Konkurrencë

RREGULLA TË NDRYSHUARA TË GARËS

"#тукаетиго"

 

Neni 1: Organizatori dhe emri i garës

TIGO FINANCE DOOEL Shkup, NUIS 7229712, me NUT 4080017568459, me seli në bul. Jane Sandanski nr. 109A, kati 3, Shkup (në tekstin e mëtejshëm: Organizatori) organizon garë nën titullin "#тукаетиго".

 

Neni 2: Qëllimi i garës

Qëllimi i garës së organizuar nga TIGO FINANCE DOOEL Shkup është reklamimi i produkteve dhe shërbimeve që i ofron Organizatori, zmadhim të numrit të fansave të Faqes Facebook të Organizatorit, si edhe njohjen me rrejtin e Filialeve të Organizatorit në Territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Neni 3: Kohëzgjatja e garës

Gara do të mbahet në periudhën nga data 20.06.2019 deri më datën 31.08.2019.

 

Neni 4: E drejta dhe kushtet e pjesëmarrjes

Të drejtë për pjesëmarrje në garë kanë të gjithë personat e rritur, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Të drejtë për pjesëmarrje nuk kanë personat e punësuar tek Organizatori, si edhe anëtarët e familjes së tyre më të ngushtë.

 

Persona nën 18 vjeç nuk mund të marrin pjesë në garë.

 

Kushtet për pjesëmarrje në garë janë:

- Pjesëmarrësi të bëhet fans i faqes Facebook të Organizatorit  https://www.facebook.com/tigo.mkfinance/(@tigo.mkfinance)

- Pjesëmarrësi personalisht të plotësojë dhe të dorëzojë kartë për pjesëmarrje në Garë, e cila do t’i përmbajë të dhënat e pjesëmarrësit, si edhe emrin e filialit ku është plotësuar dhe dorëzuar, në çdo filial të Organizatorit në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

- Në periudhën nga data 12.07.2019 deri më datën 14.07.2019, të gjithë personat e interesuar që kanë të drejtë për pjesëmarrje në Garë, përveç mundësisë që të dorëzojnë kartë pjesëmarrjeje në çdo filial të Organizatorit, do të kenë mundësi që të dorëzojnë kartë pjesëmarrjeje në Stendën e Organizatorit të vendosur në Dojran gjatë kohëzgjatjes së eventit muzikor D Festival.

- Në periudhën nga data 01.08.2019 deri më datën 02.08.2019 të gjithë personat e interesuar që kanë të drejtë për pjesëmarrje në Garë, përveç mundësisë që të dorëzojnë kartë pjesëmarrjeje në çdo filial të Organizatorit, do të kenë mundësi që të dorëzojnë kartë pjesëmarrjeje në Stendën e Organizatorit të vendosur në Strugë gjatë kohëzgjatjes së eventit muzikor Green Beach Festival,

- Pjesëmarrësi mund të marrë pjesë me plotësimin dhe dorëzimin vetëm të një karte për pjesëmarrjes në Garë të dorëzuar në një vend. Nëse vërtetohet që pjesëmarrësi merr pjesë me më shumë se një kartë për pjesëmarrje, i njëjti do të skualifikohet nga pjesëmarrja në Garë.

- Pjesëmarrësi nuk mund të plotësojë dhe të dorëzojë kartë për pjesëmarrje në emër të një personi tjetër, pa praninë personale të atij personi në filialin/stendën ku karta për pjesëmarrje plotësohet dhe dorëzohet.

- Nëse karta për pjesëmarrje nuk është e plotësuar në mënyrë të rregullt dhe/ose pjesëmarrësi nuk i përmend të gjitha të dhënat e kërkuara, e njëjta nuk do të jetë e vlefshme dhe nuk do të merret parasysh gjatë përzgjedhjes së fituesve.

- Me plotësimin e kartës për pjesëmarrje, pjesëmarrësi pajtohet që të pranojë/fitojë materiale reklamuese dhe promovuese për produktet dhe shërbimet e Organizatorit në adresën e përmendur e-mail, adresën e vendbanimit/vendqëndrimit, si edhe mesazhe SMS në numrin e tij të telefonit.

- Pjesëmarrësi mund ta përdorë, por jo në mënyrë të obligueshme opsionin "Check-in" në rrjetin social Facebook për shënim të filialit/stendës së Organizatorit ku e plotëson dhe dorëzon kartën për pjesëmarrje në Garë.

