OFERTËN PUBLIKE

 

Caption

 

 

Në përputhje me OFERTËN PUBLIKE për ndryshimin e kushteve të kredisë, Ju informojmë se duke e pranuar ofertën klientët nuk lirohen nga pagesa e shumës së anuiteteve të veta mujore ose një pjese të kredive të tyre, por se marrin anuitete përkohësisht të zvogëluara dhe të shtyra mujore. Pas skadimit të afatit të vazhdimit, pjesa tjetër do të shpërndahet në anuitetet e rregullta mujore të cilat maturojnë pas 30 qershorit të vitit 2020.

 

Në përputhje me ofertën, për kohëzgjatjen e periudhës së mbledhjes (marrjes) së shtyrë të borxhit do të llogaritet kamata e kontraktuar sipas shkallës së kamatës së parashikuar në Kontratën e Kredisë, dhe mbledhja (marrja) e kamatës së kontraktuar nga periudha e mbledhjes (marrjes) së shtyrë do të fillojë pas vendosjes së kredisë në shlyerje të rregullt.

 

U apelojmë klientëve që kanë mundësi për të vazhduar dinamikën e rregullt të shlyerjes së anuiteteve të tyre mujore, të vazhdojnë në këtë mënyrë, për të mos u gjetur në situatë që të kenë anuitete më të mëdha mujore se sa është e domosdoshme në të ardhmen.

 

REFUZOJE OFERTËN

 

 

 

 

PYETJET E PARASHTRUARA SHPESH PËR OFERTËN E SHTYRJES SË DETYRIMEVE KREDITORE

 

1. Cilit i referohet oferta dhe cilit produktet kreditore?

Oferta i referohet të gjithë klientëve të TIGO FAJNANS SHPKNJP Shkup që janë përdorues të kredive me shlyerje të njëhershme dhe kredive me shlyerje të shumëfishtë që janë lidhur dhe paguar deri më 31 mars të vitit 2020.

 

2. Si ta pranoj, dhe si ta refuzoj ofertën?

Nëse doni të pranoni ofertën nuk është e nevojshme të dërgoni një njoftim tek Tigo Fajnans, d.m.th. oferta do të konsiderohet si e pranuar nëse më së voni deri më 19.04.2020, nuk e refuzoni atë duke parashtruar një kërkesë/njoftim për TIGO FAJNANS SHPKNJP Shkup.

Nëse doni të vazhdoni shlyerjen e rregullt të borxhit si deri tani, është nevojshme të refuzoni ofertën më së voni deri më 19.04.2020, duke dërguar një njoftim përmes njërës prej mënyrave të detyrueshme  të njoftimit në vijim:

- Njoftim përmes rrugës elektronike në adresën e e-mailit [email protected] ose përmes profilit Tuaj të klientit

- Njoftim me shkrim përmes postës ose dorëzimit direkt në arkivin e Shoqatës në adresën e mëposhtme: Tigo Fajnans Shpknjp Shkup, Bul. “Jane Sandanski” nr. 109 А, kati 3, 1000 Shkup, me shenjën “Refuzimi i ofertës së shtyrjes”

  • Plotësim i një formulari në të gjitha filialet e Tigo Fajnans

 

3. A janë të nevojshme dëshmi se nuk mund të vazhdoj shlyerjen e rregullt të kredisë?

Nuk është i nevojshëm sigurimi i dëshmive për pamundësinë e shlyerjes së rregullt të kredisë.

 

 4. Nëse pranoj ofertën, a do të marr një kontratë të re të kredisë dhe një plan të ri amortizimi

Kushtet e ndryshuara të Kontratës së Kredisë ndaj përdoruesve të kredive prodhojnë efekt juridik pa lidhur kontrata të reja dhe/ose anekse ndaj kontratave ekzistuese.

 

5. Çfarë do të thotë pranimi i ofertës për kredinë time?

