pep-consent-popup-slug

                                                          DEKLARATË

                                       e një bartësi të funksionit publik

 

Duke nënshkruar/pranuar këtë Deklaratë nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale,deklaroj se:

 

𝥷 NUK JAM BARTËS I FUNKSIONIT PUBLIK,në përputhje me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

𝥷 UNË JAM BARTËS  i funksionit publik, në përputhje me dispozitat e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit në Republikën e Maqedonisë Veriore.(Nëse subjekti mban Funksion publik, merren masa të intensifikuara të analizës, në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit, dhe për këtë arsye kërkesa për kredi duhet të paraqitet personalisht në një nga degët e Finmak Doo)

 

Jam i njoftuar se për nevojat e kësaj Deklarate dhe në përputhje me nenin 2 pika 22 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 120/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19 dhe 317/20) termi “Bartës i funksioneve publike” ka këtë kuptim:

 

“Bartës të funksioneve publike” janë personat fizikë të cilëve u është besuar ose u është pas besuar një funksion publik në Republikën e Maqedonisë ose në një vend tjetër, siç janë:

a) kryetarët e shteteve dhe qeverive, ministrat dhe zëvendësministrat ose ndihmësministrat;

b) përfaqësuesit e zgjedhur në pushtetin ligjvënës;

c) gjyqtarët e gjykatave supreme ose kushtetuese ose bartës të tjerë të funksioneve të larta gjyqësore kundër vendimit të të cilëve, përveç në raste të jashtëzakonshme, mjetet juridike nuk mund të përdoren;

d) anëtarët e organeve drejtuese të trupave dhe agjencive mbikëqyrëse dhe rregullatore, institucioni shtetëror i revizionit dhe anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore; 

e) ambasadorët;

f) oficerët e rangut të lartë në Forcat e Armatosura (grada më të larta se koloneli);

g) personat e zgjedhur dhe të emëruar në përputhje me ligjin dhe anëtarët e organeve të menaxhimit dhe mbikëqyrjes së personave juridikë të themeluar nga shteti;

h) personat me funksione në partitë politike (anëtarët e organeve ekzekutive të partive politike);

i) personat të cilëve u është besuar ose u është pas besuar një funksion i spikatur në një organizatë ndërkombëtare, siç janë: drejtorët, zëvendësdrejtorët, anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse ose funksione të tjera ekuivalente dhe

 

j) kryetarët e komunave dhe kryetarët e këshillave të komunave.

 

Bartës të funksioneve publike nga pika a) deri në j) konsiderohen personat të paktën dy vjet pas përfundimit të kryerjes së funksionit publik, dhe në bazë të një vlerësimi të rrezikut të kryer më parë nga subjektet.

 

Termi “bartës i funksioneve publike" përfshin:

1) anëtarët e familjes së bartësit të funksionit publik, si më poshtë:

- bashkëshorti/ja ose një person me të cilin bartësi i funksionit publik është në një bashkësi jashtëmartesore,

- fëmijët dhe bashkëshortët/et e tyre ose personat me të cilët fëmijët e bartësit të funksionit publik janë në një bashkësi jashtëmartesore ose

- prindërit e bartësit të funksionit publik.

2) një person i cili konsiderohet bashkëpunëtor i ngushtë i bartësit të funksionit publik është një person fizik:

- për të cilin dihet se ka pronësi të përbashkët juridike ose reale mbi një person juridik, ka lidhur kontrata ose ka krijuar marrëdhënie të tjera të afërta biznesi me bartësin e funksionit publik

ose

- i cili është pronari i vetëm i vërtetë i një personi juridik ose i një rregullimi ligjor për të cilat dihet se janë krijuar në dobi të bartësit të funksionit publik.

 

 

 

Kthehu