Karierë

Punëtorët tanë janë burimi ynë më i vlefshëm! Bashkohu me ekipin TIGO!

Shoqata financiare TIGO FINANCE ShPKShV ndërton reputacionin e saj si një kompani me integritet të fortë, në përputhje me standardet e larta të biznesit në industrinë në të cilën vepron, falë përpjekjeve dhe përkushtimit të punonjësve të saj.

Kompania jonë zbaton një politikë të mundësive të barabarta dhe trajtim të barabartë për të gjithë, duke krijuar një atmosferë pune në të cilën secili individ ka mundësinë të tregojë vlerat e tij, duke pasuruar kështu gamën e standardeve të larta të kapitalit njerëzor.

Ne punojmë në zbatimin e vizionit dhe qëllimeve të kompanisë, të udhëhequr nga parimet e ligjshmërisë, ekspertizës, kompetencës, etikës profesionale, objektivitetit, konfidencialitetit, llogaridhënies. Reputacioni i kompanisë varet nga integriteti ynë personal dhe angazhimi ynë.

Për shkak të rritjes së vazhdueshme e TIGO Finance, ne jemi të hapur për profesionistë nga fusha të ndryshme që janë në përputhje me këto parime.Punojmë në zhvillimin e potencialit përmes përmirësimit të vazhdueshëm, duke përmirësuar kështu njohuritë, kompetencat dhe kapacitetet personale. Nëse jeni një person i cili përpiqet për përmirësim të vazhdueshëm në një kulturë organizative të fokusuar në mënyrë të vendosur, ju lutemi me CV-në dhe letrën e motivimit në gjuhën maqedonase APLIKO në vrabotuvanje@tigo.mk.

 * * * * * * * * * 

Shënim: Duke paraqitur CV-në tuaj, ju pranoni që të dhënat tuaja personale do të mbahen në bazën e të dhënave dhe të përpunohen nga kompania financiare Tigo Finance ShPKShV në Shkup brenda 1 viti nga data e dërgimit. Duke vepruar kështu, ju keni të drejtë në çdo kohë të tërheqni pëlqimin e dhënë për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke dërguar një kërkesë me shkrim në vrabotuvanje@tigo.mk.

Kthehu