Deklarata për pajtueshmëri

DEKLARATË PËR PËLQIM - PAJTUESHMËRI

Me nënshkrimin/pranimin e kësaj Deklarate, deklaroj se jam i njohur dhe pajtuar që Shoqëria Financiare FINTEK SHPK Shkup (në tekstin e mëtejmë: “Shoqëria"):

  • Të kontrollojë aftësinë time kreditore dhe të kërkojë dhe të mbledhë të dhënat e mia personale nga të gjithë regjistrat relevantë publikë ose privatë dhe nga të gjitha bazat e të dhënave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe veçanërisht ta kontrollojë aftësinë time kreditore në Byronë Maqedonase të Kreditimit dhe t’i fitojë të gjitha të dhënat dhe raportet e disponueshme për aftësinë time kreditore nga Byroja Maqedonase e Kreditimit, si edhe t’i dorëzojë të dhënat e mira personale dhe të dhënat kreditore tek Byroja Maqedonase e Kreditimit dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente dhe të gjitha organet e tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jam i/e njohur me të drejtat dhe detyrat e Shoqërisë dhe Byrosë Maqedonase të Kreditimit në pajtueshmëri me Ligjin për byronë e kreditimit, dhe në lidhje me dorëzimin, ruajtjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mia personale.
  • I mbledh, ruan dhe përpunon të dhënat e mia personale për qëllimet e kryerjes së aktiviteteve financiare që Shoqëria i kryen në pajtueshmëri me Ligjin për shoqëritë financiare, Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve të kredive konsumatorë, Ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizimit dhe ligje të tjera relevante, si edhe për shkak të miratimit të kredisë dhe lidhjes, kryerjes dhe administrimit të kontratës për kredi, si edhe çdo herë kur përpunimi është i nevojshëm për qëllimet e interesave legjitime të Shoqëria, dhe në pajtueshmëri me Politikën e privatësisë për të dhënat personale të përdoruesve.
  • Të kryejë kontroll të besueshmërisë dhe llogarisë së transaksionit që e dorëzon pranë SNBK (Sistemet ndër-bankare të kliringut).
  • Në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe deri në vëllim të lejuar ligjor, t’i transferojë, t’i japë për përdorim dhe përpunim të gjitha të dhënat e mia personale, duke përfshirë edhe numrin tim personal (Nr. ID) dhe të dhënat e mira biometrike të përdoruesve/përpunueseve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shtete të tjera, me të cilat Shoqëria ka lidhur kontratë, duke përfshirë edhe të gjithë personat e lidhur me Shoqërinë, agjencitë për arkëtim të borxheve, byrotë e kreditimit, shoqëritë dhe zyrat e avokatisë, të punësuarit në Shoqëri, trashëgimtarët ligjorë të Shoqërisë, përfituesit kontraktualë dhe të detyrueshëm të të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata(at) të kredisë(ve), organet shtetërore dhe çdo person tjetër fizik ose juridik kur është e nevojshme, për të kryer procesin e aplikimit dhe miratimit të kredisë, ekzekutimin dhe administrimin e kontratës(ve) të kredisë(ve) dhe arkëtim të borxhit në bazë të kontratës(ve) të kredi(ve).
  • Të krijojë profil online në emrin tim dhe për llogarinë time, për të cilin do të më dorëzohen emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi për qasje.
  • Të krijojë adresë e-mail në emrin tim dhe për llogarinë time, për të cilin do të më dorëzohen emri i përdoruesit (respektivisht adresa e-mail) dhe fjalëkalimi për qasje.
  • Në emrin tim dhe për llogarinë time të kryejë huazim të drejtpërdrejtë në llogarinë time bankare të hapur në cilën do bankë komerciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dobi të Shoqërisë me qëllim kryerjen e pagesës së drejtpërdrejtë respektivisht transferimin e mjeteve nga llogaria ime bankare në llogarinë e Shoqërisë me qëllim pagesën e kredisë dhe të gjitha shpenzimet e tjera që do të mund të lindin eventualisht, nëse banka e jep atë mundësi.

 

Në mënyrë plotësuese me nënshkrimin / pranimin e kësaj Deklarate, deklaroj që:

  • Nuk gjendem në listën e sanksioneve të terroristëve dhe organizatave terroriste të publikuar nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA.
  • Jam i/e njohur, i lexova dhe në tërësi i pranoj Kushtet e përgjithshme të Shoqërisë dhe Politikën e Privatësisë për privatësi të të dhënave personale të përdoruesve.
  • Shoqëria, si kontrollor i të dhënave personale e regjistruar në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale me numrin 2177, mi dha të gjitha informacionet që dorëzohen gjatë mbledhjes së të dhënave personale nga subjekti i të dhënave personale në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kthehu