Nëse e pranoni ofertën, është e nevojshme të paguani 30% të kredisë suaj në 3 muajt e ardhshëm. Pjesa tjetër 70% do të maturojë për pagesë pas kalimit të këtyre 3 muajve. Për kohëzgjatjen e periudhës së pagesës së shtyrë, do të llogaritet kamatë kontraktuese sipas shkallës së normës së interesit të parashikuar në Kontratën e Kredisë. Mbledhja (marrja) e kamatës së kontraktuar për periudhën e pagesës së shtyrë do të fillojë pasi të vendoset kredia në shlyerje të rregullt.

Nëse e refuzoni ofertën, duhet të vazhdoni shlyerjen e rregullt të kredisë, në përputhje me planin ekzistues të shlyerjes së borxhit.

 

6. Edhe pse kam pranuar ofertën, a mund të paguaj një sasi të shumës në ndërkohë në llogarinë e kredisë?

Përdoruesit që vullnetarisht duan të bëjnë pagesë (edhe pse nuk do të jenë të detyruar), do të mund ta bëjnë këtë vullnetarisht dhe në një shumë të përcaktuar sipas tyre, dhe ajo në mënyrë përkatëse do t’u azhurnohet duke zvogëluar detyrimet e borxhit.

 

7. Nëse pranoj ofertën,, kur për herë të parë do të duhet të paguaj një detyrim mujor të anuitetit?

Detyrimi për anuitetin tuaj mujor nuk ndryshon, data e shlyerjes mbetet e njëjtë. Ndryshon vetëm sasia e shumës që duhet ta paguani, dhe kjo është 30% e anuitetit tuaj mujor të deritashëm. Pjesa tjetër 70% do të maturojë pas përfundimit të periudhës 3 mujore, d.m.th. pas 30 qershorit.

 

8. A do të më llogaritet kamata për periudhën 3 mujore, dhe a do të llogaritet një kamatë e re për kamatën e llogaritur për periudhën 3 mujore?

Kamata e kamatës së llogaritur, nuk llogaritet. Për kohëzgjatjen e periudhës së mbledhjes (marrjes) së borxhit të shtyrë, mund të llogaritet vetëm shkalla e kamatës e parashikuar në Kontratën e Kredisë.

Mbledhja (marrja) e kamatës së kontraktuar për periudhën e mbledhjes së shtyrë të borxhit mund të fillojë pasi të vendoset kredia në shlyerje të rregullt.

 

9. Ku mund të paguaj sasinë e shumës së detyrimit?

Si deri tani, detyrimet mund të paguhen në çdo filial të Tigo-s, në çdo postë, ose në bankë. Më shumë informacion për shlyerjen e kredisë është në dispozicion në linkun në vijim - https://www.tigo.mk/info/otplata-na-kredit

 

10. Momentalisht nuk jam në vend dhe nuk mund të përgjigjem në asnjë prej mënyrave brenda afatit të përcaktuar, dhe dua të refuzoj ofertën. Çfarë duhet të bëj?

Minimumi që duhet të bëni është të na dërgoni e-mailin me këto të dhëna Tuaja në adresën e e-mailit [email protected], operatorët tanë menjëherë do ta regjistrojnë kërkesën Tuaj:

 

Emri dhe mbiemri:

Numri i identifikimit:

Telefoni i kontaktit:

Numri i Kontratës së Kredisë:

NUK E PRANOJ Ofertën Publike të TIGO FAJNANS SHPKNJP

 

11. Kam një autorizim të përhershëm përmes të cilit paguaj detyrimet e kredisë, dhe dua të pranoj ofertën. Çfarë duhet të bëj?

Nëse autorizimi i përhershëm ju mbetet, Tigo Fajnans do të mbledhë (marrë) vetëm sasinë e shumës që i përgjigjet 30% të pagesës ose kredisë Suaj mujore. Pjesa tjetër e mjeteve do të shpërndahet në detyrimet që do të maturohen pas 30.06.2020. Po ashtu, mund të kontraktoni një autorizim të ri të përhershëm me bankën Tuaj.

 

Kthehu