. Kredimarrësi paguan provizione për shërbimet e Kredidhënësit (duke përfshirë, por pa u kufizuar në një provizion për lëshimin dhe administrimin e kredisë, Provizion për vonesën e afatit të shlyerjes, provizion për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktuale, Provizion për transformimin e mënyrës së shlyerjes dhe të tjera), interes për vonesën e pagesës dhe gjoba të tjera në rastet e përcaktuara në Marrëveshjen për limit kreditor, në përputhje me Çmimoret në fuqi.
7.4. Kredimarrësi ia paguan Kredidhënësit Shumën e kredisë, interesin dhe pagesat e tjera të dakorduara në përputhje me kushtet e përcaktuara në Shtojcën.
7.5. Kredimarrësi mund ta shtylë pagesën e kredisë më së shumti deri në përfundimin e afatit të zgjatur për shlyerjen e kredisë ose ta ndryshojë planin e amortizimit, duke paguar provizion për shtyerjen e afatit të shlyerjes, sipas rregullave dhe procedurave të brendshme të Kredidhënësit.
7.6. Afati i shtyrë i pagesës dhe rrjedhimisht edhe ndryshimet në Shtojcë, do të hyjnë në fuqi kur pagesa e Provizionit për shtyrjen e afatit të shlyerjes do të pranohet siç duhet nga Kredidhënësi, në llogari bankare ose në një pred Degëve, përndryshe Afati i shtyrë i shlyerjes dhe si rredhojë të kësaj edhe ndryshimet brenda Shtojcës, konsiderohen si të pavlefshme.
7.7. Nëse Afati i shlyerjes së kredisë shtyhet, Kredidhënësi ka të drejtë që të arkëtojë provizion për mospërmbyshjen e detyrimeve kontraktueale për pagesën e Kredisë në përputhje me Çmimoret në fuqi, të publikuara në Faqen e internetit dhe në Degët e Kredidhënësit.
7.8. Nëse Shfrytëzuesi vonon me shlyerjen e kredisë, Kredidhënësi ka të drejtën e arkëtimit të provizionit për mospërmbyshjen e detyrimeve kontraktuale për pagesën e Kredisë në përputhje me Çmimoret në fuqi, të publikuara në Faqen e internetit dhe në Degët e Kredidhënësit.

8. MOSPËRMBYSHJA E DETIMAVE KONTRAKTUALE
8.1. Në rast të mospërmbushjes në kohë, mosrespektimit ose shkeljes së detyrimeve kontraktuale të përcaktuara në Marrëveshjen për limir kreditor, përkatësisht në Shtojcën, Kredidhënësi ka të drejtë që të llogarisë interesin ndëshkues, llogaritur nga dita e maturimit të kërkesës deri në ditën e arkëtimit përfundimtar. si dhe për të llogarisë dhe mbledhë gjoba dhe provizione për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktuale sipas Çmimoreve të Kredidhënësit.
8.2. Nëse Kredimarrësi vonon me shlyerjen e Shumës së kredisë, interesi ndëshkues për pagesën e vonuar llogaritet dhe arkëohet për pjesën e papaguar të shlyerjes së kredisë, për çdo ditë vonesë.
8.3. Nëse Kredimarrësi vonon me pagesën e interesit të llogaritur në bazë të Normës së interesit kontraktual, për çdo ditë vonesë llogaritet interesi ndëshkues për shumën e interesit të papaguar.
8.4. Kredidhënësi ka të drejtë që të iniciojë procedurë pranë organeve kompetente për arkëtimin e detyrueshëm të borxhit, sipas rregullave ligjore në fuqi.

9. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PALËVE KONTRAKTUESE, RREGULLAT E TJERA
9.1. Kredimarrësi informon Kredidhënësin për çdo ndryshim në të dhënat e specifikuara në Marrëveshjen për limit kreditor (duke përfshirë adresën elektronike të Kredimarrësit , numrin e telefonit dhe llogarinë bankare) për identifikim personal ose për vendin e punës, brenda 5 ditë pune, me anë të telefonit të tij/saj, nëpërmjet Profilit të tij/saj në ueb faqe ose në degët e Kredidhënësit..
9.2. Kredidhënësi mund të kërkoje konfirmin për ndryshimët e bëra nga Kredimarrësi, nëpërmjet numrit të telefonit të Kredidhënësit, nëpërmjet profilit në, ueb faqën, në degët e Kredidhënësit , ose në mënyrë tjetër sipas rregullave të Kredidhënësit.
9.3 Identifikimi I Kredimarrësit nëpërmjet numrit të telefonit dhe nëpërmjet bisedave telefonike me Kredimarrësin janë obligatore për palët, nëse Kredimarrësi e ka përdor numrin e telefonit të cekur për thirje telefonike dhe nëse gjatë thirjes telefonike informata e kërkuar për Marrëveshjen për limit kreditor, i jepet Kredidhënësit. Kredidhënësi i regjistron bisedat telefonike.
9.4. Profili i Kredimarrësit është i krijuar në faqen e internetit dhe fjalëkalimi fillestar është dërguar me email dhe në numrin e telefonit të Kredimarrësit . Me kërkesë të Kredimarrësit, Kredidhënësi do të krijojë Profil në emër dhe për llogari të Kredimarrësit, për të cilën do ta njoftojë menjëherë Kredimarrësin, dhe do tja dërgoje emrin përdorues dhe fjalëkalimin.
9.5. Kredidhënësi mundet, sipas vlerësimit të tij, të ndërprejë komunikimin nëpërmjet telefonit duke përdorur numrin e regjistruar të telefonit ose përmes profilit të internetit, të kryejë identifikimin të Kredimarrësit dhe të kërkoj zbatim të ndonjë veprim të caktuara në degët e Kredidhënësit. Kredimarrësi me këtë deklaron se pranon një vendim të tillë.
9.6. Identifikimi i Kredimarrësit dhe komunikimi me të përmes Profilit dhe ueb faqës është e detyrueshme për të dyja palët. Me nënshkrimin e marrëveshjës për limit kreditor, Kredimarrësi konfirmon se pajtohet dhe është në dijeni të rregullave për përdorimin e faqes së internetit dhe të profilit të specifikuar në Marrëveshjen për limit kreditor dhe në faqen e internetit.
9.7. Kredimarrësi mund të marrë informata falas për detyrimet e tij të dakorduara duke telefonuar nga numri i tij i telefonit ose përmes profilit të tij në faqen e internetit në formë të planit të amortizimit, ndërsa për dhënjën e çfar do forme tjetër dhe lloj të vërtetimit dhe informate, Kredidhënësi ka të drejtë të arkëtoje shpenzim përkatës në përputhje me Çmimoren të vlefshme në momentin e lëshimit të vërtetimit respektivisht të informatës. Nëse Kredimarrësi është vonuar me ndonjë shlyerje të përcaktuar me Shtojcën, Kredidhënësi mund ti drgojë një vërejtje duke i arkëtuar kostot për vërejtjen në përputhje me Çmimoret.
9.8. Pagesa nga ana e Kredimarrësit, që nuk është bërë në përputhje me rregullat e Kontratës së limitit të kredisë, nuk konsiderohet e pranuar, deri sa të jetë e identifikuar. Kredidhënësi definon renditjen e përmbushjes së detyrimeve të Kredimarrësit të kredisë sipas Kontratës për limir kreditor. Kredimarrësi deklaron se e pranon çdo pagesë të kryer nga një person i tretë-person fizik në emër dhe në llogarinë e Përdoruesit që është bërë në filialin e Kreditorit, si dhe me pagesat e kryera në këtë mënyrë, Përdoruesi mund t’i mbyllë detyrimet e Përdoruesit që burojnë nga Kontrata e limitit të kredisë. Përdoruesi deklaron se është dakord që Kreditori të konfirmojë informacionet e dhëna nga një person i tretë që kryen pagesë në filiale të Kreditorit në lidhje me lartësinë e borxhit për të cilin personi i tretë-personi fizik kryen pagesën. Përdoruesi deklaron se nuk do ta konsiderojë Kreditorin përgjegjës në asnjë bazë as që do të kërkojë ndonjë zhdëmtim prej tij për shkak të konfirmimit të informacioneve të dhëna nga personi i tretë që kryen pagesën, në lidhje me lartësinë e borxhit.
9.9. Çdo Parapagim konsiderohet dhe do të paraqet pagesë avansi për mbylljen e borxheve të ardhshme në kuadër të limitit kreditor, që do të paraqiten brenda 45 ditëve nga dita e parapagimit, përveç nëse Kredimarrësi kërkon shprehimisht rimbursimin e shumës së paguar më tëpër. Nëse Parapagimi janë shuma për të cilat provizioni bankar për pagesën e mjeteve në llogarinë e Kredimarrësit, është më i lartë se shuma që kthehet, ato nuk do t'i kthehen Kredimarrësit. Në rast nëse Kredimarrësi i kredisë paguan një shumë që nuk është e mjaftueshme për të shlyer të gjitha shumat e prapambetura në përputhje me Shtojcën dhe Planin e amortizimit deri në datën e pagesës (shumë e paguar më pak), me shumë e paguar paguhen së pari kostot që lidhen me mospërmbushjen e detyrimit të Kredimarrësit për të shlyer kredinë dhe provizionet për përdorimin e shërbimeve shtesë, ndërsa me shumën tjetër mbyllen interesi dhe kryegjëja e kredisë.
9.10. Me kërkesë të Kredimarrësit limiti kreditor mund të rritet nga ana e Kredidhënësit, duke e vlerësuar aftësinë kreditore të Kredimarrësit.
9.11. Kredidhënësi mund të vëndosë ta ndryshojë limitin kreditor pas plotësimit të kritereve interne nga ana e Kredimarrësit, ose ta zvogëloje në çdo kohë, nësë sipas vlerësimit vetanak vlërëson që aftësia kreditore e Kredimarrësit është ndryshuar dhe për atë e informon Kredimarrësin.
9.12. Kredidhënësi mund t’i transferojë kërkesat ose pjesë të kërkesave, të cilat rezultojnë prej Marrëveshjes për limit kreditor, të një numër të pakufizuar të palëve të treta (kreditorët), pjesërisht ose plotësisht, me mundësi Kredidhënesi ta mbajë të drejtën ta shërbejë Marrëveshjen për limit kreditor sipas vendimit vetanak.
9.13. Kredimarrësi është i informuar se, në rast të transferimit të kërkesave ose pjesë të tyre të dalura prej Marrëveshjës për limit kreditor, i njejti mbetet i pandryshuar edhe në rast të transferimit (cesion), personat e tretë (kreditorë) bëhen kreditore të Kredimarrësit, të cilët mundën t’i transferojnë kërkesat e tyre ose pjesë të tyre të dalura prej Marrëveshjës për limit kreditor në numër i pakufizuar të palëve tjera të treta.
9.14. Bazuar në ofertën nga Kredidhënësi dhe të personave të tretë(kreditorët) për përvetësim dhe transferim të kërkesave ose të pjesëvë të tyre të dalura prej Marrëveshjës deri te personat të tjerë të tretë, ata munden t’i zbulojnë të ardhurat, shpenzimet, historinë kreditore, gjininë, moshën, adresën e Kredimarrësit, si dhe informata të tjera prej Marrëveshjës për limit kreditor, të nevohshme për përmbushjen e qëllimit për shkak të së cilës zbulohen dhe/ose për shkak të përmbushjes së detyrimit ligjor të Kredidhënësit, duke përfshirë edhe regjistrimin në regjistrat përkatëse publike.
9.15. Kredimarrësi vazhdon t’i shlyjë shumat kontraktuese sipas Shtojcës Kreditorit ose palëve të treta (kreditorët) në rast të transferimit të kërkesave pa mbajtjen e drejtës së servisimti të kredisë, përveç nëse Kredidhënësi informon Kredimarrësin për të kundërtën.
9.16. Kredimarrësi është i informuar se Kredidhënësi ka të drejtën që me marrëveshje për peng t’i lë peng kërkesat që dalin nga Marrëveshja për limit kreditor, në përputhje me Ligjin për peng të kontraktuar.
9.17. Në rast të disbalancës makroekonomike, që do të rezultojë me të paktën 5% devalvim të kursit mesatar të euros në denarë (EUR/MKD) si masë e njëanshme e BPRMV-së ose 5% zhvlerësim i kursit mesatar të euros në denarë, të matur përmes rritjes së kursit mesatar EUR/MKD, të publikuar në faqen e internetit të BPRMV-së. Kredidhënësi mban të drejtën e korrigjimit dhe rritjes së përqindjes së tillë të devalvimit/zhvlerësimit të të gjitha detyrimeve të Kredimarrësit ndaj Kredidhënësit sipas Marrëveshjes për kredi (duke përfshirë, por duke mos kufizuar në detyrimet në bazë të kryegjës, interesit dhe të gjitha provizioneve).

10. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE
10.1. Kredimarrësi deklaron se është i njohur dhe pajtohet me Politkën e privatësisë së të dhënave personale të Kredimarrësve, që u bë në dispozicion nga ana e Kredidhënësit në faqen e internetit dhe në degët e regjistruara.
10.2. Kredimarrësi pajtohet që të dhënat e tij personale të përpunohen nga ana e Kredidhënësit (duke përfshirë edhe periudhën pas dorëzimit të kërkësës për kredi) dhe i lejon Kredidhënësit të dorëzojë dhe transferojë të dhënat personale të Kredimarrësit të kredisë cila do qoftë palë të treta (përpunuesit dhe përdoruesit) në vend dhe jashtë, duke përfshirë edhe Regjistrin e Pengut pranë Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe agjencionet për arkëtim të kërkesave në emër dhe llogari të Kredidhënësit, si dhe të dhënat që lidhen me Kredimarrësin dhe Marrëveshjen, dhe të mbledhë të dhëna për të vlerësuar aftësinë kreditore të Kredimarrësit në Byronë kreditore maqedonase dhe te të gjitha regjistrat e tjerë në dispozicion në Republikën e Maqedonisë.
10.3. Kredidhënësi mund të zhvilloje një histori kredituese të Kredimarrësit, për obligimët e Kredimarrësit dhe mund të transferoje të dhënat për Kredimarrësin kreditorëve të tjerë (duke përfshirë edhe kreditorët e ardhshëm).
10.4. Përpunimi i të dhënave të Kredimarrësit për sigurimin, ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve lëndë të Marrëveshjes për limit kreditor, është e regjistruar në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Maqedonisë në të cilën kreditori është i regjistruar si kontrollues i të dhënave personale.

11. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
11.1. Me nënshkrimin e Marrëveshjes për limit kreditor, Klienti konfirmon se ka lexuar dhe kuptuar këto Terma të përgjithshme dhe se është i informuar se ato janë pjesë përbërëse të Marrëveshjes për limit kreditor.
11.2. Kredimarrësi deklaron që është i njoftuar dhe pajtohet që Termat e përgjithshëm mund të ndryshohen në çdo kohë nga ana e Kredidhënësit, dhe që ndryshimet do të publikohen në ueb faqën e Kredidhënësit (http://www.tigo.mk), si dhe që Kredidhënësi nuk është i obliguar personalisht ta njoftojë Kredimarrësin për ndryshimet e bëra. Kredimarrësi llogaritet që është i njoftuar nga ana e Kredidhënësit për çdo ndryshim të bërë në Termat e pergjithshëm për kreditim në ditën kur të njejtit publikohen në ueb faqën e Kredidhënësit.
11.3. Në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet palëve, mund të zgjidhet në mënyrë miqësore, përkatësisht jashtë gjykatës, me zgjidhje ose ndërmjetësim. Nëse palët nuk mund ta zgjidhin mosmarrëveshjen në mënyrë miqësore, përkatësisht jashtë gjykatës, ajo do të zgjidhet nga gjykata kompetente siç përcaktohet me ligjet në fuqi.
11.4. Organi që kryejnë kontrollin e harmonizimit me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve në marrëveshjet e kredive konsumatorëve:

Ministria e Financave
bul. Dame Gruev nr.12, 1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut
Tel: +389 2 3255-300
e-mail: [email protected]

 

 

Kthehu