- Që të jetë pjesëmarrës në Garë, personi i interesuar nuk është i obliguar që të jetë përdorues i kredisë të dhënë nga Organizatori.

 

Neni 5: Territori ku organizohet gara

Gara do të organizohet vetëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Neni 6: Fondi i çmimeve

Organizatori ndan 11 çmime si:

- 5 (pesë) skutera elektronikë, marka Hamachi,

- 3 (tre) telefona celularë, marka HUAWEI P30,

- 3 (tre) kamera Go Pro Hero 7 White.

 

 

Neni 7: Procedura e organizimit të garës dhe përzgjedhja e fituesve.

Përzgjedhja e fituesve do të kryhet më datën 6 shtator të vitit 2019 në orën 12 në selinë e Organizatorit, nga të gjitha kartat e plotësuara në mënyrë të rregullt e të plotë dhe të dorëzuara për pjesëmarrje në të gjitha filialet dhe/ose stendat e Organizatorit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana e komisionit prej tre anëtarësh të formuar nga Organizatori.

 

Neni 8: Publikimi i rezultateve dhe ndarja e çmimeve

Rezultatet e garës do të publikohen në në mënyrë publike në faqen e internetit të Organizatorit www.tigo.mk, si edhe në faqen fan Facebook të Organizatorit  https://www.facebook.com/tigo.mkfinance/(@tigo.mkfinance), më datën 9 shtator të vitit 2019.

 

Fituesit mund t’i tërheqin çmimet nga filialet e Organizatorit, në periudhën nga data 16 shtator 2019 deri më datën 30 tetor 2019, gjatë orarit të punës së filialeve. Pas publikimit të fitueseve, dhe para tërheqjes së çmimeve, personat e autorizuar të punësuar tek Organizatori do t’i kontaktojnë fituesit me qëllim që të kontraktohet data, ora dhe vendi i tërheqjes së çmimeve.

Pas tërheqjes së çmimeve, fituesit janë të obliguar që të dorëzojnë për shqyrtim letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme, si edhe të nënshkruajnë vërtetim për pranim të çmimit ose procesverbal për pranim-dorëzimin e çmimit.

 

Nëse fituesit nuk i marrin çmimet në afatin e parashikuar, do të konsiderohet se të njëjtit janë tërhequr nga çmimet.

 

Fituesit e çmimeve i japin pajtueshmëri dhe të drejtë Organizatorit ose agjencisë që Organizatori e ka angazhuar, me qëllim promovimin e garës, që të mund t’i përdorë të dhënat personale të fituesve: emri dhe mbiemri, pa të drejtë të kompensimit dhe pa kufizim kohor dhe territorial ose kufizim në numrin e përdorimeve.

 

Neni 9: E drejta e ankimit

Pjesëmarrësit e pakënaqur kanë të drejtë që të parashtrojnë ankesë për rrjedhën e garës tek Organizatori në afat prej tre ditësh pune nga publikimi i rezultateve dhe Organizatori do të përgjigjet ndaj ankesës në afat prej shtatë ditësh pune nga dita e pranimit të ankesës.

 

Neni 10: Publikimi i Rregullave të garës

Këto Rregulla të Ndryshuara do të publikohen në faqen e internetit të Organizatorit në www.tigo.mk, dhe hyjnë në fuqi duke llogaritur nga dita e publikimit të tyre.

 

Kartat për pjesëmarrje në Garë të dorëzuara para hyrjes në fuqi të këtyre Rregullave të Ndryshuara në filialet e Organizatorit do të merren parasysh gjatë përzgjedhjes.

 

Neni 11: Dispozita përfundimtare

Në rast të kontestit, i njëjti do të zgjidhet me marrëveshje ndërmjet palëve, në të kundërt kompetente do të jetë Gjykata Themelore Civile Shkup

 

Pjesëmarrësit që i plotësojnë kushtet e parashikuara në këto Rregulla, i pranojnë dispozitat e saj, ku këto Rregulla janë të detyrueshme për pjesëmarrësit dhe do të aplikohen nga dita e publikimit të tyre në faqen e internetit të Organizatorit dhe do të vlejnë deri në përfundimin e afatit për marrjen e çmimeve

Kthehu